Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ELBASAN– Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet në lidhje me vrasjen Liljana Buzos një vit më parë në Elbasan, ndërsa çështja e autorit Koço Buzo është dërguar për gjykim. Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë në afërsi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, ku i pandehuri Koço Buzo vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij Liljana Buzo, me të cilën ishte në proces divorc. Gjithashtu plagosi edhe dy persona të tjerë, të identifikuar si Gëzim Toçila dhe Adriatik Kolaj.
Njoftim Zyrtar Prokuroria Elbasan:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se sot më datë 06/05/2022 ka përfunduar hetimi dhe është dërguar për gjykim procedimi penal nr. 535, për ngjarjen e ndodhur më datë 06/05/2021 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me të pandehur shtetasin: Koço Buzo hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” me akuzën e ngritur për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuara nga nenet 79 gërma “e” dhe “ë”, e 22, 79/c, 274 dhe 278/1 të Kodit Penal, ku mbeti viktimë bashkëshortja e autorit, shtetësja Liljana Buzo si dhe mbetën të plagosur shtetasit Gëzim Toçila dhe Adriatik Kolaj. Ngjarja i referohet datës 06/05/2021 në të cilën në afërsi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan i pandehuri Koço Buzo vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij Liljana Buzo, me të cilën ishte në proces divorci.
Në ditën kur gjykata e Elbasanit kishte planifikuar të zhvillonte gjyqin kundër Koço Buzos, ky i fundit është paraqitur me vonesë në gjykatë. Djali i të pandehurit, nga salla e gjyqit ka telefonuar babain e tij, duke e pyetur se ku ishte, por Koço, ia ka kthyer se për 5 minuta vinte brenda në sallën e gjykimin. Gjyqtarja e çështjes vendosi që të shtyjë seancën gjyqësore, ndërsa të pranishmit në sallën e gjykimit, kanë dalë jashtë.
Mes tyre ishte dhe Liljana Buzo, e cila që në kontaktin e parë me bashkëshortin e saj, Koçon, ka rënë pre e sulmit me armë. Koço Buzo u paraqit me armën që e mbante në një çantë sportive me të cilën kishte planifikuar të kryente vrasjen e gruas, gjë të cilën e realizoi jashtë ambjenteve të gjykatës. Për këtë krim të rëndë nuk ka nisur ende gjyqi. Që prej vitit 2020, viktima Liljana Buzo kishte denoncuar të shoqin Koço Buzo për dhunë e kërcënime të vazhdueshme. Dhe si për ironi të fatit, Buzo e mori dënimin për dhunë në familje, pasi vrau gruan.
(k.m.dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Shoqata “Gazetarët pa Kufij” që pak ditë publikoi edhe raportin për lirinë e medias, ka bërë një kërkesë për kryeministrin Edi Ra...
TIRANË -Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja. Pas seancës nënkuptoi se do e ankimojë vendimin në S...
ELBASAN– Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Koço Buzon, i cili vrau bashkëshorten e...
TIRANË– Pas mbledhjes së ditës së djeshme të grupit parlamentar të PD, sot Enkelejd Alibeaj ka kërkuar mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike në...
ELBASAN– Një 23-vjeçar, punonjës në një kompani sigurimi në Elbasan është arrestuar nga policia pasi ka mashtruar një klient. Në njoftimin zyrtar t...
DURRËS– Pren Bushaj, banues në Ishëm, Durrës është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kthyer një lokal në ambient për shfrytëzim prostitucioni. Në nj...
TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ka plagosur me thikë dy persona sot në zonën e Astirit në Tiranë. Mësohet se Blerim Gjeta ka ...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako ka depozituar në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kë...
DURRËS– Një e mitur nga Durrësi është larguar nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më. Denoncimin në polici e ka bërë babai i të miturës, i cili ka ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protest nesër në orën 20:00 të mbrëmjes në çdo Komisariat të vendit për të riun që ...