LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet dosja e Martin Camajt: U mor me detyrim në Sigurimin e Shtetit, por i dezinformoi. Historiania Boçi: Kundërshtari i

1 Gusht 2020, 15:19 Nga DOSJA
Zbardhet dosja e Martin Camajt: U mor me detyrim në Sigurimin e Shtetit,

TIRANË- Botimi i një artikulli nga Auron Tare, ku shkrimtari Martin Camaj përmendej si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në komunizëm dhe shihej nën hije dyshimesh mbi bashkëpunimin e tij me agjenturat e huaja, ngjalli shumë reagime në rrethet intelektuale të vendit.

Arsyeja qe e thjeshtë, për ta, shkrimtari nuk mund te prekej, as të ç’mitizohej, sepse miti nuk qe i rremë. Por mes studiuesve të letërsisë, dosja e tij nuk njihej. Në fakt, të paktë qenë ata që e kishin konsultuar dosjen, ku Camajt i mvisheshin ‘dritëhije’.

Mes tyre, Ardian Ndreca, që në krye të herës, tha se në dosje nuk ka asnjë dokument të vetëm që ai të ketë punuar për Sigurimin. Në lamin e mendimeve kundërthënëse, me vend u gjet pikërisht shqyrtimi i dosjes së Camajt, në bashkëpunim me Institutin e Historisë. Çka bie në sy në të është dallimi prej dosjeve të tjera.

“Dosja e Camajt, jo e zakonshme. Nuk eshte dosje bashkepunetori, por te perndjekuri”, thotë historiania Sonila Boçi. Mes fletëve të para, del i qartë plani i Sigurimit të shtetit për ta rekrutuar 23-vjeçarin, pjesë e një grupi antikomunist. “E kane arrestuar qe ta perdornin”, shton ajo.

Ndonëse sipas dosjes rezulton se ka pranuar të jetë bashkëpunëtor i Sigurimit, një prej dokumenteve që nuk është përmendur deri me tash, tregon edhe mënyrën se si Camaj pranoi. Në tërësi, fletët për Camaj në Shqipëri, janë krejt pak. Nga viti 1948 ato kalojnë në heshtje direkt në vitin 1957, duke lënë 9 vite në një terr, për të cilat më vonë ka shumë aludime.

“Camaj bashkëpuntor nën detyrim”, thuhet në dosje. “Dosja nuk flet per torturë, thuhet u mor me force”, thekson Boçi.

I marrë me detyrim, çka nënkupton torturë ose presion, rioshi Camaj, do të niste lojën e vet të mbijetesës për ditët e mbrame në atdhe. Edhe kjo, nëse sot në liri, ne ia japim të drejtën të ketë kërkuar mbijetesën. Vetëm 10 fletë janë jeta e tij në Shqipëri, mandej është përndjekja e tij kudo. Arratisja do të ishte e shpejtë.

“Dosja tregon qe Camaj e dezinformoi Sigurimin”, vijon historiania Boçi. Se çfarë kishte ndodhur me Camajn, kur i ktheu shpinën përgjithnjë vendit, ku la shpirtin, e që lartësoi në gjithë veprën e tij letrare a studimore, mund ta mësojmë më vonë, kur të kemi përgjigje të konfirmuara për pyetjet që mund të ngremë. Sipas Sonila Boçit, për aq dokumente sa kemi mbi figurën e tij, nuk mund të hidhet baltë.

“Komiteti i Prizrenit? Nuk del roli i Camajt atje. Permendja e Camajt dhe roli jane gjera te ndryshme”, shprehet ajo.

Pasi e kishin arrestuar, rekrutuar me detyrim, ai do te arratisej per te shkuar ne Jugosllavi, Rome e mandej ne Gjermani. Ne dekadat e mallit per atdheun, çka dëshmohet në letërsinë e mbërritur vonë, ai ruajti një profil intelektual, duke e përjashtuar politikën, çka shpjegon mërinë për aludimet ndaj tij dhe njëherit e shfajëson. Kjo e dhënë përmendet edhe nga dosja e sigurimit, ku madje thuhet se do përpiqen të përdorin dashurinë e tij për vendin që ta afrojnë.

“Camaj zero marredhenie me politiken. Camaj agjent? Do te ishte krejt atipik!”, thotë Boçi.

Besueshmëria e dosjeve në vetvete është marrë gjithëhere me rezerva. Ish të dënuar kanë rrëfyer se dëshmitë nënshkruheshin me dhunë. Petro Marko rrëfente se si i vdiq në dhomën e burgut inxhinieri Stanislav Zuber, po prej dhunës së hetuesve. Në anën tjetër, po aq, duket se mund t’u besohet vetë informatorëve dhe dozave ideologjike të përcjella prej tyre.

“Në dosje ngaterrohen faktet me opinionet. Dosja e Camajt nuk ka fakte, duhet vertetuar”, thekson historiania. 30 vite pas rënies së regjimit, autorët dikur të ndaluar, rikthehen në vëmendje, vetëm kur ka përvjetor a kur dokumente të kësaj natyre dalin në pah. Kësisoj, trashëgimia e tyre, që dikur qe e mohuar, serviret here e manipuluar e herë e gjykuar, e në tërësi e copëzuar. Dhe nëse i rikthehemi sërish retorikës së vjetër, me patriotë e tradhtarë, më së paku duhet të biem dakord, për atë që ishte dhe do të duhej të ishte shpjegimi i termave në vetvete.

“Ç’mitizim? Atdheu e partia ishin nje. Po te ishe kunder partise, ishe tradhtar”, shton ajo.

Dosja e Camajt shpërfaq nëse u referohemi dokumenteve, mënyra presioni dhe rrekjeje për ta demaskuar para shqiptarëve të mërguar. Vetë Sigurimi përmend asgjësim fizik, letra anonime drejt tij dhe shqiptarëve që e njohin, si edhe plane për të izoluar mes bashkëkombasve. Narrativa e kahershme rizgjohet. Asgjë mangut prej saj. Nëse dikur i pamë si tradhtar, e tani si agjent, a po i përjashtojmë përgjithnjë të mërguarit?

Ose atëherë, pse shteti shqiptar nuk u dha vendin e munguar, qoftë për të plotësuar më shumë boshin e vet të pamatë? Në mos asgjë, a vlejnë tashmë fonde e projekte të mirëfillta për jetën e veprën e tyre, që hijet e drita të ndahen? Camaj e kish njohur mospërfilljen, si mallin dhe harresën. Më e shtrenjtë për të qe liria. Iku duke marrë me vete Shqipërinë dhe studimet e letrat u bënë rrufeprojsa e tij. Ai e dinte se poetët vriten, ndaj mbijetoi duke kërkuar Itakën. Tashmë duhet përfshirë ai që më herët që fshirë.

(Marrë nga BalkanWeb)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet martin camaj sonila boçi studimi i auron tares martin camaj sonila boçi studimi i auron tares

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet