LIVE UPDATES
Aktualitet

Rama: Të dielën nisim vaksinimin e personaliteteve, s’ka pse të ketë pakënaqësi se ata janë edhe 80 vjeç, do japin mes

18 Shkurt 2021, 11:47 Nga DOSJA
Rama: Të dielën nisim vaksinimin e personaliteteve, s’ka pse

VLORE- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në Vlorë ku do të nis procesi i vaksinimit me vaksinat Pfizer edhe në këtë qytet pas Tiranës dhe Shkodrës. Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, Rama ka thënë se shumë shpejt do të vaksinohen të gjitha bluzat e bardha dhe të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve.

Më tej kryeministri Edi Rama ka thënë se ditën e diel do të nisi vaksinimi për personat mbi moshën 80-vjeçare.

Muhamed Veliu: Pas Tiranës dhe Shkodrës, sot në Vlorë një ditë e mirë për sa i përket procesit të vaksinimit.

Edi Rama: Tani kjo është një punë që po shtrohet me shpejtësi shumë shpejt do kemi të gjithë bluzat e bardha të vaksinuar . Do kemi të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve dhe personelin në shtëpitë e të vaksinuarve. Dhe do fillojmë me moshat 80+. Ditën e diel me disa personalitete publike mbi 80 vjeç. Të cilët do japin mesazhin e sigurisë dhe të dobisë së vaksinimit.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me ndonjë pakënaqësi të mundshme që mund të lindin për shkak të vaksinimit të figurave publike, Rama ka thënë se kjo është një formë për të treguar se vaksina është e sigurt.

Muhamed Veliu: A nuk i druheni një valë pakënaqësie? Ku Polonia pati një vaksinim të personave publik pati një reagim të jashtëzakonshëm. Përse ky vendin për personalitet.?

Edi Rama: Nuk janë thjeshtë personalitete publike po janë të moshuar. Në moshën 80 e lartë. Faktikisht do e bëjnë gjithsesi vaksinën e grup moshës. Thjeshta do ta fillojmë me ta për një mesazh për të gjithë në aspektin e garancisë së vaksinës. Por edhe për respekt. Se nuk mundet të jemi prezent për ta vetëm kur ndahen nga jeta kur mbahet fjalimi dhe ndihemi keq që s’bëmë për ta aq sa mund.

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta i cili tha se vendi është në prag të katastrofës kombëtare sa i përket situatës së COVID. Rama tha se Meta ka kohë që nuk sillet si një president i vendit.

Muhamed Veliu: Situata po shkon drejt një katastrofe kombëtare thotë Presidenti Meta. Sa realist është ky konstatim?

Edi Rama: E mirëkuptoj Ilirin se përderisa detyrohet që të vijë natën në Vlorë për të bërë takime fshehurazi apo lart e poshtë duke shmangur edhe vetë gardën për të takuar njerëz që në fakt janë njerëz të cilët duhet t’i takojnë partitë jo presidenti. Ka pak njerëz që e presin dhe i duket katastrofë. Kam një lajm shumë të mirë për vlonjatët dhe mbase edhe për Ilirin. Varet si do ta kuptojë këtë lajm. Sot është e shpallur që nga dita e djeshme gara për pjesën tjetër të rrugës për lumin e Vlorës që ka të bëjë me segmentin 4 që lidhet me Selenicën. Jemi në përfundim të procedurës për fillimin edhe të projektit me fondi Saudit. U detyruam të hamë me bukë turpin e Metës dhe tu drejtohemi edhe një herë sauditëve. Që të kalohet tek qeveria. Edhe rruga tjetër ajo e Radhimës do të shoqërohet me vazhdimin e Lungomares nga fondi Saudit.

Rama është ndalur edhe tek një besim për mandatin e tretë duke thënë se ai është më i pakënaquri nga të gjithë për sa i përket punës që duhet bërë, prandaj sipas tij shqiptarët duhet t’i besojnë edhe një mandat të dytë.

Muhamed Veliu: Raporti i The Economist , thotë se suksesi në zgjedhje ka të bëjë me situatën e covid.

Edi Rama: Nuk e di. Janë analiza dhe opinione. Për mua çelësi për mandatin e tretë është që çdokush që është i pakënaqur të shikojë tek unë një të pakënaqur më shumë se unë jam i pakënaquri më i madh për faktin se ka aq shumë ende për të bërë dhe njerëzit kanë të drejtë që të duan shumë më tepër dhe të vazhdojmë rrugë. Shqipëria që kemi sot nuk krahasohet fare me atë që kishim 7 vite më parë. Nëse e shikojmë pikturën e vendin në raport me dje. Ne meritojmë besimin e radhës për të vazhduar punën. Nëse shikojmë se ku duam të shkojmë. Jam i pakënaquri numër një dhe të vazhdojnë punën se ka shumë për të bërë.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama vaksinimi i personaliteteve vaksinimi ne vlore edi rama vaksinimi i personaliteteve vaksinimi ne vlore

Sondazh

Poll
Aktualitet 18 Shkurt 2021, 09:42

VLORË–1500 doza për 745 bluza të bardha u dorëzuan sot në qytetin e Vlorës ku nisi vaksinimi me mjekët dhe infermierët e parë. Vaksinimi nisi në ambientet ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni