LIVE UPDATES
Bota

Viti i rikuperimit të dëmeve të pandemisë

4 Janar 2021, 08:32 Nga DOSJA
Viti i rikuperimit të dëmeve të pandemisë

Rimëkëmbja ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës duhet të jenë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Kosovës për vitin 2021, thotë Arian Zeka, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës dhe Safet Gërxhaliu, ekspert për çështje ekonomike.

Gjatë vitit të kaluar, pandemia e shkaktuar nga koronavirusi dhe masat kufizuese për parandalim e saj, në Kosovë kanë ndikuar në përkeqësimin financiar të bizneseve dhe këto pasoja, sipas tyre, duhet të evitohen.

Zeka: Prioritet hartimi i një strategjie nacionale të zhvillimit

Masat e deritashme të rimëkëmbjes ekonomike për ndihmë bizneseve të goditura nga pandemia, nga qeveria janë realizuar në mënyrë ad-hoc, thotë Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK).

Prandaj, gjatë këtij viti, qeveria e re, së bashku me partitë politike, përfaqësues të komunitetit të biznesit, ekspertë dhe profesorë universitarë duhet të hartojnë një strategji nacionale të zhvillimit ekonomik, thotë Zeka.

“Pastaj, kjo strategji të mund të shndërrohet në një dokument që do ishte shtyllë e zhvillimit ekonomik në të ardhmen, edhe në rast të ndryshimit të qeverive, meqenëse tashmë po e shohim se realisht asnjë qeveri, jo vetëm që nuk po mund të arrijë të përfundojë mandatin, por as gjysmën e tij”, theksoi Zeka.

Edhe Safet Gërxhaliu, ekspert për çështje ekonomike, shprehet se institucionet e dala nga zgjedhjet e reja, në fokus duhet të kenë rikuperimin për bizneset, sundimin e rendit dhe ligjit dhe përmirësimin e ambientit për investimet e huaja, sidomos për të motivuar investimet nga shtetasit e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës.

“Në këtë drejtim, viti 2021 do jetë mjaft sfidues. Nëse vendeve të rajonit do t’iu duhen dy ose tri vjet për të marrë hapin për rimëkëmbje ekonomike, Kosovës do t’i duhet dyfishi sepse vërtet është bërë shumë pak për të mbështetur dhe sanuar pasojat e kësaj pandemie”, tha Gërxhaliu.

Gërxhaliu: Politika sfidon ekonominë

Duke marrë parasysh situatën e rëndë politike, pasi Kosova përmbylli vitin me qeveri në detyrë, Zeka dhe Gërxhaliu thonë se qeveria e re, që do të dalë pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duhet me gjithë kapacitetin të angazhohen për rikuperim e dëmeve ekonomike nga pandemia, pasi viti 2021 do jetë sfidues për shkak të pasojave të shkaktuara nga pandemia më 2020.

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, pasi e shpalli të pavlefshëm votimin e Qeverisë së Kosovës dhe urdhëroi mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke e lënë Qeverinë Hoti si qeveri në detyrë.

Për shkak të kësaj, Gërxhaliu, vlerëson se viti 2021 është vit i gjykuar për të dështuar në aspektin ekonomik, pasi sipas tij, edhe gjatë këtij viti do të dominojnë çështjet politike, për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen.

“Mjerisht, në një vend ku agjenda politike është e tillë, ngufatet ekonomia dhe mirëqenia sociale dhe shumë vende të rajonit nuk do kishin pasur mundësi të përballojnë që të kenë tri qeveri brenda një viti kalendarik. Por, Kosova po sfidohet jo nga jashtë, por më shumë nga brenda nga mosstabiliteti politik”, thekson ai.

Ndërkaq, Arian Zeka shprehet se ndikimi ekonomik që pandemia ka pasur në ekonomi, pashmangshëm do bartet edhe gjatë këtij viti. Por, ai thotë se kërkohet reagimi i institucioneve kompetente.

“Për të mos tingëlluar shumë pesimist, nëse bazohemi se çfarë ka ndodhur në vitin 2020 dhe si ka qenë reagimi institucional, atëherë shpresat janë të zbehta se do të mund të shohim një rikuperim të shpejtë dhe të plotë, brenda vitit 2021. Në fakt, ajo që duhet cekur është se ka mundësi që efektet e krizës të vërehen edhe në vitin 2022, e tutje”, thekson Zeka.

GAP: Qeveria të ndihmojë bizneset në mënyrë proporcionale me dëmin

Ndryshe, sipas Administratës Tatimore të Kosovës, në nëntëmujorin e parë të vitit 2020, u deklaruan mbi një miliard euro më pak të hyra se në periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Nga kjo shifër, pandemia COVID-19 ka goditur në mënyrë joproporcionale industri të ndryshme të ekonomisë në Kosovë. Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, thuhet se aktivitetet ekonomike që kanë pësuar më se shumti humbje janë industria e arteve, argëtimit dhe rekreacionit (79%), patundshmëria (44%), transporti, magazinimi (43%), akomodimi dhe shërbimi ushqimor (37%).

Ndihmat e qeverisë, sipas këtij instituti, deri më tani ka qenë uniforme për të gjitha industritë ekonomike, prandaj ky institut i rekomandon qeverisë të marrë parasysh industritë që kanë rënie më të lartë dhe t’i targetojë ato me fonde të cilat janë proporcionale me dëmin që kanë pësuar.

Për të t’u rikuperuar ekonomia nga efektet negative nga COVID-19, Kuvendi i Kosovës pas shtatë dështimesh, më 4 dhjetor 2020, arriti të votojë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19. Në bazë të këtij, ndërmarrjeve private u ofrohen lehtësira në aspektin financiar dhe ligjor.

Në aspektin financiar, qeveria në detyrë ka ndarë një fond prej rreth 200 milionë eurosh për bizneset që kanë vështirësi financiare, shpërndarja e të cilave pritet të fillojë në muajit e parë të këtij viti.

REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni pandemia pandemia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet