Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Zbulimi i laboratorit të kriptomonedhave në Krujë, policia: Brenda kishte 7 pajisje
22 Tetor 2021, 10:29Nga DOSJA
KRUJË– Policia e Krujës ka dalë me një njoftim zyrtar për zbulimin e laboratorit të kriptomonedhave. Policia ka proceduar penalisht pronarin e ambientit, që i kishte lëshuar me qira një personi tjetër ndërkohë që është në kërkim të personit që kishte ndërtuar laboratorin, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në katin e parë të një objekti në pronësi të personit me inicialet S. D., i cili ia kishte lëshuar këtë ambient me qira një personi tjetër, policia zbuloi një laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 pajisje elektronike për prodhimin e kriptomonedhave.
NJOFTIMI I POLICISË:
Krujë/Operacioni policor i koduar “Kriptomonedha”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit të kriptomonedhave. Operacioni i zhvilluar nga strukturat e DVP Durrës dhe Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale. Zbulohet dhe sekuestrohet një laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave. Procedohet penalisht pronari i ambientit, që ia kishte lëshuar me qira një personi tjetër. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit që kishte ndërtuar laboratorin, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë dhe Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të disponuara nga këto struktura, se një shtetas kryente veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të kriptomonedhave, kanë mirorganizuar punën dhe kanë zhvilluar operacionin policor të koduar “Kriptomonedha”.
Si rezultat, në katin e parë të një objekti në pronësi të shtetasit S. D., i cili ia kishte lëshuar këtë ambient me qira një personi tjetër, shërbimet e Policisë konstatuan një laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 pajisje elektronike për prodhimin e kriptomonedhave. Gjithashtu, në këtë banesë u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.Shtetasi S. D. është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës. Strukturat hetimore të DVP Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin e personit që ka marrë me qira këtë ambient, si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
TIRANË– Asnjë buxhet bashkiak nuk do të kalojë nëse nuk do të llogaritet pastrimi! Ky ishte ultimatum i kryeministrit Edi Rama për të gjithë kryebash...
TIRANË– Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është mbyllur edhe sot pa një vendimmarrje dhe duke mos miratuar asnjë rregullore në...
BURREL– Të burgosuri në burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit janë futur në grevë urie. 70 të burgosur refuzojnë ushqimin pasi kërkojnë më shumë takime m...
Kapshticë – Ndalohet një shtetas në kërkim, i dënuar me 6 vjet burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në ...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta kërkon nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që të merren masa për të parandaluar rritjen e pandemisë në vend. Meta...
TIRANË– Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka realizuar një sondazh me gazetarët për të nxjerrë në pah, problemet që cënojnë lirinë e medias. KSHH ndërtoi...