Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Zbulohet në Xhorxhia peshku gjarpër që mund të mbijetojë jashtë ujit / Polica urdhëron vrasjen e tij
10 Tetor 2019, 15:21Nga DOSJA
Xhorxhia– Një specie e re peshku është zbuluar për herë të parë në Xhorxhia.
Peshku, koka e të cilit i ngjason asaj të një gjarpëri, është një specie invazive jo-vendase, që do të thotë se ajo prek dhe rrezikon speciet vendase duke konkurruar për ushqim dhe habitat.
Në Xhorxhia është e paligjshme të posedosh një specie të tillë pa licencë të vlefshme për kafshët e egra.
Zyrtarët e policisë po paralajmërojnë këdo që bie në kontakt me speciet që ta vrasin atë menjëherë.
Matt Thomas, shefi i peshkimit për Divizionin e Burimeve të Jetës së egër tha se ata po investigojnë nëse ky lloj peshku është përhapur vetëm në disa ujëra të Xhorxhias, apo nëse ai tashmë ndodhet në të tëra ujërat e vendit.
Synimi i divizionit është ta ruajë peshkun gjarpër nga përhapja në ujërat e tjerë të Xhorxhias.
Ndërsa kjo është hera e parë që është zbuluar në Xhorxhia, kokat e gjarprit janë raportuar në 14 shtete në shkallë vendi. Peshku i gjatë dhe i hollë ka një pamje të errët ngjyrë kafe dhe mund të rritet në gjatësi deri tre metra. Ai gjithashtu mund të marrë frymë nga ajri dhe të mbijetojë në sisteme me oksigjen të ulët, përfshirë në tokë.
“Nëse është e mundur, bëni fotografi të peshkut, duke përfshirë ngushticat e gojës, velëzat dhe bishtin si dhe shënimin e vendit ku është kapur,” thanë zyrtarët e shtetit.
Departamenti i bujqësisë i Shteteve të Bashkuara e konsideron peshkun e gjarprit “kafshë të egër të dëmshme”.
TIRANË – Rozana Radi ka postuar së fundmi në profilin e saj në instagram, një foto, e cila na lë të kuptojmë se jeta e saj private sentimentale, mbase nuk ...
TIRANË– Silvana Bushati vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, që pasi bëri bujë në media teksa deputeti Kujtim Gjuzi i lakmoi gjoksin duke...
TIRANË- Rudina Dembacaj kohët e fundit është përfolur për një ndarje nga bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj, ku thuhet se shkak është bërë tradhëtia...
SUEDI– Çmimi Nobel për letërsinë i ka shkuar dy shkrimtarëve, polakes Olga Tokarczuk dhe austriakut Peter Handke, për një “punë influencuese në linguisti...
GREQI– Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili është një prej burrave që e ka publikuar publikisht se është gay, nuk i kanë bërë përshtypje asnjëherë kundër...
TIRANË– Shkrimtari Ismail Kadare ishte një nga kandidatët për çmimin Nobel, që u shpërnda ditën e sotme.Teksa fitues doli shkrimtarja polake Olga To...