"Nuk merrem me thashetheme", Rama nuk komenton mosdekretimin e Vlora Hysenit: Nga unë do të dëgjoni vetëm për mirë...
Aktualitet
Vrasja në Fier! Kushi: Sot në klasë mungoi ëngjëlli i vogël, nuk u mbrojt dot
17 Nëntor 2021, 10:50Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fier, ku u vra Mateo Vasiu nga fqinji i tij. Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Kushi thotë se ditën e sotme Mateo mungon në shkollë, në klasën e tij në shkollën ‘Thanas Ikonomi’ në fshatin Gercalli të Fierit. Kushi shkruan se familja e të miturit ka marrë një plagë të pashërueshme e se asnjë fjalë nuk mund që t’ua lehtësojë dhimbjen.
REAGIMI:
Sot në klasën e tretë të shkollës “Thanas Ikonomi” në Grecalli të Fierit mungon Mateo, një nxënës i shkëlqyer dhe një fëmijë i dashur për të gjithë shokët, shoqet dhe mësuesit. Dje, Shqipëria humbi një fëmijë, një engjëll të vogël që nuk pati asnjë faj dhe nuk mund të mbrohej dot ndaj monstruozitetit të një krimineli, për të cilin çdo lloj dënimi sot është i pamjaftueshëm.Sot, të gjithë duhet të reflektojmë për këto ngjarje të tmerrshme, për këta kriminelë që mund të gjenden kudo, për çdo rrezik të mundshëm dhune që mund të kthehet në një fatkeqësi shoqërore.Sot, familja e Mateos së vogël ka marrë një plagë të pashërueshme dhe asnjë fjalë s’mund ta lehtësojë dhimbjen e tyre. Por, të gjithë ne, mësues, prindër, institucione dhe gjithë shoqëria jemi përgjegjës që kjo kambanë alarmi të mos mbetet vetëm në mesazhe ngushëllimi.U prehsh në parajsë Mateo!
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhui në qytetin e Fierit, ku mbeti i vrarë nga fqinji i tij 8-vje&ccedi...
TIRANË – Panairi i Librit ka nisur ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve pas një viti mungesë si shkak i pandemisë së Covid-19.Nisur nga dita e sotm...
TIRANË– Shahin Kadare, vëllai i shkrimtarit të madh Ismail Kadare, me profesion doktor, është ndarë nga jeta ditën e sotme duke bërë që në familjen e...