LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Elenit në Rodos/ Dënimi përjetë i shqiptarit e grekut, PING-PONGU i përgjegjësive

3 Maj 2022, 07:39 Nga DOSJA
Vrasja e Elenit në Rodos/ Dënimi përjetë i shqiptarit e

SHBA- Ditën e sotme pritet që dy të dënuarit për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi, një 24-vjeçar grek dhe shqiptari, 23-vjeçar, të dalin para trupës gjykuese për të shprehur pendesë dhe për të tentuar që të zbusin dënimin e përjetshëm që kanë marrë. Mediat greke bëjnë me dije se gjykata do të nisë një trajektore vendimmarrjeje duke u fokusuar tek trupa gjykuese, nëse do të binden për t’u dhënë masë lehtësuese dy të pandehurve.

Në shkallë të parë dy të pandehurit u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen mizore të studentes Eleni Topaloudi dhe përveç dënimit të parë, ata u dënuan shtesë me 15 vite burg për përdhunimin e saj. Në seancën e kaluar gjyqësore kishte përfunduar marrja në pyetje e dëshmitarëve, me babain e të akuzuarit duke dëshmuar për djalin e tij, duke u shprehur se djali i tij ishte joshur.

Ping-pongu i përgjegjësive

Sot i pari që do të dalë para gjykatës dhe do të kërkojë falje, do të jetë 24-vjeçari nga Rodos, i cili pretendon se nuk ka gisht në vrasjen e të resë dhe se krimin makabër e ka bërë shqiptari.

“Unë nuk e përdhunova, nuk e vrava, nuk i bëra asgjë të keqe Elenit,”- ka deklaruar ai duke ia kaluar të gjithë përgjegjësinë shqiptarit e duke thënë se ky i fundit e ka goditur me thikë studenten 21-vjeçare dhe e ka hedhur vetë nga shkëmbi në det. 24-vjeçari pohoi se gjithçka nisi kur i bashkakuzuari u inatos me vajzën dhe nisi ta godiste atë “me hekur në kokë”, sepse ajo i buri në pikëpyetje burrërinë.

“Ai kapi thikën dhe ia nguli në fyt. E çoi në banjë dhe e goditi në lavaman. Ai i tha ‘do të ta pres qafën’. Më pas e hodhi në vaskë. I hodhi ujë të ftohtë, pasi i hoqi të gjitha rrobat që kishte veshur. E ngriti dhe zbriti vetëm nga shkallët. Unë vazhdova t’i thosha ‘mos e bëj këtë’. I thashë ta çonte në spital, por ai e hodhi nga shkëmbi. Nuk e kam ndihmuar…”, ka deklaruar 24 vjeçar grek. Nga ana e tij, i riu 23-vjeçar me origjinë shqiptare, duke kërkuar falje dhe shtoi se kishte një lidhje me studenten. 

“U nisëm për në shtëpinë e Elenit. Parkova dhe i dërgova mesazh se kishim mbërritur. Eleni më pyeti me kë je? I thashë nuk më ke thënë të sjell një shokun tim? Dhe tha në rregull”.

Lidhur me ngjarjet e ndodhura brenda shtëpisë së Roditit, 23-vjeçari ka pohuar se shoku i tij është inatosur me vajzën kur ajo i ka bërë një koment duke i fyer burrërinë. Siç e përshkroi ai, i riu grek i tij “më pas filloi ta godiste me shuplakë dhe me shkelma”.

Më tej ai ka dëshmuar: Nuk dija kë të përkrahja, të dashurën apo shokun tim. Pastaj u largua dhe u kthye me thikë. Ai filloi ta godiste me thikë dhe e hodhi poshtë me forcë. Ai kapi hekurin pranë saj dhe filloi ta godiste. E shtyva dhe më tha ‘ulu poshtë’. Isha i frikësuar për jetën time. Pastaj ai eci nëpër dhomë. Eleni ishte pa ndjenja. Shkova tek ajo. E çova në banjë. Ajo donte të shikonte fytyrën e saj në pasqyrë dhe unë nuk e lashë. Ai hyri në dush. Mora një çarçaf dhe ia hodha. Zbritëm shkallët dhe Manolisi hapi derën e makinës. Eleni u ul në sediljen e parë.

Gjithashtu shqiptari ka pohuar se kishte kërkuar nga 24-vjeçari që ta çonte vajzën në spital por ai nuk i ishte përgjigjur.

“Po shkonim për në spital, por pashë që u fut në një rrugë dytësore dhe kuptova që nuk do të shkonte në spital. Ai doli dhe më tha ‘do ta heq qafe se do të më mbyllë në burg’. E mori mbi supe dhe u kthye pas dhjetë minutash dhe më tha, ‘mirë shqiptar, mbaroi, hyr tani’,”- shprehet 23-vjeçari.

Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinjtë, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det. Nga ekspertiza rezultoi se në momentin kur ishte hedhur në det, e reja ishte ende gjallë por ishte mbytur në det pasi nga dëmtimet e marra nuk kishte mundur që të notonte. 

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander luca eleni topalaoudi aleksander luca eleni topalaoudi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet