LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Behar Sofisë/ “Duro vëlla”, si u zbulua vrasësi, lëvizjet që tradhtuan Shytin

4 Maj 2022, 20:26 Nga DOSJA
Vrasja e Behar Sofisë/ “Duro vëlla”, si u zbulua

TIRANË- Ernejt Shyti ishte një djalë i ri, i papunë, që kohën më së shumti e shtynte kafeneve. Ai kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Mali i Zi, aty ku thuhej se kishte qëndruar në dy vitet e fundit, ku nuk dihej se cilat ishin punët që kishte bërë. Pas ndarjes së prindërve, ai jetonte në Tiranë në një apartament modest me nënën e tij, e cila ushqimin e përditshëm për të dhe djalin e saj e nxirrte duke u çuar herët mëngjeseve, për të punuar si banakiere në një nga lokalet e kryeqytetit.

Mëngjes, që humbi rutinën e vet njëherë e përgjithmonë me arrestimin e djalit të saj të cilin siç do të deklaronte edhe vetë, e kishte lënë në gjumë, por që tani po përballej me lajmin tronditës se i biri kishte kryer një vrasje dhe jo një vrasje çfarëdo, por të një njeriu që konsiderohej i fuqishëm në botën e narkotikëve.

Një vrasje me pagesë, të cilin i biri do ta pranonte edhe përpara hetuesve, të cilët e kishin gozhduar me prova të pakundërshtueshme.

Ekzekutimin e Behar Sofias, të ndodhur më 25 shkurt 2021 në zemër të Tiranës, një eksponenti të rëndësishëm në botën e nëndheshme të krimit.

Klotilda Lakollari, nëna e Ernejt Shytit

“Unë punoj si banakiere në një bar-kafe dhe jetoj e vetme. Kam qenë e martuar me Sokol Shytin, ku nga kjo martesë kam dy djem binjakë, Ergit Shytin dhe Ernejt Shytin. Ernejti jeton prej dy vitesh në Mal të Zi.

Herën e fundit që kam parë Ernejtin ka qenë në gjumë në krevat, pasi më është dashur të iki herët në punë. Gjatë kësaj kohe Ernejti ka lëvizur me një patinë me bateri të cilën e ka blerë djali tjetër Ergiti. Një ditë kam parë që Ernejti ka ardhur në shtëpi me një biçikletë me ngjyrë të errët si e zezë apo kafe. Më ka thënë se e kishte ndërruar patinën me biçikletën e një shokut e tij vetëm për një ditë. Ernejti nuk ka shokë në Tiranë. Mesa di unë as shoqe apo të dashur. Kur vjen në Shqipëri ai shoqërohet me shokët që ka pasur në fshatin Kërrabë”.

Ernejti kishte zgjedhur të mos i tregonte të vërtetën nënës së tij e cila nuk kishte se si ta dinte që biçikleta që i biri kishte ndërruar me shokun e tij kishte shërbyer si mjet që ky i fundit të largohej nga vendi i krimit, por që një dëshmitar okular do të krijonte shpejt për grupin hetues identikitin dhe dinamikën se si autori i krimit që qëlloi mbi Behar Sofinë kish mundur të largohej nga vendngjarja, me anë të një biçiklete.

Dëshmitari

“Unë pashë një person të vjetër, të veshur me të zeza dhe kapele. Ky person erdhi nga krahu i Piramidës dhe befas ndaloi aty poshtë urës pak më larg nga ku po qëndroja unë. Më pas mori një biçikletë që ndodhej aty. Ky person ishte me hap të shpejtë dhe me nxitim. Ishte veshur me një xhup të zi dhe mbante një kapele në kokë. Pasi mori biçikletën u ngjit sipër pjesës së bordurës anësore me bar të Lanës për të dalë sipër në trotuar me drejtim andej poshtë, pra në drejtim të urës së madhe të bulevardit. Më tej nuk e pash më ku shkoi”.

Por ky person i vjetër në dukje sipas dëshmitarit, siç duket edhe në pamjet e ekzekutimit, rezultoi më pas se nuk ishte vetëm se një kamuflim që vrasësi kishte përdorur për të çorientuar hetuesit.

Për të ndihmuar hetuesit shqiptarë në ndihmë erdhën edhe ekspertë britanikë, të cilët shquan se ceni në të ecur ishte vetëm një truk i vrasësit. Shpejt, kamerat e sigurisë, do të fiksonin kudo, lëvizjet e autorit nëpër Tiranë.

Lëvizje të cilat fillonin nga banesa e tij dhe përfundonin me momentin pas vrasjes, ku ai shfaqet për herë të fundit pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Dosja hetimore

“Grupi hetimor ka administruar kamerat e sigurisë së objekteve që kanë kapur dhe fiksuar lëvizjet e viktimës nga banesa tek ETC deri në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur vrasja. Lëvizje këto të cilat viktima i ka bërë në këmbë. Gjatë kësaj kohe është fiksuar autori i cili qëndron në pritje të viktimës dhe pasi e shikon e ndjek atë, duke bërë një ecje në dukje si një person me probleme në të ecur, ku i afrohet nga pas. Menjëherë pas kryerjes së goditjes autori lëviz në këmbë deri tek ura e Lanës që është ne bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku poshtë saj merr një biçikletë të lënë po nga vetë ai para ngjarjes. Më pas ai lëviz me biçikletë në trotuarin anës Lanës përballë ambasadës së Rusisë deri tek ura e Lanës tek Taivani. Më tej autori i dyshuar me biçikletë lëviz në drejtim të rrugës ‘Ibrahim Rugova’, ku është fiksuar nga kamerat e sigurisë të objekteve në këtë rrugë deri në rrugën ‘Lek Dukagjini’ pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, ku më pas është futur në Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial të Tiranës. Mjeti që përdor është në dukje, një biçikletë e zezë tip 26”.

Por siç ndodh në të tilla raste, një gabim është ai që tradhton një vrasës. Dhe duket se Ernejt Shyti kreu gabimin fatal, që nuk duhet ta bëjë asnjë vrasës. Atë të hedhjes së sendeve që kishte përdorur gjatë krimit, të cilat i fshehu në një shkurre në afërsi të Liqenit Artificial.

Sende, midis të cilave edhe një telefon me mesazh komprometues, që do të çonte hetuesit për herë të parë, drejt dorës që shtiu ndaj Behar Sofias që do të rezultonte të ishte Ernejt Shyti, por edhe të emrave të tjerë të cilët e kishin shtyrë kundrejt pagesës për të kryer këtë vrasje.

Dosja hetimore

“Nga kamerat e sigurisë është konstatuar veshja e autorit të ngjarjes, ku ai mbante xhup të errët me kapuç të hedhur në kokë me pellush, kapele të kuqe me mbishkrim të bardhë, maskë kirurgjikale jeshile, doreza të leshta, kominoshe të errëta me vija të bardha te gjunjët dhe atlete.

Nga mostra e ekzaminuar mbi bazën e ADN-së përgatitur nga aparati celular ‘Nokia’ u përftua profili gjenetik i vlefshëm për krahasim dhe identifikim. Po kështu nga aparati celular dhe ekspertimi që i është bërë, janë përfituar kartat SIM të përdoruara, numri IMEI, si dhe përdoruesit e këtij aparati dhe numrat e kontaktuar nga autori dhe ndihmësit e tij. Nga akti i ekspertimit rezulton se në rubrikën ‘Message Inbox’ lexohet: ‘duro vëlla s’ka dalë akoma’, ‘doli’, ‘nga bregu i Lanës’ si dhe është fiksuar numri i dërguesit”.

Por ajo që do ta fundoste 24-vjeçarin Ernejt Shyti dhe të pranonte se ishte ai autori i krimit, do të ishin kamerat e sigurisë pranë pallatit ku ai banonte, ku mëngjesin e krimit ai do të dilte me të njëjtën biçikletë me të cilën largohet edhe pas ekzekutimit të Behar Sofias.

Dosja hetimore

“Nga këqyrja e kamerave të një supermarketi në rrugën ‘Vexhi Buharaja’, që ka fushëpamje të sheshit të hyrjes së pallatit, me pamje të kësaj rruge me drejtim nga bulevardi ‘Zhan d’Ark’ në drejtim të rrugës ‘Vllazën Huta’, vërehet se autori i dyshuar del me biçikletë nga ky pallat.

Nga këqyrja e po kësaj kamere edhe në datën 20 shkurt 2021 vërehet se në orën 07:55, del një person me biçikletë në dukje i njëjtë në karakteristika dhe me mjetin biçikletë, me autorin e vrasjes së shtetasi Behar Sofia”.

Për të qenë të sigurt në lidhje me autorin tashmë të dyshuar të vrasjes së Behar Sofias, grupi hetues, kreu edhe një verifikim të fundit.

Duke kryer analizën e qelizave të telefonit të përdorur nga Ernejt Shyti, që përkonin edhe me banesën ku ai jetonte me nënën e tij, një pallat, jo shumë larg vendit ku më 20 shkurt 2021, ai do të ekzekutonte Behar Sofian.

Dosja hetimore

“Nga informacionet në rrugë operative, u siguruan të dhëna se në këtë pallat, në katin e tretë, në hyrjen me numër 6 në derë, jeton një grua e paidentifikuar nga ana e policisë gjyqësore. Me këtë grua ka të dhëna se ka qëndruar edhe një person me të njëjta karakteristika dhe me biçikletë, si autori i vrasjes së shtetasit Behar Sofia.

Qelizat celulare të numrit të përdorur nga autori, tregojnë qëndrimin e tij në këtë zonë”.

Pas një kontrolli në këtë banesë, rezulton se kjo hyrje përdorej me qira nga shtetasja Klotilda Lakollari, nëna e Ernejt Shytit. Policia nuk e gjeti në banesë Ernejt Shytin.

Ikja e tij në mënyrë të beftë habiti edhe nënën e tij. Ajo tha për hetuesit se kur u kthye nga puna në banesë, konstatoi se i biri ishte larguar. Por këtë herë, pa e lajmëruar se do të ikte.

Klotilda Lakollari

“Ditën që ai ka ikur ka marrë me vete të gjitha rrobat e tij. Gjatë kohës që ka qenë në Shqipëri Ernejti ka qëndruar dhe në fshatin Kërrabë, ku banojnë prindërit e mi”.

Por Ernejt Shyti, tashmë në cilësinë e personit të dyshuar të vrasjes së Behar Sofias, nuk gjendej as në Kërrabë, fshat ku familja kishte jetuar me herët. Menjëherë pas krimit, ai nxitoi të largohej nga Tirana, por një taksist, do të zbulonte itinerarin e fundit para se i dyshuari të largohej nga Tirana.

Taksisti

“Më 25 shkurt 2021, isha i ndaluar me taksinë time me stacionin e autobusëve poshtë Ministrisë së Jashtme në bulevardin Zhan d’Ark. Rreth orës 11:00-12:00 të kësaj date u paraqit një djalë i moshës 25-30 vjeç i cili më kërkoi ta çoja te terminali i Ekonomikut. Ky person hapi bagazhin e automjetit dhe vendosi aty dy çantat të cilat i mbante në duar. Më pas hipi në makinë në sediljen e pasme. Rrugës kishte shumë trafik dhe ai shpesh më thoshte: ‘Të lutem gjej rrugën më të shkurtër pasi jam vonë. Gjithashtu më thoshte: ‘kalo sa herë që krijohet një hapësirë në korsinë ngjitur’. Kur arritëm tek terminali zbriti dhe më bëri përshtypje se nuk e mbylli bagazhin me dorë, por me bërrylin e njërës dorë. Ai kishte veshur një xhup treçerekësh ngjyrë të errët dhe me kapuç mbrapa, një pale xhinse si dhe një palë atlete sportive”.

Po kështu, taksisti dha edhe detaje të tjera mbi personin me sjelljen e çuditshme, që atë ditë kishte transportuar me makinën e tij. Ai tha për hetuesit se klienti i tij ishte gjithë kohën i shqetësuar.

Taksisti

“Djali në makinë ishte me ngjyrë lëkure ezmer i theksuar. Kishte flokë të zeza të ngritura lart, flokët anësore i kishte të shkurtra, ndërsa mbi kokë i kishte më të gjata. Më tha që donte të shkonte në qytetin e Elbasanit. E kam pyetur përse i futi çantat në bagazh dhe më tha lëri të rrinë aty, pasi jam më rehat vet këtu dhe mos kujto se i kam me hashash sepse për mua këto janë punë ordinere. Gjatë rrugës shikonte nga dritarja dhe dukej që ishte i shqetësuar.

Kur zbriti nga makina m’u duk më i qetë dhe i lehtësuar, teksa u largua me shpejtësi duke hyrë në terminal”.

Dëshmia e taksistit mbi lëvizjet e fundit të Ernejt Shytit, u përforcuan edhe nga ajo e fatorinos së linjës Krrabë-Tiranë, por edhe nga pamjet filmike të siguruara në terminalin e autobusëve.

Faturino

“Punoj si fatorino në linjën Krrabë-Tiranë nga ora 6 e mëngjesit deri pasdite. I njoh të dy vëllezërit Ergit dhe Ernejt Shyti, pasi i kam shok fëmijërie. Me Ernejtin për herë të fundit jam takuar më datë 25 shkurt pasi erdhi në Terminal dhe kishte me vete dy çanta që i futi në bagazh të autobusit. Ernejti më tha që do të ikte në Mal të Zi, pasi në Shqipëri nuk rrinte dot. Më tha ‘do iki, nuk më shtyhet, këtu nuk ke çfarë të bësh’. Ditën që e kam takuar Ernejtin kishte veshur një xhup me kapuç, bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza dhe këpucë ngjyrë të bardha dhe të zeza”.

Marrë nga Balkan Web

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet behar sofia ernejt shyti klotilda lakollari behar sofia ernejt shyti klotilda lakollari

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Maj 2022, 19:26

Dy tërmete në Kukës, nuk raportohet për dëme

KUKËS- Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme në Kukës. Mësohet se epiqendra e tërmetit është në fshatin Xhuxhë dhe magnituda është 3.4 e shkallës Rihter.Nga ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet