Politike

‘Zbulimi’ i PD: Policia përgjon selinë blu, shpërndan lajme të rreme për mediat

Protesta e opozitës është filmuar me dylbi nga forcat e policisë që janë në terren për të garantuar mbarëvatjen e protestës. Sipas PD-së, Policia e Shtetit po përgjon selinë blu dhe po shpërndan lajmë të rreme për mediat.

TIRANË– Pas lajmit se protestuesit e PD-së po qëllonin me gurë ndaj policisë nga brenda selisë blu, një reagim ka ardhur edhe nga këta të fundit. (Lexo këtu)

Sipas PD-së, Policia e Shtetit po përgjon selinë blu dhe po shpërndan lajmë të rreme për mediat.

Si provë, zyra e shtypit e PD-së, ka publikuar disa foto dhe video të disa punonjëve të policisë, që qëndrojnë mbi ‘kullat binjake’.

Opozita është mbledhur para Kuvend prej disa orësh dhe po proteston kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Për më shumë se dy muajsh, opozita kërkon largimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Për kërkesat e tyre, opozita mori edhe hapin e paprecedentë të djegies së mandateve.

(k.m./dosja.al)

  • Protesta e opozitës, mbi selinë e PD protestuesit hedhin gurë drejt parlamentit
  • Shto Koment