LIVE UPDATES
Bota

Virusi i Coronës: Sa kohë pas infeksionit vazhdon njeriu të jetë imun?

28 Tetor 2020, 09:02 Nga DOSJA
Virusi i Coronës: Sa kohë pas infeksionit vazhdon njeriu të

“Unë jam imun”, tha Donald Trump kur u kthye në fushatën elektorale pasi kapërceu sëmundjen me COVID-19 dhe i tha publikut se do donte më mirë që ta puthte. Personi më i rëndësishëm në botë që u i infektua me Corona në fund nuk i puthi fare njerëzit në publik, dhe bëri mirë që nuk i puthi. Sepse sipas studimeve aktuale nuk dihet faktikisht nëse presidenti është imun apo jo.

Çështja e imunitetit e ka shoqëruar pandeminë e Coronës që në orët e para. Duke pasur parasysh rritjen e madhe të numrit të infeksioneve në Europë, Amerikën Veriore dhe Amerikën Jugore, çështja e imunitetit është shumë e rëndësishme. Një studim i ri ka ulur shpresat për ekzistencën e imunitetit natyror, pa vaksinë. Studiues të Imperial College London kanë bërë analizat e 365.000 vetëve në Angli dhe kanë gjetur shenja se imuniteti bie me kalimin e kohës. Çfarë dihet deri tani shiheni në verifikimin e fakteve nga DW:

Sa kohë mbetet njeriu imun mbas sëmundjes me COVID-19?

Kjo varet nga shumë faktorë. Për shembull nga mosha, siç thotë një studim i bërë nga Imperial College në Londër: Tek njerëzit me moshë më të madhe se 75 vjeç është vënë re kthim më i shpejtë i antitrupave të krijuar se sa tek më të rinjtë. Po ashtu krijimi i antitrupave varet nga grada e sëmundjes së kaluar. Për çudi numri i antitrupave ra më pak tek punonjësit e sistemit të shëndetësisë, gjë që tregon për përsëritje të infektimit ose ekspozim më të madh ndaj virusit të Coronës, thonë studiuesit. Pra imuniteti zgjat disa javë ose disa muaj, kjo varet nga personi që infektohet.

Në një studim tjetër të Harvard Medical School dhe të Universitetit të Torontos studiuesit nxorrën se sasia e madhe e antitrupave zgjaste dy deri katër javë pas infektimit, pastaj fillonte të binte. Niveli i antitrupave ka mbetur katër muaj i lartë, prandaj “ka shumë mundësi që në këtë periudhë njeriu të jetë i mbrojtur”, thotë drejtuesja e studimit, Richelle Charles. Por as ky studim nuk është dëshmi faktike për mbrojtjen. Pyetja për qëndrueshmërinë e imunitetit kundrejt virusit të ri të Coronës, mbetet fillimisht pa përgjigje.

Pse ka deklarata të ndryshme për imunitetin?

Kjo ka të bëjë me llojin e analizave, periudhën ose madhësinë e studimit. Kështu për shembull, studiuesit kanë nxjerrë në studime të ndryshme të bëra në Nju Jork se 20 përqind e popullsisë së cilës i janë bërë analizat ka pasur antitrupa, më Heinsberg të Gjermanisë kanë gjetur antitrupa tek 15 përqind dhe në pikën turistike austriake të skive, Ischgl, antitrupa ka pasur 40 përqind e të analizuarve. Të tre këto vende kanë qenë pika të nxehta gjatë valës së parë të Coronës, por vlerat e matura atje kanë qenë të ndryshme. Në Kinë, ku virusi u verifikua fillimisht, mjekët kanë gjetur në një studim të vogël, se njerëzit që kanë kaluar infektimin me Corona pa pasur simptoma, nuk kanë pasur më antitrupa në gjak pas dy muajsh. Kurse në SHBA, shkencëtarët e Universitetit të Arizonës kanë qenë më të sigurt. Duke analizuar 6 000 vetë ata kanë parë dëshmi “se imuniteti mbetet stabil të paktën pesë muaj rresht”, siç deklaron imunobiologia, Deepta Bhattacharya.

Dhe tani studiuesit e Imperial College kanë parë se nga fillimi i qershorit deri në fund të shtatorit pjesa e popullsisë që ka pasur antitrupa ka rënë nga 6 në 4,4 përqind. Kjo flet për zgjatje më të vogël të imunitetit. Por edhe verifikimi i antitrupave në gjak është gjë e vështirë. Rezultatet e studimit janë të ndryshme, edhe sepse disa studime kanë qenë deri tani në gjendje fillestare dhe nuk kanë kaluar procesin e kontrollit shkencor (edhe studimi i bërë nga Imperial College në Londër). Në fund të fundit çështja e imunitetit nuk është studiuar sa duhet. Këtë e pohojnë shumë studiues.

A duhet të vazhdojë masat mbrojtëse ai që ka kaluar sëmundjen me COVID-19?

Po, duhet. Nga pikëpamja ligjore nuk bëhen dallime midis njerëzve para ose pas sëmundjes me COVID-19. Masat mbrojtëse që janë të ndryshme nga vendi në vend, dhe në Gjermani edhe nga rajoni në rajon vlejnë për të gjithë njerëzit dhe janë pjesërisht të lidhura me dënime të mëdha. Nga pikëpamja mjekësore njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes edhe pasi kanë kaluar sëmundjen me COVID-19. Sepse, e para nuk dihet sa zgjat imuniteti dhe e dyta, dihet se ka pasur disa raste të reinfektimit. “Edhe nëse një analizë e bërë tregon për antitrupa, personi duhet të vazhdojë të respektojë masat e sigurisë kombëtare si për shembull ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskës dhe bërjen e analizave kur shfaqen simptomat,” thotë Paul Elliot, Drejtor i Imperial College në Londër.

A ka njerëz që nuk kanë imunitet pasi kanë kaluar sëmundjen me COVID-19?

Për këtë nuk ka dëshmi. Në një studim amerikan të bërë mes ushtarëve të marinës, 41 përqind e personave të cilëve iu bënë analizat nuk kanë pasur në gjak antitrupa të neutralizuar. Në një studim kinez të Universitetit Fudan në Shangai, 6 përqind e personave nuk kanë pasur antitrupa të neutralizuar në gjak. Kjo do të thotë se nuk është e sigurt nëse krijon apo jo imunitet çdo njeri, që infektohet me virusin e ri të Coronës. Instituti gjerman Robert-Koch thotë në përshkrimin e karakteristikave aktuale të virusit të Coronës, se sipas gjendjes aktuale të studimeve vazhdon të jetë e pasigurt, “sa i rregullt, sa i madh dhe sa i gjatë është imuniteti”.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne bote covid-19 ne bote

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet