Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kosovë– Dick Custin, zëdhënësi i të dërguarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha për Radion Evropa e Lirë se “të gjithë janë të mirëpritur për të kontribuar me ide, që do të ndihmonin stabilitetin, paqen dhe prosperitetin e Serbisë dhe Kosovës”.
Ai i bëri këto komente pas deklaratës së ambasadorit të Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, se zgjidhja përfundimtare për Kosovën duhet të përcaktohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke miratuar një rezolutë të re që do të zëvendësonte Rezolutën 1244.
Bocan-Kharchenko ka folur më 9 maj për gazetën beogradase Politika. I pyetur për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në bisedimet për Kosovën, Bocan-Kharchenko ka thënë se “për bashkëngjitjen e saj, para së gjithash, duhet ftesa e Beogradit”.
Duke komentuar deklaratat e ambasadorit rus, Qeveria në largim e Kosovës ka thënë se “Rusia ka për qëllim ta kthejë çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sepse aty ka veto”.
Përmes zëdhënësit Përparim Kryeziu, ajo ka kujtuar se pavarësia e Kosovës është vërtetuar nga Gjykata Ndërkombtare e Drejtësisë. “Pasi që organi i vetëm gjyqësor i OKB-së thotë zyrtarisht se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkeli të drejtën ndërkombëtare, Këshilli i Sigurimit dhe në veçanti Rusia nuk duhet ta kontestojnë mendimin e instancës së vetme gjyqësore të OKB-së. Për më tepër, Rezoluta e KS/1244/99, që pas shpalljes së pavarësisë dhe vendimit të GjND-së, në një formë të heshtur është abroguar”, ka thënë Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.
Askush prej zyrtarëve në Serbi nuk e ka komentuar deklaratën e ambasadorit rus. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë e ka pyetur ambasadën ruse në Beograd se çfarë fshihet pas propozimit të diplomatit rus, por nuk ka marrë përgjigje.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Kosovë- Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka njoftuar së fundmi se një zyrtar i kësaj ministrie është i infektuar me COVID-19. Ndërkohë janë karantinuar të gji...
AZI-Në 1957 një lloj i ri i gripit të shpendëve u shfaq në Azinë Lindore dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, duke vrarë të paktën një milion njerëz. S...
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuaer se sot janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Në një njofti...
GJERMANI-Pas ndihmës së parë deri në 15 mijë euro që Gjermania dha për restorantet dhe bizneset e vogla, tashmë ajo po ndihmon përsëri restorantet, duke qenë ...
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se është kundër ideve për shkëmbim territoresh ndër...
BRITANI E MADHE– Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ditën e sotme është shprehur se ndoshta nuk do të mund të kemi kurrë një vaksinë kundër koronavir...
AMERIKË– Një prototip i krijuar për gjurmimin e virusit i quajtur “Zika” tashmë do të përdoret edhe për të zbuluar nëse jeni i infektuar me kor...
MOSKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhure në Moskë ku një zjarr, i cili ka rënë si pasojë e një defekti elektrik u ka marrë jetën të paktën nëntë personave në...
AFRIKË– Presidenti i shtetit afrikan, Nana Akufo Ado, ka njoftuar se një person i vetëm ka infektuar me koronavirus 533 persona që punojnë në një fabrikë n...
AUSTRALI– Gazetarja australiane Charlotte Goodlet është përballur me një situatë ‘të sikletshme’ teksa ishte duke transmetuar live për “10 News First̶...