LIVE UPDATES
Bota

Whyte: Kurti duhet të ketë kujdes nga premtimet që bën, qeveria e re do të gjykohet për veprat dhe jo fjalët

23 Mars 2021, 16:49 Nga DOSJA
Whyte: Kurti duhet të ketë kujdes nga premtimet që bën,

KOSOVË– Këshilluesi i Kosovës në rrugën drejt pavarësisë, Nicholas Whyte, ka thënë se Qeveria e re e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, do të gjykohet nga veprat dhe jo fjalët dhe se vetë Kurti duhet të ketë kujdes nga premtimet që bën.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Whyte, që drejton zyrën në Bruksel të Organizatës për shërbime të konsulencës APCO, ka thënë se duhet të njihet autoriteti i Kosovës në territorin e vet, dhe e ka quajtur skandaloz faktin që regjistrat e kadastrave nuk i janë kthyer ende Kosovës nga ana e Serbisë.

Nën udhëheqësinë e presidentit amerikan Joe Biden, Whyte ka thënë se pret më shumë angazhim të Shteteve të Bashkuara në Ballkan. Ai ka thënë edhe se Qeveria e re Kosovës mund të ketë më pak kontakte me zyrtarë diplomatikë në botë, për dallim nga partitë tjera politike.

Radio Evropa e Lirë: Kosova ka tani qeveri të re dhe kryeministër të ri, Albin Kurtin. Ai ka fituar mbi 50 për qind të votave dhe nuk ka pasur nevojë për mbështetjen e partive tjera shqiptare për të krijuar qeverinë. Si e shihni ju Qeverinë e re të Kosovës?

Nicholas Whyte: Ju thoni se ai është kryeministër i ri, por në fakt ai është kryeministri i vjetër, që veçse është kthyer, ndonëse krijohet përshtypja se thuajse dje ka qenë dita kur ai është bërë kryeministër për herë të parë dhe në fakt ajo ka ndodhur një vit më parë.

Për secilin shtet është e dobishme një qeveri me shumicë parlamentare. Mendoj se vëzhguesit e jashtëm do të jenë të kënaqur që institucionet e Kosovës kanë krijuar një qeveri të re, me mandat të qartë. Duhet përmendur po ashtu se zgjedhjet janë zhvilluar mirë dhe se kjo gjë nuk vlen për të gjitha vendet fqinje. Kjo pikë është në favor të Kosovës.

Mirëpo sikurse secila qeveri tjetër, edhe kjo qeveri do të gjykohet nga veprat, më shumë sesa nga fjalët. Prandaj do të jetë interesante të shihet se deri në çfarë pike mund të shkojë kryeministri përpara me agjendën që ka krijuar. Mendoj se zyrtarët në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të presin që të shohin zhvillim në ekonomi dhe ecje përpara, e jo luftim të proceseve të së kaluarës.

Radio Evropa e Lirë: Në Kosovë po ashtu pritjet për qeverinë e Kurtit janë goxha të mëdha. Ai ka premtuar se do ta vë pandeminë nën kontroll, reforma në gjyqësor, luftë kundër korrupsionit, vende të reja pune. Sa të realizueshme janë këto, marrë parasysh situatën me pandeminë dhe dëmet e shkaktuara në ekonomi?

Nicholas Whyte: Shtete më të mëdha dhe më të fuqishme sesa Kosova janë duke u përballur me pandeminë. Fatkeqësisht Kosova është më shumë marrëse sesa dhënëse, andaj situata në Kosovë do të ndikohet nga vendimet që merren diku tjetër.

Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që të ekzistojnë disa nivele të kompetencave dhe planeve bazike. Kosova nuk është vendi i vetëm që po përballet me këtë situatë dhe mendoj se ka modele të mira nga jashtë që mund të ndiqen. Nëse do ta këshilloja Kurtin, do t’i thoja që të jetë shumë i vëmendshëm, sepse të flasësh është diçka tjetër, të veprosh është krejt diçka tjetër.

Radio Evropa e Lirë: Kritikët thonë se nuk është e shëndetshme për demokracinë kur një parti ka fuqi të tillë. Në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje është duke drejtuar qeverinë, ka pozitën e kryeparlamentarit dhe kandidatja për pozitën e presidentit është nga lista e LVV-së. Cili është opinioni juaj?

Nicholas Whyte: Unë jam rritur në Mbretërinë e Bashkuar, që ka histori të qeverive me shumicë parlamentare. Fakti që po bëni këtë pyetje mund të jetë sepse Kosova është përballur me situatë të pazakonshme prej formimit të institucioneve për herë të parë, gati 20 vjet më parë.

Shtetet krijojnë paradigma të ndryshme, në bazë të mënyrës së veprimit. Shqipëria ka një histori me qeveri të krijuara nga një parti e vetme. Shqipëria ka probleme dhe nuk jam i sigurt nëse ato janë rezultat i sistemit tradicional. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka pasur gjithnjë qeveri të koalicionit. Sërish lind pyetja, a e ka lënë mbrapa kjo gjë Maqedoninë e Veriut, apo problemi ekziston diku tjetër? Kultura politike është unike në secilin shtet. Mendoj se është e drejtë të thuhet se ekziston një përvojë e re në Kosovë që të ketë qeveri të formuar nga një parti. Secili hap në demokraci është eksperiment.

Radio Evropa e Lirë: Të fokusohemi pak në marrëdhëniet me jashtë. Këtë vit, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka hyrë në vitin e dhjetë, por fundi nuk po i shihet. Kurti tashmë ka thënë se ky proces nuk do të jetë prioritet për qeverisjen e tij dhe nuk duhen të bëhen kompromise tjera. Në ekspozenë e tij, ai ka thënë se Kosovës i duhet një dialog për të zgjidhur problemet ekzistuese dhe jo për të krijuar probleme të reja. Si e shihni këtë proces nën udhëheqësinë e Kurtit?

Nicholas Whyte: Mendoj se është e drejtë të thuhet se dialogu nuk ka rezultuar ashtu siç kanë pritur njerëzit dhjetë vjet më parë. Më kujtohet euforia për arritjen e marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe mendoj se është krejtësisht e arsyeshme të thuhet se premtimet fillestare nuk janë realizuar. Një pikë specifike, të cilën e kam përmendur edhe në intervistat tjera, është se mua më duket skandaloze që regjistrat e kadastrave nuk i janë kthyer Kosovës nga ana e Serbisë. Mendoj se kjo gjë është thelbësore sa i përket njohjes së autoritetit të Kosovës në territorin e vet. Dhe mendoj që jo vetëm autoritetet në Kosovë, por edhe komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bëjë presion Serbisë më shumë në këtë pikë.

Serbia është vendi më i madh fqinj i Kosovës. Kosova ka lidhje me Serbinë në disa rrugë. Duhet të ketë marrëdhënie mes tyre. Mendoj që nuk është e paarsyeshme të thuhet se marrëdhëniet kanë qenë të një formati toksik në kohën e fundit, dhe është e arsyeshme të thuhet se, duhet të ketë mënyra tjera komunikimi dhe rivendosje të marrëdhënieve.

Kjo nuk nënkupton largim nga dialogu dhe nuk nënkupton flakjen tutje të marrëveshje të arritura tashmë. Komuniteti ndërkombëtar do të jetë jashtëzakonisht i pakënaqur nëse ka sugjerime se qeveria e re do ta diskutojë, shembull, Planin e Ahtisarit. E kam vërejtur se Kurti e ka përmendur disa herë se nuk do ta bëjë këtë gjë.

Në të njëjtën kohë, Kosova është shtet sovran dhe duhet të marrë vendimet vetë dhe të marrë përgjegjësi për vendimet e veta.

Marrë nga REL.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti joe biden nicholas whyte albin kurti joe biden nicholas whyte

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet