Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vrasja në Kosovë/I vëllai i autorit fajëson Policinë: E liruan, ishte me probleme…
6 Janar 2022, 18:09Nga DOSJA
KOSOVË – Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Llaushë të Skenderajt, në Kosovë ku bashkëshorti ka vrarë me 6 plumba pistolete të shoqen ka sjellë dhe reagimin e vëllait të autorit.
Azem Qerimi vëllai i autorit, 51 vjeçarit S.Qerimi ka treguar se vëllai i tij ka tentuar disa herë ta vrasë gruan e tij, e për këtë ka qenë edhe i arrestuar nga Policia por më pas thotë se është liruar dhe ka vrarë menjëherë të shoqen. Ai thotë se vëllai i tij ka qenë me probleme psikike, dhe se nuk mund ta kuptoj se përse e ka liruar policia një person që tenton ta vrasë gruan e tij. Qerimi tha se kunata ishte njëri shumë i mirë dhe një grua shembullore teksa ka fajësuar Policië për veprimin paradoksa.
”Katër apo pesë ditë para se më ndodh rasti policia e ka liruar vëllain tim. Vëllai im ka pas probleme psikike dhe është paradoks si lirohet një person i tillë. Pasi është kthyer në shtëpi ai e ka vra gruan e tij. Gruaja e tij ka qenë një grua shembullore. Vëllai edhe më herët ka pas probleme edhe kriza nervore kohë pas kohe. Jam i befasuar si Policia e liron një person që ka tentuar të vras bashkëshorten e tij disa herë”, tha Qerimi.
Gruaja do të varroset në Buroj në fshatin e lindjes së saj. Vrasesi është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe pritet vendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë për vrasësin.
Krimi ndodhi dje në sallonin e shtëpisë së çiftit dhe në momentin kur hetuesia kishte arritur ne vendin e ngjarjes, kishin parë ambientin të shndërruar në “pellg gjaku”, teksa aty ndodheshin dy nga tre fëmijët e çiftit. Çifti ka tre fëmijë dhe nuk dihet nëse ata ndodheshin në vendin e krimit në momentin e vrasjes. Policia tha se nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se burri ka qëlluar bashkëshorten me armë zjarri tip pistoletë. 48-vjeçarja ka shkuar në gjendje të rëndë në spital rreth orës 14:13 por pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar, vdiq pas plagëve të marra.
(m.k/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ANGLI- Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se aktivistët kundër vaksinimit nga Covid, janë gabim në atë që thonë. BBC shkruan se Johnson ka akuzua...
SHBA – Rrjeti social TikTok është i njohur për lirshmërinë që u jep përdoruesve të tij qoftë me shakatë, trendet e fundit apo dhe rrëfimet e jetës persona...
SHBA – Në një nga fjalimet më të forta të karrierës së tij politike, presidenti i SHBA Joe Biden sulmoi ashpër ish- presidentin Donald Trump, duke e akuzu...
SHBA – Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bisedoi me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit Mukhtar Tileuberdi në lidhje me gjendjen e emergjencës s...
KAZAKISTAN – Me të përfunduar një ditë normale pune, Kastrioti (identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë), një kosovar që po qëndron n...
UKRAINË – Një gjykatë në Ukrainë ka ngrirë pronat në pronësi të ish-presidentit Petro Poroshenko si pjesë e një hetimi zyrtar për tradhti të lartë të...
AFRIKA E JUGUT – Kreu i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, John Nkengasong, tha ditën e sotme se karantinat e rënda nuk janë ...