Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ITALI- Rreth 16 ton drogë janë sekuestruar në vitin 2019 nga Guardia di Finanza, e trafikuar nga Shqipëria nëpërmjet detit Adriatik dhe Jon. Në një raport vjetor, policia italiane bën të ditur se rajonet më të frekuentuara nga trafikantët shqiptarë, janë brigjet jugore të Puglia-s dhe Kalabrisë, të cilat u furnizuan kryesisht me kanabis, marijuanë, kokainë, por dhe armë e municione.
Sipas fqinjëve, 15 nga kontrabandistët e arrestuar, për të kaluar detin përdorën kryesisht gomone oqeanike dhe skafe me motor të fuqishëm, të aftë për të çarë detin me ngarkesë të lartë dhe në kohë të shkurtër. Të dhënat u bënë të ditura gjatë prezantimit të raportit vjetor, ku secili rajon referoi rezultatet e arritura përgjatë vitit të shkuar.
Reparti operativ i rajonit të Puglias bëri të ditur se vetëm në territorin e tyre gjatë janë sekuestruar 3 tonë drogë e janë arrestuar 5 skafistë në det. Reparti operativ i Kalabrisë informoi se kanë sekuestruar 2.2 tonë kokainë, 3.9 tonë marijuanë, 130 armë, mbi 55 mijë municione e 320 kg eksploziv.
Autoriteti më i lartë policor në Itali, Guardia di Finanza, rendit si operacionin “Shoes” si më të suksesshëm në Katania, ku u shkatërrua një grup kriminal i trafikut të drogës, i përbërë nga klanet mafioze siçiliane, kalabreze, napolitane dhe shqiptare. Vetëm në këtë rajon, GDF italiane ka sekuestruar mbi 403 kg drogë e duke prangosur mbi 40 trafikantë droge.
Droga nuk është i vetmi trafik i kryer nga shtetasit shqiptar drejt brigjeve italiane, pasi policia e rajonit të Ravenës ka sekuestruar 5 çisterna me 163 mijë litra karburant, e kontrabanduar nga vendi ynë. Rruga detare drejt brigjeve italiane përdoret dhe për trafikun e paligjshëm të qënieve njerëzore.
Vitin e shkuar janë sekuestruar 145 mjete detare, të cilat transportuan 5 mijë klandestinë. Për këto raste të trafikut të paligjshëm, Guardia di Finanza ka vënë në pranga 48 persona. Një tjetër drejtim ku Guardia di Finanza u fokusua gjatë vitit të shkuar ishte dhe lufta kundër evazionit fiskal, ku u konstatuan 6.841 krime financiare, 1.627 prej tyre për mashtrim fiskal ndërkombëtar, duke vënë në pranga 389 persona si dhe sekuestruar pasuri me vlerë mbi 1 miliardë euro.
(Marrë nga Ora News)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Një pacient 70-vjeçar, i shtuar në Spitalin Inektiv ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se viktim...
FRANCË- Prestigjiozja franceze Le Monde ditën e sotme ka zbardhur propozimin në Bruksel mbi të cilin është rënë dakord mbrëmjen e ditës së premte me hapj...
TIRANË- Avokati i ish-kreut të Policisë së Vlorës, Jael Çelës, Petrit Ismaili, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për r...
TIRANË– Në Shqipëri, vetëm në tre javët e fundit rastet e reja me Koronavirus, janë thuajse në nivele të njejta me ato të rregjistruara përgjatë 3 muajve t...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot disa pamje nga dezinfektimi që po bëhet në zona të ndryshme në vend. Në një reagim n...
TIRANE– Pas 3 muajsh i bllokuar, Transporti Publik Ndërqytetas është rihapur që prej 23 qershorit. Pavarësisht kësaj lëvizjet e qytetarëve duken të pakta ...
TIRANË– Mjeku Kita Sallabanda në një intervistë për “ABC News” u shpreh se virusi me ardhjen e temperaturave të larta ka humbur virulencën dhe në pje...
TIRANË– Dalin foto të reja të Ilir Xhepajt ose i njohur ndryshe si Ilir Lika. Duke përdorur një jastëk për t’i shtuar më shumë detaje fotos, dhe duke...
DURRËS– Shtatë persona janë arrestuar së fundmi nga Policia e Durrësit. Nga të arrestuarit, 5 prej tyre ishin shpallur në kërkim kombëtar. Policia nu...
MALLAKASTËR– Policia e Mallakstrës ka arrestuar ditën e sotme dy persona, të cilët akzuohen për kultivim të bimëve narkotike. Në prangat e Policisë kanë rë...