Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SARANDË– Policia e Shtetit ka publikuar njoftimin zyrtar të operacionit “Heshtja” që vuri në pranga zyrtarë e ish-zyrtarë të Kadastrës së Sarandës. në pamje shihet edhe momenti kur të prangosurit dërgohen në Policisë e Sarandës.
Ish-drejtori i Kadastrës Sarandë, Andri Dhima dhe tre zyrtarë, Erliton Ymeri, Vasil Lango (specialist në ASHK) dhe Saimir Braho, përgjegjës i hartografisë janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë lejuar legalizimin e dy objekteve pa leje që Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte kërkuar shembjen. Ndërsa Kozeta Statha, ish-drejtore e ASHK-së është shpallur në kërkim për të njëjtën çështje. Mësohet se Dhima ka qenë nën hetim që nga muaji korrik i vitit 2021.
Njoftimi i policisë:
Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 4 shtetasve. Shpallet në kërkim bashkëpunëtorja e tyre. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
Hetimi i këtij rasti është bërë në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në vitin 2021, dhe në bazë të kallëzimit penal të ardhur nga Drejtoria e Antikorrupsionit pranë Ministrisë së Drejtësisë, në vitin 2022. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore të mirorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA 2”. Si rezultat i këtij operacioni, është bërë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve pa leje, në Sarandë dhe Ksamil, si dhe janë ekzekutuar masat e sigurisë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj 4 shtetasve:
A. Dh., 34 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë ish-drejtor i ASHK Sarandë;
V. L., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, pranë ASHK Sarandë;
S. B., 32 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë hartograf pranë ASHK Sarandë;
E. Y., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë hartograf pranë ASHK Sarandë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasja K. S., 34 vjeçe, lindur në Sarandë dhe banuese në Bolonja, Itali, me detyrë ish-drejtoreshë e ASHK Sarandë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me certifikata pronësie, disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Saradës dhe të Ksamilit. Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme
LAJM KRYESOS: EMRAT/ Prangosen 4 zyrtarë e ish-zyrtarë të Kadastrës në Sarandë, 1 në kërkim
(Fm/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- 2 persona janë arrestuar janë arrestuar në Lezhë, pasi janë kapur me armë zjarri dhe me municion luftarak. Të arrestuar kanë mbetur 17-vjeça...
TIRANË- Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën për masë më të lehtë të Kujtim Spahos, pasi Gjykata e Shkallës së Parë më 8 mars të këtij viti i caktoi masën ...
Një dëshmi tronditëse ka mbërritur në redaksinë Tv Ora në lidhje me atë që ndodh pas dyerve të fabrikave që prodhojnë sallam. Është pikërisht një punëtor q...
TIRANË– Banorët e ‘5 Majit’, Laprakës dhe Kodrës së Priftit kanë dalë sërish në protestë kundër shembjes së banesave të tyre duke përsëri...
TIRANË– Asnjë viktimë nuk është shënuar nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë, ndërkohë që ka pasur rritje të infektimeve. Ministria e Shëndetë...
HAGË– Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe ka kritikuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale në Hagë lidhur me çës...
KAMËZ– Dilaver Idrizi, 61 vjeç dhunonte gruan e tij prej vitesh, që nga 2009-a kur dyshja lidhën kurorë, por kulmi ishte pas 8 marsit të këtij...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme ku një person me motor ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit ...
TIRANË– Një person me inicialet P.A., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit. Në njoftimin zyrtar bëhet m...
TIRANË– Aktori i humorit Gazmend Paja është shpallur investitor strategjik, por kjo nuk është hera e parë që ai i është futur botës së biznesit. Me n...