LIVE UPDATES
Politike

Vizita e Ballës në Berlin: Negociatat hapen këtë vit, kemi marrë mbështetjen e Gjermanisë

6 Qershor 2019, 09:33 Nga DOSJA

GJERMANI- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka vijuar dhe sot takimet në Parlamentin gjemran, por dhe me përfaqësues të qeverisë. Gjatë qëndrimit disa ditor në Berlin, Balla zhvilloi takime me raportuesit për Shqipërinë të grupeve ndryshme parlamentare, njëkohësisht anëtarë të Komitetit të Çështjeve Europiane si,  z. Metin Hakverdi, deputet i Partisë Socialdemokrate, z. Manuel Sarrazin, deputet i Partisë së Gjelbërt, z. Jurgen Martens, anëtar i Komitetit të Çështjeve Europiane, deputet i Partisë së Demokratëve të Lirë.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte biseda lidhur me rekomandimin pozitiv pa kushte të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian si dhe shqyrtimi i rekomandimit nga Bundestagu gjerman në një kohë sa më të afërt.

Sipas Ballës, të tre këto grupe parlamentare janë shprehur pro fillimit të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti. Në Grupin e CDU/CSU, Balla zhvilloi një takim me Anëtarin e Presidencës së kësaj partie, deputetin Olav Gutting me të cilin bisedoi jo vetëm mbështeten për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, por edhe bashkëpunimi ekonomik shumëplanësh mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u prit gjithashtu me një darkë zyrtare edhe nga Sekretari i Shtetit për Drejtësinë, z. Christian Langhe.

DEKLARATA E PLOTË

Në këto dy ditë të qëndrimit në Gjermani patëm mundësi të zhvillonim takime, qoftë me përfaqësues të Bundestagut, po ashtu edhe me përfaqësues të qeverisë, sikurse ishte takimi me Sekretarin e Shtetit për Drejtësi, z. Christian Lange ku bashkëndamë gjykimin se Shqipëria tashmë është në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit europian pas marrjes së rekomandimit pozitiv.

Komisioni Europian rekomandoi fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes BE, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, bazuar në një analizë teknike të të gjithë kritereve që një vend duhet të përmbushë në rrugën e tij drejt Bashkimit Europian. Reforma në Drejtësi është kryefjala mbi të cilën bazohet argumentimi kryesor i hapit të rëndësishëm te ndarjes së Shipërisë nga tranzicioni i tejzgjatur. Reforma në Drejtësi është një garanci, jo vetëm për shtetin e së drejtës në Shqipëri, por është gjithashtu një garanci për investitorët gjermanë të cilat çdo ditë e më shumë shfaqin interes lidhur me mundësitë e investimit nga ana e tyre në Shqipëri.

Ashtu si Komisioni Europian edhe autoritetet gjermane vlerësojnë se ecuria e kësaj reforme është shumë e mirë. Një numër i madh gjyqtarësh e prokurorësh nuk e kanë kaluar procesin e vettingut, për shkak të evidentimit të problematikave që lidhen, qoftë me pastërtinë e figurës, qoftë me pasurinë apo me përgatitjen profesionale, tregon sa e rëndësishme dhe sa domethënëse ka qenë kjo reformë.

Madje, siç theksohet edhe këtu në Gjermani, ky model i një reforme të thellë duhet të merret shembull edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm. Kujtoj këtu, se Reforma në Drejtësi është një investim dhe angazhim i kancelares Merkel, po ashtu edhe i qeverisë së SHBA, të cilët vazhdojnë ta ndjekin me vëmendje implementimin e kësaj reforme.

Edhe këtu nga Berlini dua ta them shumë qartë se kushdo politikan që është kundër kësaj reforme është automatikisht kundër rrugës europiane të Shqipërisë. Për fat të keq, opozita shqiptare është munduar edhe në Gjermani, të hedhë baltë mbi Shqipërinë dhe mbi rrugën europiane të saj, por unë jam i bindur që këtu kjo baltë nuk ngjit për sa kohë që vlerësimi është teknik. Ky vlerësim ka të bëjë me realizimin e këtyre reformave; Reforma në Drejtësi, apo lufta kundër krimit dhe korrupsionit njihet si rezultat pozitiv dhe progres i dukshëm nga ana e Shqipërisë.

Roli i Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, është një rol që Gjermania dhe Bashkimi Europian e vlerësojnë edhe për faktin se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka një politikë të jashtme në të njëjtën linjë me Gjermaninë dhe me BE-në. Një çështje dhe një fushë e rëndësishme e diskutimit ishte padyshim bashkëpunimi me Gjermaninë. Gjermania mbetet investitori kryesor në Shqipëri, me më shumë se 1 miliardë euro investime gjatë 25 viteve të fundit ku në mënyrë të veçantë do të doja të theksoja angazhimin e KfW.

Përmes KfW, Shqipëria ka përfituar një numër të madh investimesh të fokusuara në sektorë kyç të zhvillimit ekonomik e social të qëndrueshëm të vendit tonë. Bëhet fjalë për linjat e interkonjeksionit dhe linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike, rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm të zonave urbane dhe rurale, po ashtu të trajtimit të ujërave të zeza apo edhe të trajtimit të mbetjeve. Një dimension tjetër është edhe angazhimi i drejtpërdrejtë i Gjermanisë në strukturat e arsimit profesional në Shqipëri.

Pra, biseda me z. Guting apo me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave gjermane ishte një dimension tjetër i kësaj vizite pasi Gjermania është një partner i rëndësishëm për Shqipërinë me të cilin duhet të intensifikojmë edhe më gjerë bashkëpunimin ekonomik.

Janë të shumta kompanitë gjermane që veprojnë në Shqipëri, por ne ende kemi shumë mundësi për të ofruar pasi një sektor i cili është ende i paeksploruar është sektori i turizmit ku plot kompani gjermane janë në proces diskutimi me Qeverinë Shqiptare dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë është e mundur që të kemi sa më shumë operatorë turistikë gjermanë në Shqipëri.

Po ashtu dua të ndaj me ju faktin që gazeta më e madhe gjermane, përsa i përket edhe qasjes në politikën e jashtme, Die Welt kishte një edicion të veçantë kushtuar Shqipërisë. Në më shumë se 50 faqe kjo gazetë kishte prezantuar një Shqipëri të vërtetë, jo Shqipëria e disa mediave të cilat në mënyrë të qëllimshme mundohen t’i bëjnë dëm imazhit të Shqipërisë.

Kujtojmë se Shqipëria pret hapjen e negociatave në fund të qershorit. Për këtë gjë Balla prej disa ditësh ndodhet në Gjemrani për të zhvilluar takime të rëndësishme për të lobuar për fillimin e negociatave të Shqipërisë. Në Gjermani ndodhet dhe Lulzim Basha, i cili ka zhvilluar po ashtu takime të rëndësishme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike balla ne gjermani hapja e negociatave me be negociatat e shqiperise me be taulant balla balla ne gjermani hapja e negociatave me be negociatat e shqiperise me be taulant balla


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet