Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se nuk do të lejojë që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të shndërrohet në dialog për statusin, territorin, funksionalitetin e brendshëm e për rendin kushtetues të Kosovës.
Osmani, në fjalimin e saj vjetor më 17 dhjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se dialogu mund të përfundojë vetëm me njohje reciproke. Sipas saj, Kosova do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në këtë proces, ndonëse Serbia nuk e ka të njëjtën qasje.
“Për fat të keq, nuk e shohim këtë gatishmëri te Serbia. Qëllimet e Serbisë mbesin të njëjta sado që strategjitë mund t’u ndryshojnë. Serbia ka pretendime të qarta territoriale ndaj Kosovës dhe këtë nuk e fsheh as në retorikë, as në veprime. Duke shërbyer si trampolinë e interesave ruse në rajon, Serbia ka qëllim të destabilizojë shtetet e rajonit, përfshirë Kosovën duke përdorur logjikën e shekullit të kaluar”, theksoi Osmani.
Ajo përjashtoi mundësinë e ndarjes së territorit të Kosovës duke marrë për shembull situatën në Bosnje e Hercegovinë.
“Idetë që kishin për synim ndarjen në vija etnike, nuk do të përsëriten më. Statusi i Kosovës është i përcaktuar nëpërmjet vullnetit të popullit të saj dhe shpalljes së pavarësisë”, tha Osmani.
Ajo akuzoi Serbinë për mosrespektimin e shumicës së marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe për mbajtje peng të mijëra qytetarëve kosovarë shkaku i mos-hapjes së varrezave masive. Në Kosovë ende nuk dihet për fatin e më shumë se 1600 personave të pagjetur.
“Serbia duhet të heqë dorë nga tendencat destabilizuese në veri dhe nga politikat agresive ndaj fqinjëve të saj”, deklaroi mes tjerash Osmani.
Presidentja Osmani tha se rajoni ka nevojë për intensifikim të vëmendjes amerikane dhe evropiane për të “neutralizuar ndikimin rus”. Osmani, megjithatë, shtoi se Kosova nuk do të lejojë ndikimin rus, duke rikujtuar dëbimin e dy diplomatëve rusë nga vendi, të cilët ishin vlerësuar si rrezik për sigurinë kombëtare.
Osmani, po ashtu, deklaroi se “Kosova mbetet projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshmi i politikës së jashtme amerikane”. Derisa foli rreth miqësisë së ngushtë që Kosova ka me SHBA-në, Osmani po ashtu falënderoi presidentin amerikan, Jon Biden, i cili ishte angazhuar që në kohën e pandemisë Kosova të furnizohej me vaksina kundër koronavirusit. Sipas Osmanit, viti ishte shumë sfidues për shëndetin publik dhe ekonominë derisa shprehu nderime për të gjithë ata që vdiqën nga sëmundja.
Megjithatë, sipas Osmanit, rruga e vetme e Kosovës është ajo e integrimit euroatlantik, sepse për vendin nuk ka rrugë tjetër. Fjalimi i presidentes Osmani është bojkotuar nga partitë opozitare.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
GREQI – Qeveria e Greqisë njoftoi udhëzimet e reja të udhëtimit për vizitorët që duan të hyjnë në Greqi nga e diela e ardhshme,19 dhjetor dhe për një pjes...
BRUKSEL – Komisioni Evropian rekomandon që personat e vaksinuar të marrin doza përforcuese jo më shumë se gjashtë muaj pas vaksinimit të tyre fillestar, m...
SHBA – Të paktën pesë persona humbën jetën pasi stuhitë e papritura të forta dhe erërat rekord goditën disa shtete të SHBA-së, vetëm disa ditë pasi tornad...
BRUKSEL – Parlamenti Evropian shprehu të enjten shqetësim të thellë për shkeljet e të drejtave të njeriut të punëtorëve vietnamezë në Serbi, dhunën kundër...
GREQI – Disa video të shpërndara në rrjetet sociale, ku shfaqen disa të rinj, të cilët qëllonin me breshëri me armë zjarri, janë bërë shkak për kryerjen e...
SHBA – Derisa varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po përhapet shpejt në të dyja anët e Atlantikut, amerikanët dhe evropianët po hyjnë në sezonin e fes...
PRIZREN – Policia e Kosovës ka njoftuar mbylljen e një lokali në Prizren. Vendimi është marrë nga inspektorët sanitarë lokalë, pasi dyshohet se shtatë per...
KOSOVË– Një person ka përfunduar në spital në Prishtinë pasi është sulmuar me thikë nga një tjetër. Rasti ka ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë, bë...
TEKSAS – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur një peticion për të falur shoferin e një kamioni të dënuar me 110 vjet burg për shkaktimin e një aksi...
KOSOVË – Kryetarët e komunave të Kosovës nuk do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku do të diskuto...