LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Saimir Hoxhës/ ILD kërkon masë për dy prokurorët: Zvarritën hetimet për autorin

16 Shkurt 2022, 11:55 Nga DOSJA
Vrasja e Saimir Hoxhës/ ILD kërkon masë për dy

TIRANË– Inspektori i Lartë të Drejtësisë ka dalë në përfundime ndaj dy prokurorëve të Lezhës, Milan Laskaj dhe Francesk Ganaj lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur më 28.09.2021. Ata pretendojnë se ata kanë zvarritur hetimet për vrasjen e kryekomisarit Saimir Hoxha. Sipas tyre, prokurorët zvarritën hetimet për autorin Aldi Rama.

ILD raporton se ka dalë në përfundime se Prokurori Ganaj ka shkaktuar dorëzimin e akteve të procedimit penal në gjykatë në tejkalim të afatit të paraburgimit për të pandehurin, c’ka ka sjellë për pasojë konstatimin nga ana e gjykatës, të shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj të pandehurit Aldi Ramës dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”. Sipas ILD-së, kjo sjellje përbën mospërmbushje të detyrës së prokurorit, të cilit i është dhënë atributi kushtetues për të ushtruar ndjekjen penale dhe kontrolluar hetimet paraprake, me qëllim dërgimin e çështjes në gjykatë, në respektim të afateve ligjore procedurale penale.

Ndërsa për prokurorin Laskaj, ILD shkruan se pa shkaqe të arsyeshme ka lejuar moszbatimin e Udhëzimit të detyrueshëm të Prokurorit të Përgjithshëm, duke sjellë për rastin e kësaj çështje penale, konfuzion për kohën e dorëzimit të akteve nga prokurori i çështjes dhe në vijim në gjithë zinxhirin e hallkës së funksionimit administrativ në prokurori për kalimin e akteve në gjykatë. Sjellja e prokurorit për ILD përbën mospërmbushje të detyrës, duke cënuar pozitën dhe figurën e një drejtuesi prokurorie, që si prokurori më i lartë për të gjithë prokurorët e zyrës që drejton, duhet të respektojë ai i pari udhëzimet e një prokurori më të lartë.

Inspektorit i Lartë i Drejtësisë caktoi për dy prokurorët masën disiplinore “Vërejtje publike” ndaj magjistratit Francesk Ganaj,  dhe caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike”, për magjistratin Milan Laskaj.

NJOFTIMI I PLOTË I ILD:

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për procedim disiplinor me masën “ vërejtje publike” ndaj prokurorëve F.G. dhe M.L.Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka finalizuar hetimin disiplinor, të nisur me iniciativë, ndaj magjistratëve F.G., me detyrë prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe M.L., për periudhën e ushtrimit të detyrës, si prokuror drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Hetimi disiplinor ka filluar mbi bazën e informacionit të paraqitur në media, lidhur me ngjarjen tragjike të datës 28.09.2021, ndodhur në qytetin e Lezhës, ku si pasojë e veprimeve të kryera nga shtetasi A.R, ka humbur jetën, oficeri i policisë S.H. Në median e shkruar dhe atë vizive janë pasqyruar informacione të cilat lidhen me historinë problematike të autorit të vrasjes dhe përballjen e tij me organet e drejtësisë.Në analizë të dokumentacionit të administruar në kuadër të këtij procesi hetimor, ILD konkludon se:• Si rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve në mospërmbushje të detyrës funksionale, si prokuror gjatë hetimeve paraprake, F.G., ka shkaktuar dorëzimin e akteve të procedimit penal në gjykatë në tejkalim të afatit të paraburgimit për të pandehurin, c’ka ka sjellë për pasojë konstatimin nga ana e gjykatës, të shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj të pandehurit A.R. dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”.• Kjo sjellje përbën mospërmbushje të detyrës së prokurorit, të cilit i është dhënë atributi kushtetues për të ushtruar ndjekjen penale dhe kontrolluar hetimet paraprake, me qëllim dërgimin e çështjes në gjykatë, në respektim të afateve ligjore procedurale penale.• Prokurori M.L., pa shkaqe të arsyeshme ka lejuar moszbatimin e Udhëzimit të detyrueshëm të Prokurorit të Përgjithshëm, duke sjellë për rastin e kësaj çështje penale, konfuzion për kohën e dorëzimit të akteve nga prokurori i çështjes dhe në vijim në gjithë zinxhirin e hallkës së funksionimit administrativ në prokurori për kalimin e akteve në gjykatë.• Kjo sjellje e prokurorit M.L., përbën mospërmbushje të detyrës, duke cënuar pozitën dhe figurën e një drejtuesi prokurorie, që si prokurori më i lartë për të gjithë prokurorët e zyrës që drejton, duhet të respektojë ai i pari udhëzimet e një prokurori më të lartë.• Veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratëve F.G. dhe M.L., përbëjnë shkelje disiplinore të lehtë, sipas nenit 102, pika 1, shkronja “l” e ligjit me nr. 96/2016.Për sa më sipër i kërkohet KLP-së, pranimi i kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj magjistratit F.G., me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “ç” dhe “dh” të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; dhe caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike”, për magjistratin M.L., aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “l” të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

SI NDODHI NGJARJA?

Aldi Rama ekzekutoi efektivin Saimir Hoxha gjatë një operacioni anti-kanabis që po zhvillonte ky i fundit në Lezhë, më 29 shtator 2021. Më pas, ai u largua nga vendi i ngjarjes, por forcat RENEA e rrethuan. Gjatë pritjes për ta vënë në pranga, Rama qëlloi veten me plumb. Pas më shumë se 5 orë kërkime, ai u gjet me plumb në kokë nga Policia. Por ndërroi jetë të nesërmen në spitalin e Traumës në Tiranë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama francesk ganaj milan laskaj saimir hoxha aldi rama francesk ganaj milan laskaj saimir hoxha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet