Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
ARGJENTINE – Ku shkoi zemra e Diego Armando Maradonës? Dukej një mister, pasi ditët e fundit doli lajmi: “Pibe de Oro” u varros pa zemër. Tashmë është sqaruar arsyeja: organi është nxjerrë më 25 nëntor gjatë autopsisë. Me atë rast, specialistët vendosën edhe heqjen e mëlçisë dhe veshkave për t’i studiuar më në detaje, procedurë kjo që shpesh aplikohet kur nuk janë të qarta arsyet e vdekjes.
Gjyqtarët që po ndjekin çështjen, kanë përcaktuar se ku do të mbahen dhe për sa kohë. Kështu, më 2 dhjetor 2020, pikërisht një javë pas vdekjes së Maradonës, zemra, mëlçia dhe veshkat, u transferuan në Departamentin e Anatomisë Patologjike të Mbikëqyrjes Shkencore të Policisë së provincës së Buenos Aires.
Një operacion i përfunduar me një sërë masash paraprake, sepse ishte planifikuar një sulm në rrjetet sociale, me qëllim vjedhjen e zemrës së Maradonës dhe mbajtjen e saj si trofe. Një plan operacional i zhvilluar në detaje: grupi kishte studiuar se si dhe ku të hynte në ndërtesë.
Në ekzaminimet plotësuese u konstatua se zemra e Maradonës peshonte 503 gram, pothuajse dyfishi i asaj të një personi të shëndetshëm. Informacioni i lejoi specialistët të përcaktonin se vdekja e Maradonës ishte shkaktuar nga dëmtimi i zemrës. Përveç kësaj, janë gjetur disa plagë për shkak të mikroinfarkteve të pësuar në të kaluarën.
Sipas protokollit, organet e Diegos do të ruhen për 10 vitet e ardhshme në formalinë. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, zemra e Maradonës do të mbahet, me një nivel të lartë sigurie, në Departamentin e Anatomisë Patologjike, që i përket Policisë së Buenos Aires, vetëm 300 metra nga stadiumet “Gimansia” dhe “Esgrima de La Plata”.

B.T (Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
RUSI – Ndeshja mes Spartak Moskës dhe Napolit u luajt nën borën e shumtë ruse, por stuhia e vërtetë shpërtheu vetëm pas bilbilit të fundit. Luciano Spalle...
ITALI – Trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajlovic, i cili bëri dozën e tretë në spitalin “Bellaria” ka bërë apel për vaksinimin anti-Covid. “Ësht...
ITALI– Juventus u mund nga Chelsea me shifrat 4-0 në raundin e pestë të Champions League. Max Allegri do të ketë shumë punë për të bërë me një skuadër që ...
ZVICER – Ndërsa gjatë dy ditëve, të martën dhe të mërkurën, janë luajtur takimet e ditës së pestë të ndeshjeve në grupe të Champions League, disa nga skua...
ITALI – Napoli e çoi deri në fund “inatin”, duke e detyruar mbrojtësit kuqezi të paguajë një gjobë, nga që ai u largua për te Lazio gjatë merkatos ...
EUROPË– Në grupin A ishte kryesfida mes Manchester City-t dhe PSG. Në “Etihad Stadium”, skuadra e Guardiolës fiton me shifrat 2-1 duke hi...
SPANJË-Milan bën skuadrën e madhe përballë Atletico Madrid. Në raundin e 5-të të Champions League, skuadra kuqezi ishte kuotuar jashtë objektivit, por një ...
ITALI-Inter fiton ndaj Shakhtar Donetsk në raundin e 5-të të Champions League, përballje e vlefshme për Grupin D. Një kualifikim që do të zyrtarizohej nëse Sher...
SPANJË-Fati i Milanit në Champions League vendoset në ndeshjen ndaj Atletico Madrid. Kuqezinjtë ende nuk kanë fituar në këtë edicion dhe vetëm një sukses m...
ITALI – Ditët e fundit u përfol për një rikthim të interesit të Romës për Granit Xhakën, mesfushorin e ndjekur në verë, por që më pas rinovoi me Arsenalin...