LIVE UPDATES
Insights

Zbulohet sekreti, si do t’i lajë kryeministri Rama 140 milionë eurot e Becchettit

28 Maj 2019, 16:35 Nga DOSJA
Zbulohet sekreti, si do t’i lajë kryeministri Rama 140 milionë

Pas mbarimit të punës voluminoze për hartimin e gjashtë letrave drejtuar Bashës, Kryeministri i vendit ka hartuar një tjetër strategji kombëtare, që do t’i habisë të gjithë shqiptarët.

Së bashku, me stafin e tij të PR në kryeministri, ai do lançojë fushatën e grumbullimit të fondeve në shumën prej 140 milion eurove, për pagesën, që duhet të bëjë pas humbjes së gjyqit të Arbitrazhit në Washington.

Ai mbrëmë është pare, gjatë gjithë kohës në zyrën e tij, ku ka diskutuar me stafin e tij të ngushtë. Edi i ka komunikuar atyre vendimin, se nuk mund t’i lejë në kurriz shqiptarëve të varfër shumën prej 140 milion eurosh. Kryeministri shpalosi para tyre edhe planin e tij për të siguruar financimin e duhur.

Pas diskutimesh të shumta plani i tij u pasurua edhe me propozime të tjera shumë inovative të stafit të tij. Diskutimet dhe propozimet ishin nga më të larmishmet. Në sy bien propozimet e Ëngjëll Agaçit, të cilat ishin shumë konkrete. Ai i kërkoi miratimin e ligjit të importit të plehrave.

Në këtë mënyrë mund të siguronin fonde të mjaftueshme për plotësimin e 1/3 e faturës totale. Gjithashtu ai kërkoi që firmat fituese të koncensioneve PPP të paguanin pjesën tjetër prej 2/3. Por ky propozim u hodh menjeherë poshtë, si pamundësi të kalimit të ligjit në këtë kohë kur opozita është në sheshe.

Gjithashtu u pa e pavend që firmat koncensionare të ripaguanin. Ato do të ishin nën një trysni të fortë. Kështu u refuzua propozimi i tij. Më pas diskutimet vërtiteshin rreth këtyre argumentave. Fantazi kishte mbetur në vend.

Rrotullohej vetëm në PPP, sa nga rruget tek shëndetësia, kthehej tek inceneratorët, por nuk po bitisej gjë. Çdo propozim i kësaj natyre mbyllej me refuzimin e ashpër të Ramësme një Jo të prerë. Mos mi ngatërroni këto, bërtiste ai i vendosur.

Dikush u mundua të sugjeronte hapjen e ekspozitave dhe shitjen në ankand të veprave madhështore të Liderit Suprem, por edhe ky propozim u hodh poshtë. Arsyeja ishte e thjeshtë. Në të gjithë ekspozitat e hapuara, më shumë kishte kushtuar vetëm salla, pa llogaritur publicitetin, shpenzimet e udhëtimeve, se shitja e veprave gjigande të Ramës. Një i pranishëm shtoi nën zë se edhe ato që ishin shitur, ishin blerë nga ”anonimë”, që i njihte vetëm Kryeministri.

Kjo tollovi vazhdoi derisa pa pritur u shfaq në ekran lali Eri tek emisioni i Alketës “Në kurthin e Piter Pan”. Ai i bëri dhuratë, nga disa donacione, shtëpinë e re Xheisonit të vogël. Në këtë çast, si nga një ndriçim hyjnor, Liderit i shkëlqyen sytë.

Jeni komplet të paaftë, nuk keni fantazinë më të vogël. Ju mbledh të jepni rrugëdalje por jeni komplet idiotër. Ja lali i grumbulloi fondet në një kohë rekord për këtë kalamanin, ulëriu me të madhe.

Endri, thërriti ai. Mbaj shënim. Nesër urgjent një takim me të gjithë deputetët dhe ministrat. Do ta quajmë darkë informale. Aty do të parashtrojmë edhe kërkesën e qytetarit Edi Rama, i cili ka nevojë për 140 milion euro. E kemi sloganin “E gjithë vëmendja për ju” apo jo? Në këtë rast unë jam tek pjesa “Ju”, tha ai.

Kështu e gjithë vëmendja tek halli i qytetarit Rama. Ka njeri më në hall se unë, jo nuk ka, vazhdoi i vendosur Edi. Më pas vazhdoi arsyetimin, Ne fushatë nuk kemi çfarë të bëjmë se jemi vetëm gjithkund. Kryetarin e bashkisë mund ta zgjedhim edhe vetëm me një votë. Kështu në çdo takim me socialistët do vendosim kuti prej xhami, që të jenë transparente, se ne kemi qeveri transparente, lërini ato tenderat “sekretë” që thotë opozita.

Çdo qytetar duhet ta shohë lekun e tij kur ta hedhë në kuti. Kjo do të jetë një fushatë sensibilizuese për çdo votues tonin, këmbëngui Edi. Kështu kjo punë do fillojë me hapjen e fushatës së 1 qershorit. Aty do fillojë mbledhja e fondeve, Të gjithë të ardhurit duhet të kene lekë me vete që t’i hedhin në kutitë e xhamta.

Për mediatizimin e kësaj fushate kombëtare do të përdorim si fillim emisionin e Valbona Selimllarit “Ma jep dorën”. Alketën do e lejmë për në fund të mos biem në përsëritje. Nuk shkon që pas lalit të dal unë menjëherë në të njëjtin emision. Ka titull domethënës, do i lutem shqiptarëve me lot në sy të më japin një dorë.

Pas Valbonës, do shkoj, tashmë jo si i ftuar por si nevojtar, tek emisoni “Shqiptarët për shqiptarët. Aty kemi edhe Oltën, që na ndihmon. Endri flit pak me Elvis Naçin dhe Sidrit Bejlerin dhe thuaj që ju kam gjetur një personazh scoop, por lerja surprizë emrin. Në atë çast Fuga u hodh, po si surprizë. Ata duan të bëjnë xhirime paraprake për emsionin. Ju duhet të tregojnë sa në hall je, që të prekin donatorët nga e gjithë bota.

Rri aty rri, u skërmit Rama. A ja çon kasetat gati për lajmet e mia? Ja kështu do bëjmë edhe kësaj rradhe. Do t’i xhirojmë vetë skenat prekëse me ekpin e ERTV, do të quhen bashkëproduksion këto emisione.

Më gjeni edhe ata djemtë e “Fundjavë ndryshe” vazhdoi Rama. I themi Fevziut të bëjë një emison të dedikuar me ta tek “Opinion”. Kur do Fevzo i bën shqiptarët t’i dridhet mishi.
Në fund do e mbyllim me Alketën tek “Në kurthin e Piter Pan”.

Po tek Çani nuk do shkojmë, ndërhyri Vali me shpejtësi. Jo, jo mërmëriti Edi, Çani është gjirokastrit, nuk bën punë badiahva ai. Pastaj ka thënë që unë jam personi më i mërzitshëm në emisonin e tij. Kështu tek Alketa do e mbylllim fushatën e emisioneve të bamirësisë.

Më bëj edhe një listë emsionesh nga mëngjesi në darkë, i tha Fugës, por vetëm ditët e protestave mos më lerë emison se mund të më vijnë në studio protestuesit. Dua të shpalos këtë fushatë të madhe, vazhdoi Edi, ku në qendër ka njeriun e thjeshtë, mua Edin. Në këtë hall të madh prej 140 milion eurosh, përfundoi ai.

Bëhuni gati njerëz të mbledhim fonde për njeriun në nevojë Edi Ramën. Një fushatë model po na pret përpara! Suksese!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog becchetti fiton gjyqin ndaj rames dritan kaba edi rama erion veliaj francesco becchetti ne kurthin e piter pan becchetti fiton gjyqin ndaj rames dritan kaba edi rama erion veliaj francesco becchetti ne kurthin e piter pan

Sondazh

Poll
Insights 27 Maj 2019, 20:36

Adi Krasta: Turp të keni ambasadorë!

Per publikun shqiptar beri jo pak pershtypje shprehja “Shame on you”, qe shqiperohet ‘te te vije turp’ e qe u shkrua me shkrim dore ne murin e hyrjes se shkalle...

Insights 25 Maj 2019, 13:37

Të huajt duhet të vijnë, ne nuk ia dalim dot

Edhe njeriu me gjykimin me logjik apo më të ftohtë nuk mund të zgjidhë dot si duhet rebusin politik shqiptar.Paktet, marrëveshjet e momenteve të fundit, kulisat...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet