LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEOJA e atentatit ndaj Meçajt, kamerat kanë kapur gjithçka! Vendi ‘dritë’ nga të shtënat

6 Mars 2022, 13:36 Nga DOSJA
VIDEOJA e atentatit ndaj Meçajt, kamerat kanë kapur gjithçka!

Një skenë e ngjashme me ato të filmave aksion ka qenë atentati me armë ku mbeti i plagosur 33-vjeçari Romeo Meçaj mbrëmjen e të shtunës, (5 mars 2022) në Vlorë. Pamjet e siguruara nga Ora News tregojnë momentin kur ndaj automjetit ku ndodhej i riu është qëlluar me breshëri të paktën 15 herë teksa edhe autorët ishin në ecje. Ata kanë përdorur një makinë Golf 5 të cilën e dogjën disa minuta pas ngjarjes në zonën e Ujit të Ftohtë.

Pamjet tregojnë momentin, kur automjeti tip “Golf 5”, afrohet pranë makinës tip “Nissan Pajero”, me të cilën udhëtonte Meçaj, duke hapur zjarr në mënyrë të menjëhershme. Kamerat kanë fiksuar momentin kur goditja është kryer nga dera e parë e pasagjerit të makinës. Zjarri i automatikut që sipas policisë ka qëlluar të paktën 15 herë dallohet qartë në këtë video, ndërsa edhe në vendngjarje në një distancë prej mbi 15 metrash janë gjetur 15 gëzhoja.

I prekur nga plumbat në pjesën e gjoksit pranë zemës dhe në gjymtyrë, Romeo Meçaj, ka humbur kontrollin e mjetit duke u kthyer majtas ku është përplasur me automjetin e një banori të zonës që ishte parkuar aty pranë.

Dy autore

Deri në këtë fazë të hetimit policia kriminale e Vlorës, beson se tentativa e vrasjes së Meçaj, është organizuar më shumë se tre persona, dy në makinën e përdorur për të ndjekur e goditur viktimën dhe i treti, në vendin e quajtur zona e “7 Pallateve” në “Uji i Ftohtë”. Aty është djegur makina e përdorur në atentat ndërkohë autorët kanë marë një mjet tjetër për tu larguar duke humbur gjurmët. Sipas policisë, makina tip “Golf 5” e përdorur në atentatin kundër 33-vjeçarit, rezultoi se ishte vjedhur në qytetin e Lushnjës.

“Ora News”, ka mësuar se Romeo Meçaj, prej vitit 2017 nuk kishte dalë nga Shqipëria. Policia e Vlorës ka shoqëruar dhe marrë në pyetje rreth 15 persona mes të cilëve dëshmimtarë okularë, familjarë dhe shokë të të riut të cilët kanë thënë se Romeo Mecaj nuk ka pasur konflikte.

Ata kanë pohuar se gjatë sezonit veror 33-vjeçari punonte si skafist, me mjete lundruese që transportonin turistë në Karaburn dhe Sazan. Kjo punë e lidhte me Delon Troqen, i vrarë pak metra më tutje me të njëjtën skemë krimi në Maj 2021.

Pistat e hetimit

Pista kryesore e hetimit për atentatin e së shtunës në Vlorë është ajo e konflikteve për trafiqet e paligjshme kryesisht jashtë Shqipërisë. Plagosja e Romeo Meçajt, dyshohet se ka lidhje me vijimin e atentateve të ndodhura në Vlorë qysh prej muajit dhjetor 2021, kur Indrit Sadedinit, iu vendos një sasie tritoli në hyrje të garazhit të tij.

Pas kësaj ngjerje në Janar 2022 në Vlorë, tentohet të vritet Diego Hajnaj, i sapo kthyer nga Holanda. Hajnaj dhe Romeo Meçaj, kanë shoqëri me njëri-tjetrin, ndërsa konfliktet dhe atentat me persona të tjerë në këtë qytet,janë bërë shkak dhe i sulmit me armë ndaj tyre.

Marrë nga oranews.tv

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset romeo meçaj romeo meçaj plagoset romeo meçaj romeo meçaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet