LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ “Ooh… mos më picko!”, profesori i kërkon favore seksuale studentes: Qysh ta kuptoj unë që më ke xhan

17 Shtator 2019, 19:40 Nga DOSJA
VIDEO/ “Ooh… mos më picko!”, profesori i kërkon

TIRANË- Situata rëndohet me studenten, që në këmbim të provimeve duhet t’i japë trupin e saj pedagogut Denis Himci. Ai i kërkon puthje, duke i bërë të qartë zinxhirin e marrjes së provimeve.

Madje ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet studentes. Profesori-Doktor i Shkencave kërkon puthje, por është i pakënaqur me puthje në faqe…

Profesori-(Flet me sekretaren) Përshëndetje! Hë mo! Si të kam? Si kalove? Të lutem! Do vish këtu pak?

Studentja-Nuk e di, ta shpjegoj tani, duhet të kuptohesh!

Profesori-Mirë! Çfarë do ndryshojë? Unë një javë, pastaj një javë pushim unë, kur të vij unë, o jemi takuar 100 herë, se kam kaluar dhe ditë këtu unë. Do më puthësh, edhe ndaje! Po a jo?

Studentja-Shiko çikë! Tani, unë sot s’erdha e papërgatitur.

Profesori-Po një puthje po të kërkoj, se s’të dua asnjë gjë tjetër! Kur të vish e përgatitur pastaj vetë, më thuaj vetë, se s’të them më gjë. Po ma jep një puthje tamam, ta dish, që më ka puth më ka xhan, se kjo tregon, që më ke xhan, kur më puth tamam. Kur më puth ashtu, i bie, që ta jap kështu, për gjynah, për sevap. Mua mos m’i bëj gjerat për sevap! O i bën, se i ndien, o mos i bëj! E thashë! Fola gabim?

Studentja-Jo, jo!

Profesori-Se kështu, unë kështu jam i drejtpërdrejtë, prandaj nëse, ndoshta kam bërë edhe gabim.

Studentja-Jo, jo, po thjesht…

Profesori-Nuk do!

Studentja-Jo, jo, jo, jo! Dëgjo! Dëgjo tani, të ta mbaroj fjalinë! Nuk hëë.., thjesht jam e papërgatitur.

Profesori-Dhe një puthje më, pse ça ka për t’u përgatit. Për një puthje, se një mend më fute trefazorin! Thuaj nuk dua dhe kaq lemë! Ehuu më nxori thinjat, më bëre me djersë të ftohta.

Profesori-Hajde!

Por si funksionon mekanizmi i marrjes së të gjitha provimeve? Si bashkëpunojnë me njëri-tjetrin pedagogët? Profesor Denisi e shpjegon fare mirë më poshtë…

Profesori-Tani do pyesësh, janë e do, që janë pa sezon, ke dy firma.

Profesori-Do pyesësh Anën! Te ato të vitit të parë duhet të ikësh të pyesësh, të interesohesh për ato të vitit të parë! Atëherë ti fillon i gjashti, data e parë 11, po duhet të kesh dy provime para datës 11. 11,16, 18, 22, 25, 28, 3, 4, 9 10, gjitha këto t’i japim tani. 2 janë të miat, 2 Shehu, Pikën kam pikëpyetje, 3 Shehu, këtu jam vetë unë në komision. Etem Minga paska 3 copë, do i blejmë ndonjë parfum, ndonjë gjë kësaj ne, hë se ia blej unë, paska 3 provime…, q..a nonën! Shih sa ka 1,2,3.., një jam vetë unë, 3!

Profesori-3, 4 provime, q…a ropt! 4 provime! Se ka një këtu, një këtu, kjo patjetër!

Profesori-Duhet ta bëjmë Nilën, se s’bën! Më mirë mbarojmë Nilën. Ardianin e kemi në 4, këtë e ke të mbaruar. Kam një çikë, po edhe kjo do ma dëgjojë llafin, se e kam mikeshë. Atëherë Ardianës, duhet Gramatika Italiane, Ardian Lame, Denisa prapë pika, paska, dy pika, Fatos Gjata, ose bëjmë Tosin, Tatos Gjata, Fatos Gjata. T’i them Tosit unë, mbase e mori kjo, Nila 3, Ardian Lame…, pra neve punë kemi me Nilën mbi të gjitha, qenka 1,2,3,4. Ka dy kjo Anglishtja, që lëmë për punë (nuk kuptohet), Ardianin dhe Ardianin… Këto janë të gjitha të mbyllur për mu, vetëm Nila, do s’do, do i bëjmë ndonjë peshqesh, ndonjë gjë, ndonjë parfum, ndonjë gjë. Unë kam dy, ka katër…

Studentja-Ah, e kuptoj!

Profesori-Janë shumë!

Pas kësaj, profesori dhe studentja hipin sërish në makinë… profesori i kërkon studentes që takimin tjetër të vijë e përgatitur, duke nënkuptuar se nuk do të mjaftohet vetëm me puthje.

Profesori- Jemi në rregull! U qetësove?

Studentja-Po, po! U qetësova!

Profesori-U qetësove ndonjë çikë, apo prapë, si e.., gjithsesi të lutem! Nga ky moment, po s’u përkushtove te gjërat e tua, jo se s’dua unë, po të përkushtohesh, të vish ditë për ditë, ditë për ditë, datat e provimeve s’duhet të mungosh te asnjëra, që ato të paktën të fiksojnë! Hajde të paktën tek këto ditët, që kanë ngel deri në datë 6!

Studentja-Po!

Profesori-Se dy javë, tre javë janë, dreqi ta hajë!

Studentja-Po!

Profesori-Hajde të shohin, pastaj komunikojmë me ndonjë!

Studentja- Ok!

Profesori- Mos më hajde më pa përgatit, se do të vë 4, hajde e përgatitur herës tjetër!

Studentja- Të vij e përgatitur?

Profesori- Hë pra!

Studentja-Të marr vesh…

Profesori-As ti s’vuan për gjë, as un s’vuaj për gjë! Dakord?

Studentja-Po!

Profesori-Po pate një fije feeling, ok! Po s’pate fije feeling…, të kam shumë xhan thuaj, po e lemë këtë muhabet!

Studentja-Ok! Në rregull!

Profesori-Edhe unë s’mbahem pastaj, se unë, dhe unë.., kështu rompi coglione (Italisht ) pastaj, se të çan bythën 100 herë.

Studentja-E kuptoj!

Profesori-Më mirë sa më pak ushqim për të tjerët, për thashetheme!

Studentja-Po!

Profesori-Si bën ti…, bën edhe si interesante…

Studentja-Profesor! Do preki reputacionin tënd!

Profesori-Më plasi trapi!

Studentja-Si të plasi trapi?!

Profesori-Reputacioni nuk është kështu, me ashtu fitohet…

Studentja-Hapet dera, po hë!

Profesori-Nuk hapet!

Studentja-U hap!

Profesori-Nuk u hap, pra!

Studentja-Të zbres unë, se nuk dua të kalojnë dhe gocat!

Profesori-Ok!

Studentja-Ciao!

Profesori-Ciao!

Takimin e fundit, studentja u desh që ta gënjente profesorin se ishte sëmurë, pasi insistimi i tij kishte arritur kulmin.

Profesori-Mirëdita!

Studentja-Mirëdita profesor!

Profesori-Kam emër unë! Të lutem!

Studentja-Më pëlqen, të thërras profesor! Ca ke me mua?!

Profesori-Jo, ça ke ti me veten tate?!

Studentja-Pse, ça kam unë?!

Profesori-Qysh nuk erdhe një ditë, më the mirë, më premtove, çke ti, do vij në shkollë, s’ke ardhur asnjëherë. Hë prapë e kam fajin unë? Hë prapë?

Studentja-Po tani, s’më vihet.

Profesori-Po gjë tjetër, bahet?

Studentja-Ncuq, jo!

Profesori-S’je përgatit as sot, do ta ngelësh kështu, qysh e ke nisur…

Studentja- Jo, jo! Pse do ngel?

Profesori-Do ngelësh, se vjen e papërgatitur, se the sot jam e papërgatitur. Kur të shkoj në Tiranë!

Studentja-Po e prek me duar, nejse (fytyrën).

Profesori-Nuk të prek, jo!

Studentja-Jo, jo! E prek me duar dhe më bëhet kështu!

Profesori-E ke pas vija-vija.

Studentja-Po e di, po dëgjo! Jam e papërgatitur për arsye, se isha e papërgatitur, kur më erdhën disa miq.

Profesori-Po mirë! Kur do vish e përgatitur? Ta di të paktën! Mirë, kur të duash ti!

Studentja- Çfarë të bëj unë?

Profesori-Po kështu, ti nesër.., mund të vijnë ca miq!

Studentja-S’e dija!

Profesori-Të erdhën miqtë!

Studentja-Eh..!

Profesori-Kur ikin miqtë, dakord, iku dhe e enjte sot, se e di unë, je mjeshtër ti.

Studentja-Po miqtë mund të ikin për nja një, për nja 4 -5 ditë.

Profesori-4-5 ditë, javës tjetër, domethënë…

Studentja-Kanë ik!

Profesori-Javës tjetër do vish e përgatitur?

Studentja-Po, po!

Profesori-Llaf burrash?!

Studentja-Po pra, unë s’dua të ngel!

Profesori-Në rregull! Mirë, që e ditke! Tani hape çikë letrën!

Studentja-S’e kam unë me vete!

Profesori-Mirë më, qysh ta shpjegoj unë ime? Ia q..fsha nënën! Të kam dhanë letrën në dorë, ti prapë s’e ke. Po fotografinë, s’e ke të paktën?

Studentja-Jo!

Profesori-Ça do flasim ne?

Studentja-Për ça supozohet ta kisha me vete? Ore thjesht, fole apo s’fole, për… me peda… me…?

Profesori-Me të gjithë, o burrë kam fol, nga i pari tek i fundit! Po unë duhet të shikoj datat, se më thanë, kur i ke datat?

Studentja-A tha Ardiani tani, që duhet të japë provimet e vitit të parë?

Profesori-Po ato do japësh dhe unë ta shpjegova, ça të kam thanë unë.

Studentja-Atë pra, ça…

Profesori-Të njëjtën gjë!

Studentja-I shikoj vetë datat unë.

Profesori-Po mirë pra, jo po më duhen dhe mu datat, se do iki t’i takoj unë prapë!

Studentja-Mirë, se i dërgoj unë me foto, kur të vete tani në Tiranë, ta dërgoj me foto atë!

Profesori-Nuk do ikim bashkë deri te TEG-u?

Studentja-Jo, jo, se po pret ajo shoqja ty!

Profesori-Je bërë kokrra e legenes, je bërë!

Studentja-Pse more legene unë? Ç’ke me mua, more profesor?! Ti je njeri i kulturuar.

Profesori-Dëgjo, dëgjo!

Studentja-Si mund të flasësh kështu?!

Profesori-Po lërë më, se nëna më bëri çun, pastaj u kulturova vetë unë!

Studentja-Të bëri çun nëna, po ç’lidhje ka, të bëri çun?!…

Profesori-E pra, që po më tregon kulturë.

Studentja- Duhet të jesh i kulturuar!

Profesori-Uuaaauu, po të lutem, ke të drejtë!

Studentja-A je profesor ti?

Profesori-Ç’lidhje ka?! Profesor jam, mbaroi ora e mësimit!

Profesori-Tani…

Studentja-Shih me këto pedagoget e vitit të parë, është çdo gjë në rregull? Është mbyll muhabeti? Hë re,se po flas seriozisht!

Profesori-Dhe unë seriozisht po flas!

Studentja-Po ti s’po më kthen përgjigje, vetëm shikon ashtu…

Profesori-Më vjen inatë, sepse ta kam thënë unë këtë, që ik pa merak e ti bën po muhabeti..

Studentja-Avash-avash, se gropa…

Profesori-Unë nuk jam as legen, gjithsesi koha do ta vërtetojë, un s’jam legen, se më vjen shumë inat me këtë…

Studentja-S’thashë more që je legen.

Profesori-Po jo pra, se mo më kështu, unë kur e them një gjë, unë jam, o dhite, mirë? Unë jam o nxirre e mbaj, o dhite e haj..!

Studentja-Epo si je ti tani?

Profesori-Unë jam tek e para, kur e them një llafe qielli me tokën, e kthej përmbys e s’e bëj!

Studentja-Hë ça ke?

Profesori-Asgjë, të kanë ardhur edhe nga goja ty?

Studentja-Po jo, nga goja jo, po…

Profesori-Ej, këtë faqen, jepja ndonjë tjetri ti..!

Studentja-Pse more? Tani çdo nxënës nuk përgatitet tamam për provimin, lë ndonjë gjë mangut.

Profesori-Unë të thashë! Ti mirë, që mangët ke lanë, por ti s’po lufton as për pesën!

Studentja-S’po luftoj as për pesën?

Profesori-Hëë..!

Studentja-Oh, shumë vapë. O lëvizim, se po na bie dielli, hë…

Profesori-Nga anët tona i thonë: nuk më do bytha, pa marrë një puthje, nuk e di si e ke ti nga Berati andej, ça anësh, si i thoni..?

Studentja-Shumë vapë këtu, nuk rrihet!

Profesori-Po pra, do më puthësh një çikë?

Studentja-Të puth unë ty? Pse? Apo do të marr për burrë?

Profesori-Po e the dhe njëherë, lëre fare!

Studentja-Hë, se bëj shaka, bëj shaka!

Profesori-Ti, kë puth ashtu, ti më?

Studentja-Ahh, tashi boll!

Profesori-Oouu…

Studentja-Hë tashi! Hajde, hajde, se për Zotin është shumë vapë këtu, nuk po rri dot!

Profesori-Më puth tamam, që të iki! Ti e ke në dorë! O ikën shpejt, o ikën vonë, ti do vonohesh, s’po vonohem unë.

Studentja-Eh, Zot i madh!

Profesori-Është shumë vapë me vërtetë, bjere të puth shpejt e të ikim!

Studentja-E kam seriozisht! Më prishe buzëkuqin! Më prishe buzëkuqin!

Profesori- Ej! Pse nuk më puth tamam?

Studentja-Ooh.., mos më picko!

Profesori-Pse të shikon ndonjë?

Studentja-Profesor! Të lutem shumë! Tregohu profesor!

Profesori-Qysh ia ke kaluar këto ditë?

Studentja-Mirë, mirë!

Studentja-Ore profesor, të thashë edhe njëherë!

Profesori-Po më the edhe njëherë profesor, sinqerisht ne të dy, nuk do kemi më punë bashkë!

Studentja-Po a je profesor ti?! Kam qejf unë, kur të thërras me grada. Ça ke? Është gjë e bukur, mua më pëlqen.

Profesori-Të lutem shumë!

Studentja-Profesor Denisi, ok! Po ta them dhe emrin dhe po na bëhet qejfi të dyve.

Profesori-Jo!

Studentja-Po a do emër ti?

Profesori-Thuaj doktor!

Studentja-Pse doktor?

Profesori-Se jam doktor!

Studentja-Po s’je doktor, ti je profesor!

Profesori-Doktor Shkencash!

Studentja-Unë për profesor të njoh!

Profesori-Jo, unë jam doktor!

Studentja-Eh po mirë profesor-doktor shkencash, Denisi!

Profesori-Unë jam doktor shkencash!

Profesori-Ma trego një çikë tani!

Studentja-Pse duhet të tregoj, thjesht nuk flas dot, gjithsesi do takohemi!

Profesori-Qysh ta kuptoj unë që më ke xhan, apo s’më ke xhan?

Studentja-Takohemi të enjten edhe merremi vesh! Ok prof?

Profesori-Takohemi, me kaq të shtyme, sa do dalim..

Studentja-Ciao!

(Marrë nga Tvklan.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet favore seksuale seks per provime skandali ne universitetin e elbasanit universiteti i elbasanit favore seksuale seks per provime skandali ne universitetin e elbasanit universiteti i elbasanit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet