LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Si përfunduan në spital 27 nxënës pas florizimit të dhëmbëve

30 Tetor 2019, 21:23 Nga DOSJA
VIDEO/ Si përfunduan në spital 27 nxënës pas florizimit

TIRANË- Në datën 15 tetor, 27 nxënës të shkollës 9 vjeçare “Halit Coka” në Bathore, kanë përfunduar në qendrën shëndetësore Kamëz me simptoma helmimi. Para se të përfundonin në spital, ata i janë nënshtruar procedurës së florizimit të dhëmbëve nga dentisti i shkollës.

“Pasi bëra gjelin e dhëmbëve hëngra bukë kur mbaroi ora e parë dhe më filluan dhimbjet e barkut. I tregova mësueses dhe i kërkova leje për të shkuar në banjë. Shkova, pata të vjella dhe më shumë dhimbje barku. Erdhi doktori e na tha se do të shkoni në spital”, tha një nxënës.

“Pasi më vendosën ilaçin e dhëmbëve unë nuk kam ngrënë dhe nuk kam pirë fare, por ndeja krisje barku dhe dhimbje koke si dhe ethe. Pastaj shkova në spital dhe bëra një serum. Tani jam pak më mirë, por jam pak e lodhur”, tha një nxënëse.


“Më dhimbte koka dhe më vinte për të vjellë. Pastaj duke zbritur poshtë kur po shkonim tek spitali pata marrje mendësh”, shtoi një tjetër.

“Fillimisht ndjeva pak dhimbe barku e më kaloi. Kur dola në pushim të gjatë pata dhimbje edhe më të forta dhe pastaj më morën dhe më dërguan në spital dhe atje më bënë serumin. Serumi më qetësoi më shumë”, tha një tjetër.

Gazetarja: Me sa duket simptomat kanë qenë të njëjta për fëmijët e klasës së 6-të.

Mahmut Ajazi, Drejtor i shkollës “Halit Coka”: Menjëherë pranë fëmijëve u gjend edhe dentisti, doktor Bashkimi, por edhe infermierja e shkollës. Dhe unë aty vërejta se fëmijët ishin me dhimbje barku, marrje mëndësh, dhimbje koke. Unë i pyeta a keni konsumuar ushqime të tjera dhe një pjesë e tyre kishin konsumuar pas florizimit të dhëmbëve që ishte bërë atë ditë, ndërsa një pjesë tjetër nuk kishin konsumuar. Atëherë kemi zbritur poshtë, doktori ka marrë ambulancën, ajo u vonua më shumë se 7-8 minuta dhe në makinën e doktor bashkimit janë nisur 5 fëmijë. Në dy makina të tjera të mësuesve të shkollës janë nisur me urgjencë tek qendra shëndetësore në Kamëz. Aty u është dhënë ndihma e menjëhershme me serum. Edhe ditën e dytë ne u interesuam që në mëngjes. Kemi shkuar tek klasa përsëri dhe bëmë lëvizjen e 3-4 fëmijëve që kishin shqetësime, ndoshta ishte edhe ana psikologjike. Edhe ditën e tretë bëmë të njëjtën gjë. Në evidencë kam kërkuar që me çdo kusht të dalë shkaku i helmimit të nxënësve të shkollës sonë.

Dentisti pretendon se gjithçka është bërë brenda protokollit dhe produkti i përdorur ishte brenda afatit të skadencës.

Dentisti: Dëgjo goce! Unë kam kohë, që e bëj këtë aplikim. Çdo vit, 2 herë në vit, bëhet në klasat e 6-ta në momentin, që fillojnë e dalin dhëmbët e përhershëm. Është për forcimin e smaltit dhe mbrojtjen nga karjesi.

Gazetarja: Po.

Dentisti: Unë para një jave i kam bë 60 nxënësve, nuk pati asnjë problem. Ai është brenda të gjitha kushteve. Atë mostrën e ka marrë policia gjyqësore. Ia kam dhënë të gjitha të dhënat, faturën nga e kam marrë materialin.

Gazetarja: Ju e merrni nga magazina e ASHR-së?

Dentisti: Po! I njëjti gjel përdoret në të gjithë shkollat e Tiranës edhe nuk kam pas ndonjëherë komplikacion. Tani dyshimi hidhet, se unë e aplikova atë, po dyshimin e kam edhe te ushqimet.

Gazetarja: Po pra, por ka nxënës që edhe nuk kishin konsumuar asgjë pasi kishin dalë nga dentisti, apo përpara. Pra shqetësimet kanë ardhur pasi kanë marrë trajtimin tek ju.

Dentisti: Ai është një trajtim lokal.

Gazetarja: Ju e keni vënë re datën e skadencës së këtij medikamenti?

Dentisti: Po, po! 2021 e ka të stampuar aty, nuk e bëj atë gabim, se jam prind vetë njëherë. Për çdo gjë, që fus unë e kontrolloj edhe pasi ta hapi, se varet, kutia mund të ketë diçka tjetër, edhe pasi ta hapi, i kontrolloj fije për fije të gjitha.

Në ASHR, mjeku specialist Gimjan Dokle thotë se janë ngritur grupe pune për të hetuar rastin.

Pas një jave, konkluzioni është se disa nxënës kanë ngrënë pas aplikimit të produktit dhe nuk kanë respektuar 2-orëshin e mosngrënies dhe mospirjes. Pjesa tjetër, sipas hetimit, është përfshirë nga paniku.  

Gimjan Dokle, mjek Specialist: Mjeku stomatolog për dy klasat që kanë marrë këtë shërbim para pushimit të gjatë, është fjalë për fëmijë, ka këshilluar sipas edhe protokollit edhe përdorimit të këtij medikamenti që të mos hahet ushqim dhe as të mos pihet ujë për dy orë. Disa fëmijë e kanë shkelur këtë këshillë ose nuk e kanë zbatuar.

Gazetarja: Më rezulton se ka fëmijë që edhe nuk kanë ngrënë fare, por i kanë pasur këto simptoma.

Gimjan Dokle, mjek Specialist: Duhet të dimë një gjë, në këto raste, sidomos kur ka intoksikacione, pjesa e panikut tek të gjithë ata që kanë marrë këtë shërbim mund të kenë qenë edhe arsye paniku dhe kanë shkuar. Është më shumë pjesa e perceptimit se sa pjesa klinike. Për pjesën e fajit, mjeku stomatolog ndoshta duhej të ishte treguar më i kujdesshëm dhe të mos u kishte dhënë fëmijëve këtë medikament para orarit të pushimit të gjatë. Ky nuk është një gabim, kjo është një këshillë që duhet të ishte marrë parasysh.

(Marrë nga TV Klan)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet florizimi i dhembeve halit coka helmimi i 27 nxenesve florizimi i dhembeve halit coka helmimi i 27 nxenesve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet