Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i krimeve të rënda, ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për vdekjet e pacientëve me COVID-19, që kanë ndodhur në orët e para të së dielës në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Artan Grantolli, nga Prokuroria e Shtetit, sipas të cilit, “hetimet janë duke u bërë në mënyrë intensive”. Edhe Policia e Kosovës njoftoi të hënën se po heton vdekjen e gjashtë personave në Klinikën Infektive në Prishtinë. Në raportin policor thuhet se “me vendimin e prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”.
Sipas raportit, ky rast është raportuar në orën 1:00 të datës 5 korrik. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) të dielën përmes një komunikate për media, kanë thënë se “për shkak të shtimit të numrit të vdekjeve brenda një afati të shkurtër kohor, janë ngritur dyshime lidhur me natyrën e vdekjes së këtyre pacientëve”.
“Me qëllim që të zbardhet çdo dyshim rreth natyrës së vdekjes së tyre, MSH dhe SHSKUK u bëjnë thirrje publikut dhe të gjithëve që të përmbahen nga konkludimet e parakohshme dhe t’u japin kohën e duhur institucioneve përgjegjëse për ta bërë analizën e shkaqeve të vdekjeve dhe të nxjerrin përfundimet meritore”, është theksuar në komunikatë.
Gjithashtu, në oborrin e QKUK-së, të dielën në mëngjes u panë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët rrethuan me shirita të policisë Klinikën Infektive, por më vonë i hoqën ato. Ndërkohë, Arbnora Fazliu nga Mitrovica, vajza e një pacienti 70-vjeçar, që ka qenë i infektuar me koronavirus, e që ka vdekur në orët e hershme të së dielës, deklaroi për mediat se dyshon që babait të saj nuk i është dhënë ndihma e duhur mjekësore. Shoqata e të Drejtave të Pacientëve, pas vdekjeve të dyshimta në QKUK, kërkoi dorëheqjen e kreut të këtij institucioni, Basri Sejdiut.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se të dielën ka regjistruar nëntë të vdekur me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Numri i të vdekurve në Kosovë nga koronavirusi ka arritur në 75. IKSHPK-ja njoftoi se viktimat kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese, por nuk dha më shumë detaje. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po ashtu ka njoftuar se të dielën ka regjistruar edhe 152 raste të reja. Në Kosovë deri më tani janë regjistruar 3,508 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 1,531 vazhdojnë të jenë raste aktive.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KINË- Profesori kinez, Xu Zhangrun, i cili ka kritikuar autoritetet kineze për trajtimin koronavirusit në vend është arrestuar ditën e sotme. Mediat ndërk...
KROACI– Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Zagreb të Kroacisë ku policia teksa ka shkuar për të arrestuar një trafikant droge në Zagreb, është përball...
SHBA- Avi Schiffman është 17-vjeçari që ka ndërtuar faqen më të popullore në botë për gjurmimin e koronavirusit. Kohën e tij të izolimit, gjimnazisti, nd...
INDI– Me rritjen e ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19 në Indi numri i përgjithshëm i personave të infektuar në vend ka tejkaluar mbi 700,000.Teksa ka kalu...
MAQEDONI E VERIUT- Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 78 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të hënë në Maqedoninë e Veriut.Me rritjen dit...
SINGAPOR– Kur një individ zbulohet se është i infektuar me koronavirus, gara është për të gjetur ata që kanë rënë në kontakt me ta, është shumë e rëndësis...
BRITANI E MADHE- Kanë kaluar mbi 6 muaj që prej shpërthimit të Covid-19 në Kinë e më pas në mbarë botën, ndërkohë që gjatë kësaj kohe janë publikuar teori të n...
KOSOVË– Më 12 korrik Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeminsitri i Kosovës Avdullah Hoti do të takohen në Bruksel për dialogun.Lajmi ë...
KOSOVË– Situata sa vjen dhe po përkeqësohet në Kosovë, ku përveç pandemisë Covid-19, duket se tashmë po përballet me një “pandemi” të re. Një na...
KOSOVË– Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti për Shëndetësisë, Visar Berisha ka deklaruar se nga momenti i marrjes së detyrës së re, Qeveri...