Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
VIDEO/ Milan di të argëtojë edhe në Europë, ekipi belg mposht Tottenhamin e Mourinho-s
29 Tetor 2020, 20:11Nga DOSJA
EUROPË– Milan vazhdon momentin e mirë që po kalon edhe në Europë. Kuqezinjtë arritën të fitonin ndaj Spartës së Pragës me shifrat 3-0. Goli i parë erdhi në minutën e 24-të nga Diaz, pas topit të dhënë nga Ibrahimovic. Në të 36-tën sulmuesi veteran, më i spikaturi te kuqezinjtë në këtë fillim sezoni, fitoi një 11-metërsh që nuk arriti ta shndërronte në gol, pasi goditi traversën.
Pioli e la në stol në pushimin mes pjesëve, duke aktivizuar Leaon dhe ishte pikërisht portugezi autori i golit të dytë të “Djallit” në minutën e 57-të. 10 minuta më vonë Dalot shënoi golin e 3-0 dhe të fundit të takimit, me Milanin që siguroi fitoren e dytë në po kaq ndeshje në Grupin H.
Befasinë më të madhe të mbrëmjes e bëri skuadra belge Antwerp, që mposhti 1-0 Tottenhamin e Mourinhos me gol të Refaelof në minutën e 29-të.
Rezultatet e tjera në Europa League
AEK – Leicester 1-2
Antëerp – Tottenham 1-0
CSKA Moskë – D. Zagreb 0-0
Feyenoord – Wolfsberger AC 1-4
FK Crvena Zvezda – Liberec 5-1
FK Zorya Luhansk – Braga 0-2
Gent – Hoffenheim 1-4
LASK – Ludogorets 4-3
Lille – Celtic 2-2
Qarabag – Villarreal 1-2
Sivasspor – Maccabi Tel Aviv 1-2
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MILANO-Në shtëpinë e Interit nuk ka aspak qetësi pas lajmit të fundit për sa i përket gjëndjes së sulmuesit Romelu Lukaku. Sulmuesi belg iu nënshtrua një skanim...
MILANO– Rreth një muaj e gjysmë më parë Antonio Conte hapi profilin e tij zyrtar në Instagram. Trajneri i Interit po zbulon ngadalë botën e tij “prapa ske...
GJERMANI-Tenisti gjerman Alexander Zverev rikthehet edhe një herë në skenë por ketë herë bëhet fjalë për një ngjarje që ka shokuar të gjithë dashamirësit e teni...
ITALI-Cristiano Ronaldo nuk ishte aty, por Messi nuk e humbi rastin për të shkruar emrin e tij në listën e shënuesve. Barcelona fitoi, Juventus mendon për repl...
ITALI– Vetëm disa ditë më parë, Zlatan Ibrahimovic fitoi mbi koronavirusin dhe lojtari suedez gëzon një formë të mirë në fushën e lojës. “Virusi më sfidoi...
SHQIPËRI– Pas mbledhjes së Ligës, për mediat ka folur presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i cili u shpreh se ishte më e mira që të fillonte futbolli ...
TIRANË– Liga Profesioniste ka vendosur të mblidhet ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me fillimin e Kategorisë Superiore. Këtë fundjavë pritet ...
SHKODËR – Prej kohësh është tentuar të gjendet një zgjidhje për të privatizuar përfundimisht klubet e futbollit dhe nëse shumica, për të mos thënë të gjith...
EUROPË- Në grupin e Juventusit dhe Barcelonës, takimi tjetër mes Ferencvaros dhe Dinamo Kiev përfundoi me shifrat 2-2. Fillimisht ishin ukrainasit që kalua...