LIVE UPDATES
Sport

Viti 2021 në sytë e Ilir Shulkut, rrëfimi në 360 gradë i sekretarit të FSHF-së…

30 Dhjetor 2021, 17:44 Nga DOSJA
Viti 2021 në sytë e Ilir Shulkut, rrëfimi në 360 gradë

TIRANE – Në një intervistë për emisionin “Skaner” në televizionin MCN, Ilir Shulku bëri një analizë të përgjithshme, duke nisur nga aktivitetet e ekipeve kombëtare të Shqipërisë, te kampionati shqiptar, përdorimi i sistemit VAR, përmirësimi i infrastrukturës, si një nga prioritetet kryesore të FSHF-së dhe në fund organizmi i finales së parë të Conference League në Tiranë.

Teksa foli për ecurinë e Kombëtares gjatë këtij viti, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së e konsideroi si të suksesshëm këtë edicion të kuqezinjve në kualifikueset e vlefshme për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, teksa u ndal edhe në disa momente kyçe përgjatë këtyre eliminatoreve. Ai foli edhe për shortin e Ligës së Kombeve, ndërsa vlerësoi maksimalisht mbrojtjen shqiptare, si dhe dha një koment mbi ekipet zinxhir të moshave.

Kombëtarja shqiptare përgjatë vitit 2021 – “Ka qenë një vit i suksesshëm, pasi këtë e tregojnë edhe rezultatet. Ekipi kombëtar ka marrë vendin e 3-të në grup. Prej fillimit kur u hodh shorti, nga opinioni dhe stafi thuhej se nëse do të merrnim vendin e tretë, do të jetë një arritje dhe këtë objektiv ne e kemi realizuar. Përpos kësaj kemi qenë deri në ndeshjen e parafundit në garë për vendin e dytë. Në të gjithë historinë tonë, nuk kemi qenë kaq mirë. Kemi luajtur kundër Polonisë, që dihet se është një ekip shumë i fortë dhe ishte pretendent grupi, ku deri para ndeshjes në Tiranë kishim një sërë mungesash në formacion, të cilat për një ekip si Kombëtarja, janë shumë. Gjithë edicioni ka qenë pozitiv dhe me pak fat ndoshta mund të ishim dhe ne në “play-off”. Kundërshtarë si San Marino dhe Andorra, kemi pasur gjithmonë në grup. Nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Përveç kësaj kemi pasur 3 kundërshtarë shumë të vështirë. Anglia ka kombëtaren më të mirë të viteve të fundit. Do të ishte sukses nëse linim një nga Polonia ose Hungaria prapa dhe ia dolëm. Kemi marrë pikë në grup, që është një rekord për Kombëtaren shqiptare.

Kombëtarja e Shqipërisë me 6 titullarë mungesë, përsëri luajti në mënyrë të barabartë ndaj Polonisë. Nëse do i kishim lojtarët që munguan, jam i bindur që do të kishim rezultat tjetër, ndoshta barazim ose fitore, por jam i bindur që do të kishim rezultat pozitiv. Pa diskutim që kemi një trajner shumë të mirë. Unë e them me bindje, që pavarësisht moshës, është një trajner vital, di të bëjë grup dhe di ta mbajë grupin. Nuk është vënë asnjëherë në diskutim e ardhmja e Rejës. Kontratat ndërpriten, kur rezultatet ose loja nuk janë mirë. Këto për ekipin tonë kanë ecur shumë mirë dhe nuk ka pse diskutohet kjo pjesë”. 

Armando Broja? – “Broja nuk ka humbur, është aktiv dhe lojtar i ekipit kombëtar. Është lojtar i Premiere League dhe po luan shumë mirë. Ka kontribut të jashtëzakonshëm në ekipin Kombëtar dhe pa diskutim që do të ketë dhe në vazhdim. Probleme në një familje të vogël sigurisht që do të ketë. Nëse ka pasur ndonjë konflikt të vogël, këto janë probleme që janë zgjidhur brenda ekipit dhe nuk mendoj se ne duhet t’i mëshojmë shumë kësaj. Trajneri është shumë i mirë, ashtu siç e kam bindjen që Broja është një talent. Ka dhënë për ekipin Kombëtar dhe ka akoma shumë për të dhënë për ekipin Kombëtar. Sigurisht që do të vijë, nuk është vënë në diskutim ardhja e Brojës në ekipin kombëtar. Nuk është Broja lojtari i parë, ka shumë lojtarë të tjerë që për egon pozitive sportive kërkon që të jetë nga minuta e parë e deri në fund në fushën e lojës, për të kontribuar për ekipin Kombëtar, por trajneri mendoj që bën gjithnjë zgjedhjen e duhur në konceptin e tij, për të marrë maksimumin e ekipit. Broja ka kontribuar me ekipin Kombëtar, ka shënuar gola, ka dhënë pikë për ekipin Kombëtar në ato momente që trajneri e ka parë të nevojshme dhe të arsyeshme që do ta aktivizojë, për të marrë ato aftësi dhe cilësi që ka Broja. Më duket absurde kjo që Broja nuk do të jetë te Kombëtarja.

Brezi është proces. Për fatin tonë të mirë, ky ndërrim i brezave ka ardhur natyrshëm. Këtë e them nga eksperienca ime, kur një brez lojtarësh largohen dhe vjen një brez i ri, mund të çedojë ekipi, por në ekipin tonë Kombëtar ka ardhur logjikshëm dhe natyrshëm, pasi kemi lojtarë që janë larguar për arsye moshe dhe lojtarët e tjerë që kanë ardhur janë përshtatur mjaft mirë. Ky ndërrim ka ardhur natyrshëm dhe i ka shërbyer harmonisë së ekipit dhe ingranimit të lojtarëve”

Shorti i Ligës së Kombeve – “Në Nations League është i vështirë. Në momentin e parë që u hodh shorti, e pamë me Presidentin dhe gjithë stafet e trajnerët e ekipeve Kombëtare dhe na pëlqeu, por janë kundërshtarë të vështirë. Janë largësi të mëdha, janë në tre skaje. Ne do të synojmë vendin e parë. Kemi ekip të mirë dhe për fat, kemi lojtarët që aktivizohen të gjithë në ekipet më të mira europiane. Para disa vitesh kemi pasur ngërç, ku lojtatët kanë qenë pjesë e ekipeve të mira, por nuk kishin minuta loje, ndërsa sot pjesa më e madhe e lojtarëve janë titullarë, luajnë dhe kontribuojnë. Kjo është shumë e rëndësishme”

Mbrojtja e Shqipërisë? – “Ky nuk është problemi vetëm te ekipi ynë. Të gjitha ekipet e kanë problemin në mbrojtje e sidomos qendra, ku një gabim është direkt top në portë. Mendoj që kemi një repart të mbrojtjes shumë të mirë. Gjimshiti dhe Kumbulla janë në nivel shumë të mirë. Të dy janë shumë mirë, luajnë në ekipe shumë të mira. Gjimshiti ka qenë gjithnjë stabël dhe me ekipin Kombëtar dhe me Atalantën, përpos atij incidenti ku edhe na penalizoi në ndeshjen me Poloninë. Ka treguar se është një shtyllë e fortë për momentin dhe do të jetë dhe për një kohë të gjatë shtyllë e qendrës së mbrojtjes. Pa diskutim dhe Kumbulla gjithashtu.

Të gjitha ekipet kanë vëmendje të ndarë drejt, por patjetër është më e dukshme te ekipi Kombëtar A. Siç thashë, të gjithë lojtarët luajnë në ekipe të tjera e kur vijnë te Kombëtarja ka jehonë tjetër. Ne kemi shumë ekipe Kombëtare. Kemi bërë ekipe ndërmjetëse, U-16, U-18 dhe U-20. Kemi nga U-15 deri te U-21 dhe ekipi A, që nga ana e stafit dhe vëmendjes, çdo gjë është pothuajse e barabartë”.

Ekipet zinxhir të moshave të Shqipërisë – “Synimi i parë i ekipit U-21 dhe ekipeve të moshave, është që të prodhojnë sa më shumë lojtarë për ekipin A. Mendoj se këtë në vitet e fundit, ekipi Kombëtar U-21 dhe trajneri Bushi besoj se këtë pikë e kanë përmbushur denjësisht. Në vitet e fundit, pjesa më e mirë e lojtarëve të rinj në Kombëtaren A, kanë ardhur nga ekipi U-21. Kemi 2-3 lojtarë shumë të mirë që mendoj se sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e ekipit A. Mos të harrojmë se Shqipëria U-21, më pak fat mund të kishte një renditje tjetër, por gjithsesi është pozitiv”.

Trajner shqiptar te Kombëtarja? – “Sigurisht që është si opsion, kjo nuk është përjashtuar asnjëherë. Gjithnjë, në balancë vendosen disa kritere. Sa herë është diskutuar, janë përmendur edhe trajnerë shqiptarë, ndonëse më pas janë zgjedhur të huaj. Nuk është e pamundur dhe patjetër që është opsion një trajner shqiptar”.

Më tej, Ilir Shulku foli edhe për kampionatin shqiptar, ndërsa komentoi edhe arbitrimin dhe sistemin VAR, që ka sjellë përmirësim të gjykimit në futbollin shqiptar.

Abissnet Superiore? – “Ka shumë vite që kampionati shqiptar është në rritje dhe cilësia është në rritje. Pothuajse në shumicën e kampionateve të këtyre viteve të fundit, ka pasur shumë garë dhe rivalitet. Ekipet që kanë rënë nga kategoria, në shumicën e këtyre viteve janë ndarë në javët e fundit, që do të thotë, gara ka qenë shumë e fortë edhe poshtë. Ekipi kampion dhe ekipet pjesëmarrëse në kupat e Europës po e njëjtja gjë, që janë ndarë në javët e fundit. Kjo tregon që nga ekipi i parë deri te i fundit, ky është një kampionat me rivalitet dhe patjetër që ka dhe cilësinë brenda dhe është shumë i ndjekur. Për stadiumet është e drejtë të flitet. Por rregullimi i tapeteve të disa stadiumeve është koha e përshtatshme, sepse një tapet nuk mund të ndërrohet në verë, është e përshtatshme në këtë periudhë. Kështu që stadiumi i Kukësit, stadiumi i Durrësit që po bëhet nga e para, dy ekipe që kanë ndikuar pak në mospasjen e fushave. Por kampionati është bërë aq i fortë, saqë nuk ka asnjëlloj diference se ku ekipi luan. Ndeshjet kanë treguar që të gjitha ekipet kanë fituar në fushat jashtë ashtu edhe brenda. Kjo diferencë është ndjerë shumë pak. Me fillimin e fazës tjetër, do të kemi fusha të tjera. Stadiumi i Teutës që përfundon dhe Kukësit gjithashtu”.

Arbitrimi dhe sistemi VAR – “Federata ka detyrë që të merret me organizimin e garës. Federata nuk ka asnjë lidhje dhe akses për të ndikuar në garë. Tashmë kemi dy vite që është edhe Liga, që funksionon. Organet e gjykimit janë propozuar dhe vendosur nga Liga, jo nga Federata. Probleme të gjykimit, ka pasur, ka dhe do të ketë. Nuk është vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Në çdo javë ka probleme edhe në kampionatet më të mëdha. Ndonjëherë edhe ne që e shikojmë nga jashtë kemi dyshimet tona, a ishte vendimi i duhur apo jo. Por është pjesë e garës. Në këtë moment, me hyrjen e VAR, gabimet janë minimizuar. Ndërhyrjet e VAR janë shumë thelbësore dhe mbi 90% kanë rezultuar pozitive, ku kanë marrë vendime dhe verdikte të drejta për vazhdimësinë e lojës. Nuk mendoj se ka ekipe sot në Superiore që mund të ketë nga gjykimi apo nga “gabimet” e sistemit VAR që nuk ka vendin që meriton në tabelën e klasifikimit. Klasifikimi në këto 15 javë është i drejtë.
Nuk ma merr mendja që çdo arbitër ka trysni. Ka një komision që gjykon vendimet e arbitrave në çdo javë, duke filluar nga ekipet e moshave te ekipet superiore që janë shumë të dukshme pasi ndeshjet janë live. Komisioni i gjykimit merr në gjykim edhe ndeshjet e moshave. Arbitrat që kanë relacione, patjetër që ndëshkohen sipas pikave që ka rregullorja”.

VAR-i? – “Është një kosto goxha e madhe për buxhetin që ka FSHF-ja, por ja vlen për heqjen e problematikave në gjykim, për marrjen e vendimeve të sakta. Mesa di, janë mbi 30 raste ndërhyrje të VAR në këto 15 javë, për korrigjim. Janë 30 vendime të sakta të marra. VAR do të përdoret edhe në ndeshje thelbësore në Kategorinë e Parë, ndërsa do të shihet edhe për stadiumin”.

Raporte për trukim ndeshjesh? – “Nuk di të ketë raportime për ndeshje të dyshuara për trukim. Vjet nuk kishte asnjë raportim për trukim. Klubet dhe presidentët janë ndërgjegjësuar. Dhe në mënyrën e organizimit të klubeve ka përmirësim, qoftë në infrasturkturë, apo edhe në administratë. Të gjitha këto aspekte, ka ndëërgjegjësim të klubeve. Nëse disa vite më parë raportimet për ndeshje të trukuara ka qenë disa, tani është zero, kjo tregon progres pozitiv.”

Licensimet? – “Të gjitha klubet që marrin pjesë në Abissnet Superiore, kanë disa kritere përveç kriterit financiar dhe dy vitet e fundit, çdo ekip që kalon në Superiore pothuajse janë të njëjtat kritere”

Zhvillimi i futbollit të moshave“Kemi disa vite që për të zhvilluar futbollin, në shkolla ne paguajmë një pjesë të mësuesëve të fiskulturës, nëpër të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme për t’u marrë dhe për të evidentuar lojtarë nëpër shkolla dhe për të bërë stërvitje pasdite me lojtarë që e adhurojnë futbollin dhe merren me këtë sport. Kjo ka rreth dy vjet. Kemi projektin “Grow” që e kemi shtrirë në pothuajse të gjithë Shqipërinë dhe në të gjitha shkollat që kanë infrastrukturën e duhur për të zhvilluar futboll. I kemi ndihmuar shkollat duke licencuar trajnerët nëpër shkolla, falas, me bazë materiale falas nga FSHF”.

Më tej, Shulku foli edhe për projektet e FSHF-së për të zhvilluar futbollin që në moshë të vogël, teksa së fundmi, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së mori vendimin për të mbuluar me uniforma falas futbollin e moshave, nga U-17 në U-19. Ai foli edhe për projektin e “100 fushave” që është lançuar prej kohës dhe që po arrin në fazën finale.

Projektet e FSHF-së – “Projekti është filluar kohë më parë, pasi që të arrihet në finalizim, do një kohë përpara, për të arritur në qëllimin final. Ky projekt ka nisur 4 vite më parë dhe nuk ka lidhje me fushatën politike, por është si projekti “Topi Yt”, pasi dihet që pagesat për arbitrat, delegatët, punëtorët e fushës etj, në futbollin e moshave ka disa vite që në të gjithë Shqipërinë paguhet nga FSHF. Në mbështetje të futbollit të fëmijëve është dhe ky projekt, ku çdo fëmijë, nga mosha U-7 deri në U-19 do të ketë setin e uniformave nga FSHF. Zyrtarët, topin, uniformën i paguan FSHF dhe trajnerit i mbetet vetëm të studiojë, pasi pjesa tjetër mbulohet nga FSHF. Ka një kosto të madhe, rreth 1 milionë euro dhe ky projekt do të vazhdojë. Çdo fëmijë shqiptar që luan futboll është i pajisur me unforma”. 

Projekti i 100 fushave? – “Është një projekt i lançuar prej kohës dhe ka ardhur tashmë në fazën finale, ku po mblidhen aplikantët. Deri tani kemi disa klube dhe disa ekipe, shoqata që kanë aplikuar për t’u pajisur me fushë dhe ky është një proces i vazhdueshëm. Mund të aplikojë kushdo”. 

Ligji i sponsorizimit – “Nëse ligji i sponsorizmit aprovohet, do të jetë një mbështetje e madhe për sportin në Shqipëri. Nëse aprovohet, e them me bindje që për pak vite do të shikojmë zhvillim tjetër. Po të shikojmë në Kosovë, kemi shumë raste që shumë sponsorë të fuqishëm, pa lidhje me sportin, po merren me futbollin dhe po sponsorizojnë ekipet e futbollit”. 

Një nga prioritetet kryesore të FSHF-së pa diskutim është edhe përmirësimi i infrastrukturës në vend. Prej disa kohësh, institucioni i futbollit ka bërë disa ndërhyrje në disa stadiume e fusha të vendit, teksa Shulku listoi në intervistën e tij edhe ndërhyrjet që po bëhen aktualisht në qytetin e Lushnjes, që do të ketë 4 fusha të reja, ndërhyrjet në “Selman Stërmasi” dhe kompleksin “Skënder Halili”, si dhe në stadiumin e Lezhës.

Ndërhyrja në infrastrukturë – “Infrastruktura sportive në Shqipëri ka probleme. Këto vitet e fundit është marrë FSHF-ja me përmirësimin e infrastrukturës në disa vende. Tashmë që flasim kemi Lushnjen, që ka pasur vetëm stadiumin dhe dy anekse që nuk kanë qenë në gjendje të mirë dhe një fushë tjetër. Të treja këto komplekse dhe tapeti i stadiumit do të bëjnë që qyteti i Lushnjës të ketë një tjetër zhvillim tani. Do të bëhen 3 fusha të reja me tapet, gjithashtu edhe stadiumi. Tani që flasim Lushnja ka 1, ndërsa për pak kohë do të ketë 4 të tilla. Në “Selman Stërmasi” ka filluar rikonstruksioni i tapetit të fushës. Në stadiumin e Lezhës do të ndërhyhet në komplet tribunën qendrore dhe dhomat e zhveshjes, do të ketë një restaurim të tribunës, pasi është i amortizuar. Edhe aneksi i Besëlidhjes është në gjendje jo të mirë. Këto janë të gjitha me investimin e Federatës”.

Viti 2022 pa diskutim do të jetë një vit i rëndësishëm për futbollin, pasi për herë të parë, kompeticioni më i ri i organizuar nga UEFA, Conference League do të zhvillojë finalen e parë në Tiranë. Shulku e komenton si një event mjaft të rrallë, që falë punës së mirë dhe besimit që FSHF-ja i ka dhënë qeverisë së futbollit europian, arriti ta përfitojë përmes projektit që iu paraqit UEFA-s.

Finalja e Conference League në Tiranë – “Është një event i rrallë, të cilin e përfituam. Nuk u përfitua me zgjedhje me short, por u përfitua me projekt. Ne aplikuam edhe një vit më parë për ta marrë, por UEFA u bind herën e dytë me projektin e paraqitur nga ne, pasi kishte disa kandidatura, por e fituam ne.Është qershia mbi tortë që një kompeticion i tillë në Tiranë, do të ketë zhvillim vendi dhe futbolli.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sport Sport #Abissnet Superiore #kampionati shqiptar ilir shulku sekretari i pergjithshem Ilir Shulku VAR anulon golin Ronaldos #Abissnet Superiore #kampionati shqiptar ilir shulku\ sekretari i pergjithshem Ilir Shulku VAR anulon golin Ronaldos

Sondazh

Poll

Djali mbyti babanë në Divjakë, flet i afërmi: Kanë patur debate, s'e di ç'ka ndodhur

Djali mbyti babanë në Divjakë, flet i afërmi: Kanë patur debate, s'e di ç'ka ndodhur

Djali vret babain në Lushnje, arrestohet nga policia, i riu ishte dënuar me 13 vite burg

Skandali me evazionin fiskal, Kryemadhi i përgjigjet ministres Ibrahimaj

Denoncimi i Kryemadhit: Nuk ka asnjë njoftim nga institucionet ligjzbatuese për kompanitë në fjalë

Evazioni fiskal me inceneratorët, Ibrahimaj: Asgjë nuk është e re, zhurmë në vigjilje të protestës

Thirrja e Komitetit,Rakacolli:Bëjmë apel për kryerjen e vaksinimit,mbani maskat në vendet e mbyllura

Covid në vend/ Tomini: Ka rritje infektimesh. Bino: Ka rënë përqindja e vaksinimeve në Shqipëri

Brenda dhomës që u përfshi nga flakët në Spitalin e Fierit, dëme të shumta materiale

Vendimi i Qeverisë: Rriten me 6% pagat në sistemin arsimor parauniversitar

Berisha thirrje policëve: Çdo presion ndaj qytetarëve do marrë ndëshkim personal dhe ligjor

Rritet pagat e personelit shëndetësor, Manastirliu: Shpërblim për mjekët që punojnë larg banesave

Do futen protestuesit në kryeministri? Berisha: Çdo opsion është i mundshëm

Sali Berisha: Për Ramën qytetarët ekzistojnë vetëm për t’i vjedhur. Përgjigjen e merr nesër

7 korriku/ Berisha: Nesër bashkë me temperaturat rritet urrejtja popullore

Urdhëri krijon debat në komision, inxhinieria: Nuk na duhet, Balluku s'na hap derën

Zjarri në spitalin e Fierit, mjeku: Është djegur lavatriçja e larjes së filmave

Tym dhe flakë/ Zjarr në katin e parë të spitalit të Fierit, evakuuohen pacientët

Kapet shtëpi bari në Fier, heroinë, kanabis në proces tharjeje e armë zjarri

Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: Takohemi në SPAK

SPAK thirri të moshuarit? Kryemadhi: Shashka, s'është aspak e vërtetë

Kryemadhi paralajmëron: SPAK ta thërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda Edi Ramën

Kryemadhi zbulon bisedën me djalin e pensionistit 30 mln USD pasuri: Kontrata s'ka firmën e tij

Kryemadhi: Kam qindra fatura për SPAK-un, Rama ka vjedhur 189 mln dollarë

Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës synon që të ofrojë fluturime përtej oqeanit

Në takim me Ramën, investitori: Në 1992 Shqipëria kishte vetëm rrugë me gropa dhe Mercedezë të zinj

Balluku: Kemi projekte të reja. Ibrahimi: Investimet strategjike, ligji që zhvillon turizmin në vend

Investitori pyet për pronat, Rama: Në Shkodër tokat u ndanë si burrat, po bëhet digjitalizimi

"Veza apo pula?" Investitori pyet për objektinvin e infrastrukuturës, Rama: Eja na habit me ide

Rama: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka probleme, nuk është aty ku duhet

Rama: Në Shqipëri protestohet para zyrës time sepse të gjithë janë kryeministra më vete

Kush ishte VIP-i? Rama: Kërkoi armatime për të hyrë në Tiranë, Garda kishte vetëm pistoleta

Zjarr në një banesë në Vlorë, nxirret në kohë i moshuari

Rama: SHELL ka kryer zbulim të rëndësishëm të gazit e naftës nëntokë në Shqipëri

Motori 'zbor' në Tiranë, policia bihet nga pas, arrestohet i riu që e drejtonte

DEBAT në Kuvend! Dhimitri shkon pa shifra, Çupi: S’jemi në orë mësimi këtu, të drejtojmë gishtin

Droni i Policisë kap “mat” shkelësit e qarkullimit, ja sa do gjobiten

Rama feston 58-vjetorin e lindjes, suprizohet nga zv/Presidenti i Hagës, dhurata mbetet mister

"S'i kam të shkruara si ti", Mziu përplaset me Denajn, socialiste: S'matesh me mua

Salianji: Xhafajt s'iu hetua pasuria, Geronin do e denoncoja miliona herë nëse do kisha mundësi

I gjithë grupi i Berishës në mbështetje të tij, Salianji: S'ftova njeri se s'po shkoja në dasmë

Tentoi të vriste vëllanë për plazhin në Radhimë, momenti i arrestimit të autorit

A do shkojë në burg Salianji? Deputeti: S’hidhem dot përpjetë, respektoj vendimin

Marrja e vendimit në Apel u shty, Salianji: Kam dorëzuar të gjitha provat

E gjithë PD-ja në mbështetje të Salianjit, pamjet brenda sallës së gjyqit, 10 deputetë futen brenda

PD në Gjykatë

Rezoluta e KLP/ Bardhi: Duhet pjesa me rekomandimet e papërmbushura. Bushka: Disa s'kanë justifikim

Salianji mbërrin në Gjykatë, e shoqëron Flamur Noka, Luçiano Boçi e Luan Baçi

Përplasje me armë për pronësinë e plazhit në Radhimë, vëllai qëllon të vëllanë

Të shtënat në Radhimë, turisti norvegjez: Dëgjuam krisma e ia futëm vrapit

'Alarm i madh për KLP'/Bojkoti i avokatëve, Alibeaj:Po i hapet dera kriminelëve të dalin nga burgjet