Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Aktualitet
Vlorë, dhanë leje ndërtimi, nën hetim 3 punonjës të Bashkisë
26 Janar 2022, 09:10Nga DOSJA
VLORË – 3 punonjës të zyrës së Urbanistikës në bashkinë e Vlorës u arrestuan sot nga sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare të këtij qyteti. Shtetasit R.H., 33 vjeç, K.M., 32 vjeç dhe S.A., 35 vjeçe akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre” pasi i kanë dhënë leje ndërtimi shtetasit A.I., 38 vjeç jashtë kritereve ligjore.
Ky qytetar ka vazhduar me ndërtimin e objektit jashtë kushteve teknike të lejes së dhënë. Policia ka vendosur të procedojë A.I. për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit R. H., 33 vjeç, K. M., 32 vjeç dhe S. A., 35 vjeçe, me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës në bashkinë Vlorë.
Këta shtetas dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke miratuar praktikën për dhënien e një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore, në favor të shtetasit A. I., i cili ka vijuar ndërtimin e objektit jashtë kushteve teknike të lejes së ndërtimit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi A. I., 38 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, njofton Policia.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
FIER– Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin të pranishme mbrëmjen e kaluar në qytetin e Fierit, në një aksion “blic” për kontrollin e makinave luksoze dhe ...
TIRANË– Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duket se ia ka marrë dorën mirë detyrës së tij të re. Sot, i veshur me “kostumi...
DURRËS– Policia e Durrësit po verifikon kushëririn e autorit të dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të FSHF-së, Armand Duka. Policia ...
TIRANË– Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka përditësuar ndjekësit e tij me një zbulim të ri të bërë lidhur me pandeminë e koronavirusit. Duke i...
DURRËS– Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e Arlen Hasanajn, të dyshuarin për vendosjen e sasisë së tritolit në banesën ...