LIVE UPDATES
Aktualitet

Vila Mbretërore hapet për turizëm! Plani i ri, menaxhimi i kalon fondacionit

20 Dhjetor 2021, 06:13 Nga DOSJA
Vila Mbretërore hapet për turizëm! Plani i ri, menaxhimi i kalon

Pallati i Brigadave ose siç njihet Vila Mbretërore do të menaxhohet me një koncept tjetër duke e hapur atë plotësisht për turizëm.

Në draftin e planit të menaxhimit të Pallatit të Brigadave qeverisë shqiptare parashikohet që kjo nismë të ketë në bazë konceptin e vetëfinancimit dhe në thelb zbatimin e këtij plani ta kenë në dorë një fondacion autonom.

Ndërsa pasuria do të mbetet në pronësi të Qeverisë së Shqipërisë, Ministria e Kulturës, do të mundësojë zbatimin e programit të zhvillimit, i cili do të përmirësojë ndjeshëm mbrojtjen dhe promovimin e Kompleksit të Pallatit të Brigadave. Me strukturën e re të menaxhimit, do të kemi një rritje të vazhdueshme të stafit teknik, atij të shërbimeve si dhe administrativ, të cilët do të drejtojnë dhe monitorojnë të gjitha aktivitetit brenda këtij Kompleksi. Propozohet ngritja e një Fondacioni, ku anëtarë të jenë edhe përfaqësues nga Fondacioni, Ministria e Kulturës, , si edhe me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe autoritete akademike” thuhet në dokument.

I njëjti draft plan menaxhimi nënvizon se aktualisht pallati është i hapur për ceremoni të veçanta si dhe për grupe të organizuara por jo mirëfilli për turizëm të hapur dhe të vizitueshëm në çdo kohë. Duke argumentuar këtë model me modele të tjera menaxhimi në botë si Palazzo Pitti, Firence, Itali, Palazzo Strozzi, Firence, Itali, Versaja, Paris, Francë, Residenz München, Mynih, Gjermani, Ministria e Kulturës konstaton se ka nevojë urgjente ndërhyrjeje në disa pjesë të hapësirës për restaurime.

“Ndërkohë që disa pjesë të Kompleksit të Pallatit të Brigadave, nga konstatimet e bëra, duhet të ndërhyhet me urgjencë me projekte restauruese, ku koha dhe mosha e pjesëve të ndryshme të tij, kanë bërë që të ketë probleme të lidhura me infiltrimin e ujërave apo me probleme të sistemeve të ndryshme inxhinierikë. Këto projekte tashmë duhet të reflektojnë ndërthurjen e pjesës së konservuar me inovacionet inxhinierike të përshtatura për funksionet e vjetra dhe të reja ne sit.

Qasja ndaj hartimit të Planit të Menaxhimit të këtij kompleksi është bazuar gjerësisht në mendimin se pasuri të këtij karakteri të trashëgimisë mund dhe duhet të jenë një faktor i rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit të turizmit, jetës publike dhe kulturore, duke u kthyer edhe në një mekanizëm financiar zhvillimi e punësimit” thuhet në draft.

Historiku i Pallatit të Brigadave

Plani i menaxhimit të Pallatit të Brigadave ndalet në historinë e kësaj ndërtese dhe kompleksitetin që shoqëroi projekti.

“Pallati i Brigadave është një sit i jashtëzakonshëm i trashëgimisë kulturore në qytetin e Tiranës, fryt i arkitekturës së mrekullueshme të viteve 1930-40. Në të vërtetë Pallatit të Brigadave ka 3 emërtime të ndryshme, produkt i fashave historike që ai kapërceu ne fillesën e vet: 1) Vila Mbretërore, 2) Vila e Mëkëmbësit dhe 3) Pallati i Brigadave. Emërtimi “Pallat i Brigadave” është emërtimi i fundit i përdorur tashmë nga të gjithë dhe nuk lidhet aspak me funksionin primar për të cilin u projektua dhe u ndërtua. Ky emër u përdor gjatë periudhës së diktaturës komuniste, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, dhe vjen për shkak të prezencës së Shtabit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar ne momentet e fundit të luftës në këtë kompleks.

Por historia e tij lidhet ngushtë me kërkesën e Ahmet Zogut për të pasur një Pallat dedikuar atij dhe familjes së tij. Ndaj që në Planin e Parë të zgjerimit të Tiranës në vitet 1925-27, të hartuar nga arkitekti italian Armando Brasini, kur Zogu ishte president, hidhet ideja e vendosjes së një Pallati Presidencial në fund të Bulevardit të Ri, i cili do të mbushte ballinën fundore të këtij Bulevardi, pra aty ku sot ndodhet Universiteti Politeknik i Tiranës.

Gjatë Planit të Dytë Rregullues të Tiranës, ne vitet 1928-1930, pas shpalljes së Monarkisë, me kompleksin fundor dedikuar Zogut u mor Florestano Di Fausto, arkitekti italian i cili sapo kishte realizuar ansamblin e ministrive dhe të Bashkisë së qytetit ne Sheshin Skënderbej. Kompleksi mbretëror përbehej nga 3 ndërtesa: Pallati Mbretëror, Vila e Princeshave dhe Vila Mbretërore. Kompleksi Mbretëror në volumetri dhe ne gjuhë arkitektonike ndryshonte nga ai i paraqitur më parë nga Brasini, nga i cili u mbajt vetëm ideja e pozicionit të këtij kompleksi. Gjuha arkitektonike e përdorur ishte e ngjashme me atë të ministrive ne Sheshin Skënderbej, pra një gjuhë neoklasike eklektike. Varanti i fundit i paraqitur prej tij mban vitin 1936.

Për shkak të financave të mëdha që kërkonte ky kompleks, Ahmet Zogu vendosi të ndërtojë fillimisht Vilën Mbretërore, pra atë që ne trashëgojmë. Zogu e sposton kompleksin mbretëror në fillim të vitit 1937 në majën e kodrës së Mulletit, me 1.2 km ne vijë ajrore në krahun lindor nga pozicioni ku Florestano Di Fausto e pat pozicionuar. Këtë herë Zogu ja beson projektin e tij Giulio Bertë, një tjetër arkitekt Italian prezent në Shqipëri, i cili në atë moment ishte eksponenti teknik më i lartë në Shqipëri në fushën e ndërtimit.

Në 1939-n pallati u transformua në Selinë e mëkëmbësisë së mbretit italian. Në vitin 1939 ndryshimi i vilës në seli të mëkëmbësisë solli një ndryshim në projekt.

Ndërtimi i pallatit u përfundua në vitin 1941 nga italianët, të cilët vendosën aty shtabin qendror të ushtrisë së tyre. Ndonëse i ndërtuar për mbretin shqiptar, Ahmet Zogu, pallati ka shërbyer si rezidencë mbretërore vetëm një herë, për një mbret italian, Viktor Emanuelin e III-të. Për gjithë periudhën tjetër, deri në largimin e italianëve nga Shqipëria, ai shërbeu si rezidencë shqiptare e Mëkëmbësit të Mbretit, fillimisht Jakomonit dhe më vonë gjeneral Parianit” thuhet në dokument./MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet menaxhimi plani i ri tirane vila mbreterore menaxhimi plani i ri tirane vila mbreterore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet