Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë si pjesë e një grupi grabitësish që vidhnin kasaforta në biznese të ndryshme në zonën e autostradës Tiranë-Durrës. Në kuadër të operacionit “Autostrada” në pranga kanë përfunduar: Ilir (Mikel) Boja, 47 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”; Elton Tafa (Beu), 39 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe Egzon Mhilli (Murati), 27 vjeç. Ndërsa në kërkim janë shpallur bashkëpunëtorët e tyre të identifikuar me iniciale: K. A. (M)., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”; A. K., 29 vjeç; F. D. (P.) 25 vjeç, si dhe u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi Z. T., 58 vjeç dhe shtetasja L. Sh., 38 vjeçe.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Autostrada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Goditet një grup i strukturuar kriminal, anëtarët e të cilit vidhnin kasaforta në biznese të ndryshme në zonën e autostradës. Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, si dhe sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, mjete të cilat autorët i përdornin për kryerjen e vjedhjeve dhe sende të tjera të kundraligjshme. Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjeve të kasafortave në biznese, të cilat dyshohen se janë kryer nga këta shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Autostrada”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit: – I. (M). B., 47 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”; E. T. (B)., 39 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe E. M. (M)., 27 vjeç. Këta 3 shtetas, janë arrestuar në kushtet e flagrancës gjatë kohës që ishin duke kryer një vjedhje në një subjekt tregtar në autostradë. Në vijim të veprimeve, u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit K. A. (M)., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”; A. K., 29 vjeç; F. D. (P.) 25 vjeç, si dhe u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi Z. T., 58 vjeç dhe shtetasja L. Sh., 38 vjeçe.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 7 rasteve të vjedhjeve dhe tentativa vjedhjesh të kasafortave në biznese, konkretisht: * Më datë 06.06.2021, në Kodër Mëzes, në një firmë, dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me një shumë parash; * Më datë 12.08.2021, në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet se kanë vjedhur disa pajisje topografike; * Më datë 18.08.2021, në një qendër tregtare, dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e magazinës ku kanë marrë një shumë parash; * Më datë 30.08.2021, në një firmë dyshohet se kanë vjedhur një shume parash; * Më datë 17.03.2021, në rrugën “Vangjel Noti”, dyshohet se kanë vjedhur disa medikamente mjekësore në një firmë; * Më datë 26.11.2021, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin kasafortën në një firmë. Ndërkohë, nga hetimet e kryera, rezulton se njëri nga këta shtetas, konkretisht shtetasi K. A. (M)., në bashkëpunim me shtetas të tjerë të paidentifikuar, në një banesë në zonën e Gjirit të Lalësit, dyshohet se ka vjedhur një sasi parash.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë me fishekë luftarakë, mjete të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, 1 automjet dhe 8 aparate celularë. Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
FIER- Moti i keq që ka shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit ka bërë që ushtria të dalë në terren. Mësohet se forcat e ushtrisë u kanë ardhur në ndihmë pun...
VLORË- Dy të moshuarit, burrë e grua që janë izoluar nga uji në Novoselë të Vlorës janë ngjitur mbi çatinë e shtëpisë së tyre për të qëndruar larg u...
VLORË– Shpëtohet çifti i të moshuarve që kishin mbetur gjithë natën mbi çatinë e shtëpisë së tyre në Novoselë pasi lumi Vjosa i kishte ...
VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka reaguar në lidhje me situatën në të cilën ndodhet Vlora për shkak të përmbytjeve. Në një intervistë për Fax We...
DIBËR- Videoja e mëposhtme është filmuar në qarkun e Dibrës, ku reshjet e dëborës nuk kanë pushuar së rëni. Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihen ban...
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka deklaruar akset nacionale në vend janë të kalueshme. Me anë të një postimi në Facebook, ARRSH, ka bërë me dije se qar...
DURRËS– Policia e Durrësit ka parandaluar një vrasje! Një e re kërcënohej nga bashkëjetuesi se do ta vriste me armë zjarri. Për fatin e saj të mirë, ...
TROPOJË– Probleme me dëborën në zonën e Valbonës së Tropojë, ku trashësia ka kapur 70 cm. Dëbora e rënë ka shkakuar edhe probleme me furnizimin e ene...
FIER- Dalja nga shtrati e lumit Vjosë ka bërë që shtëpi të shumta të përmbyten. Nga videoja e publikuar nga Dosja.al, shihen përmbytjet e tokave si dhe shtëpive...
POGRADEC- Njësia Dardhas dhe Trebinjë në Pogradec po bëjnë 48 orë pa energji elektrike për shkak të motit të keq, që ka kapluar vendin.Mësohet se pa energji ele...