Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kjo e shtunë ka sjellë sërish spektakel në Tiranë. Amfiteatri është shndërruar në një skenë, ku janë ngjitur këngëtarët e shumtë popullore, për të dhuruar atmosferë, nën ritmet e këngëve të tyre.
Gjithçka po transmetohet edhe nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka ftuar qytetarët që të mblidhen tek Amfiteatri, pavarësisht se vendi në këtë kohë po kalon në një periudhë mjaft të nxehtë të pandemisë së Covid-19.
Në skenë janë ngjitur artistët si: Gena, Fatmira Breçani, Irini Qirjako, Valbona Mema, Kozma Dushi, Liri Rasha dhe Vaske Curri.
Pak orë para këtij koncerti, artistët u pritën në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ftoi qytetarët të marrin pjesë në këtë koncert festiv, por duke respektuar masat e distancimit për COVID-19.
“Jemi super-entuziastë që sot në darkë, tek Amfiteatri, do të kemi ajkën e muzikës së mirë shqiptare, në një koncert fantastik të titulluar: ‘Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë’. Një shprehje e vjetër thotë: Të gjitha rrugët të çojnë në Romë, sepse Roma ishte qendra e Perandorisë, kurse sot qendra e Perandorisë për zemrat, mendjet dhe energjinë tonë pozitive është Tirana. Ndaj, sot në orën 20:00, me kushtin e ruajtjes së distancës sociale dhe mbajtjen e higjienës, ju presim tek Amfiteatri i Liqenit të Tiranës. Ata që s’kanë mundësi të vijnë, mund ta ndjekin ose në televizor, ose në rrjetet sociale. Kemi nevojë të ruajmë shëndetin fizik, por kemi nevojë të ruajmë edhe shëndetin mendor, të kujtojmë më shumë muzikën, artin, kulturën, këngët e vallet tona, edhe si një lloj terapie, por edhe si një mënyrë fantastike për të rikuperuar dhe dalë më i fortë si komb, si shoqëri, nga kjo sfidë”, tha Veliaj.
Dy këngëtaret e dashura për publikun Irini Qirjako dhe Fatmira Breçani vlerësuan rikthimin e jetës artistike në kryeqytet.
“Ishte një mrekulli e domosdoshmëri, sidomos ne artistët dhe publiku, e ka dëshiruar dhe e dëshiron shumë sepse nga gjithë këto halle që kaluam, nga tërmeti te pandemia, ushqimi shpirtëror është gjëja më e çmuar për njeriun, aq më bukur në atë amfiteatër që është bërë i mrekullueshëm,”– u shpreh Qirajko.
“Bëftë hajër kryetari Erion Veliaj, që na mblodhi dhe na hapi dritën jeshile! Sonte do kënaqemi me këngët më të zgjedhura e më të bukura nga të gjitha krahinat e Shqipërisë,”– tha këngëtarja Fatmira Breçani.
Teksa e cilësoi një surprizë të bukur ftesën e kryebashkiakut Veliaj për koncertin, këngëtari i njohur i muzikës përmetare, Vaskë Curri, tha se duke respektuar masat e distancimit, shqiptarët do ta kalojnë edhe këtë sfidë.
“Edhe unë u befasova, kur më tha se do të bëjmë një koncert të madh tek Amfiteatri. Ejani të gjithë tiranasit, se këtu ka edhe shumë përmetarë, edhe nga jugu e veriu, që t’ia marrim këngës së bashku. Vetëm mbani distancat, që ta mposhtim këtë sëmundje të poshtër”, tha ai.
Edhe muajin që shkoi, në qershor, kryebashkiaku Erion Veliaj mblodhi qytetartët tek Amfiteatri, për të njëjtën arsye. Të ftuarit specialë, Eli Fara, Eranda Libohova, Anxhela Peristeri, Marsela Çibukaj, Eneda Tarifa, etj, kanë bërë që qytetarët të harrojnë krejtësisht koronavirusin, dhe të ‘zhyten’ në kërcime e duatrokitje.
Njësoj si sot…as distancë dhe as maska!
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shqiptarët, nuk mund të udhëtojnë për snjë arsye drejt Greqisë. Mësohet se pala greke në Kapshticë ka kthyer mbrapsht të gjitha makinat me ta...
TIRANË– Transporti urban do të vijojë punën edhe të hënën e çdo ditë në vijim. Mësohet se shoqata e transportit ka anuluar vendimin e marrë një ditë...
TIRANË– Ardian Hoxha, ish-drejtor i ISHP-së deklaroi se të paktën 7 kompani të mëdha mjekësore po punojnë për testimin e vaksinave anti-Covid dhe se është ...
TIRANË– Alfred Cako, botuesi dhe ideatori i teorive konspiracionale për virusin Sars-Cov 2 në një postim në rrjetin social Facebook, sulmon hapur mediat sh...
ELBASAN– Një automjet ka marrë flakë teksa ecte, në brendësi të tunelit Tiranë- Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Mësohet se zjarrfikësja ka mbërrit...
TIRANË– Kardilogu Edvin Prifti është shoprehur se koronavirusi ka pësuar mutacione. I ftuar në studion e “Kjo javë”, ai tha se vetëm pak ditë më parë...
TIRANË– Kardiologu Edvin Prifti ju thotë së tashmë mund ta ndizni kondicionerin. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Prifti tha se teza që Covid-19 përh...
TIRANË– Kardiologu Edvin Prifti ka deklaruar se koronavirusi ka dalë nga linjat e mjekësisë klasike. I ftuar në studion e ‘Kjo Javë’, Prifi pohoi se kanë p...