Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Zëdhënësja e KE, Pisonero: Mbështesim ‘Open Balkan’, përfitime të mëdha rajonale
23 Dhjetor 2021, 08:11Nga DOSJA
BRUKSEL – Nisma e ndërmarrë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia, ‘Open Balkan’, duket se ka marrë një mbështetje tepër të fortë nga Brukseli zyrtar, gjë të cilën e përforcon çdo ditë e më shumë.
Pas Komisionerit për Zgjerimin Olivér Várhelyi, është zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero e cila theksoi se përfitimet më të mëdha rajonale do të vijnë nga pjesëmarrja, siç tha ajo, e “të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor” në atë iniciativë.
Ajo u shpreh se integrimet rajonale, të cilat bazohen në rregullat e Bashkimit Evropian, sjellin vetëm përfitime për Ballkanin Perëndimor, prandaj BE-ja është shumë e prirur për bashkëpunim rajonal.
Pisonero deklaroi gjithashtu se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përparim në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të krijuar në Samitin e Sofjes në vitin 2020, me angazhimin konstruktiv të të gjitha palëve.
“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, marrëveshjen CEFTA, Komunitetin e Transportit dhe Energjisë, në mënyrë që të përfitojë i gjithë Ballkani Perëndimor dhe më gjerë, përmes përmirësimit të bashkëpunimit rajonal.”, deklaroi Pisonero.
TIRANË– Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi se shpërndarja e rrogave të shqiptarëve në këtë moment është bërë me qëllim. I ftuar në emisi...
TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar se personat që kanë akses të ngushtë në serverin e të dhënave personale duhet të ishin ar...
TIRANË– Zëvendës ministri i Financave Besart Kadia është përplasur me ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani. Teksa ishin të ftuar në “Opinion”, të ...
POSTIMI I PLOTEPOOO ESHTE KRIM! MADJE SYNON DESTABILIZIM! Ndaj; DUHET TE HETOHET QE CKE ME TE, LIGJERISHT, PLOTESISHT, NE MENYRE GJITHPERFSHIRESE E DERI NE FUND...
TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se rindërtimi i Thumanës thuajse ka përfunduar dhe familjet po shkojnë në banesat e reja. Në një ...
TIRANË– Për 6 orë rresht, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me ministrat e kabintetit. Deri më tani duket se asgjë nuk është bërë me di...
TIRANË – Kandidatura e ish-zv/kryeministres Senida Mesi për njërën nga dy vakancat në Këshillin e Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë u mbështet nga ...
TIRANË– Dalin pagat e ministrave të kabinetit të kryeministrit Edi Rama. Sipas dokumentit të siguruar nga Dosja.al me pagat e thuajse 1 milionë qytet...