LIVE UPDATES
Politike

“Do të nxjerr vëllanë dhe kunatin nga burgu”/ Rama takon përfitues të certifikatave të pronësisë, s’e

9 Prill 2021, 17:09 Nga DOSJA
“Do të nxjerr vëllanë dhe kunatin nga burgu”/ Rama

HIMARË– Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfitues të certifikatave të pronësisë. Bashkë me ish-ministrin dhe kandidatin për deputet Damina Gjiknuri, Rama u ul me qytetarët në një local në Himarë, ku shkëmbeu dhe batuta. Madje njërit prej tyre i tha se kishte ngelur me të Saliut, referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pjesë nga biseda:

Rama: Si je mo ti? Ngele me ata të Saliut.
Qytetari: Po ça të bëjmë, ata kemi
Rama: Ti flet me ata ju thua që do fitojmë ata fillojnë bëjnë llogari
Qytetari: Epo gënjeshtra edhe mund të themi
Rama: Po, po. I çmende ata

Më pas, Rama foli edhe për projektet në këtë zonë dhe tha se në Himarë nuk mund të bëhet një port, pasi sipas studimeve pjesa buzë detit ishte shumë e thellë dhe kostoja do të dilte shumë e lartë.

“Nuk ka nevojë të flasim në këtë zonë, e kanë parasysh të gjithë si ishte situata. Edhe po të kishim një film përpara dhe ti shikonim këto pjesë të bregut, as vetë s’do i besonim sa ka ndryshuar me atë që ishte. Duhet akoma punë e madhe por tani është bërë diçka komplet tjetër. Tani po bisedonim me Damianin edhe për mundësinë që ti hapim rrugë një investimi për portin këtu, ta bëjmë një port turistik. Por, nëse për këto të tjerat kemi qartësi dhe në një fazë ta avancuar. Ai i Sarandës ka filluar, ky i Durrësit fillon, ai i Vlorës është në procesin përfundimtar të afatit ligjor. Shëngjin e kemi objektiv por s’kemi një proces të avancuar. Për Himarën kemi bërë tentativa por është shumë e thellë pjesa atje dhe del me kosto të lartë,”- shtoi Rama.

Edhe në Himarë, kryeministri Rama nuk la pa sulmuar Presidentin Ilir Meta. Pas inga Saranda, tha se Meta u premtonte subjekteve të OFL-së që do tu nxirrte të afërmit nga burgu, këtë herë kryeministri ishte më specifik. Rama tha se Meta u ka premtuar se do tu nxirrte vëllanë apo kunatin nga qelia, duke shtuar akuzat e tij. Kreu i qeverisë ftoi qytetarët që Opozitën ta linin pa  vota dhe ta bënin që të dilte me dy mandatë në atë zonë.

E keni parë sa është rritur vlera. Do jenë shumë pika të forta të turizmit elitar, do sjellin shumë të ardhme. Tani e kemi futur në brazdë çështjen e pronës. Zgjidhja është gjetur. Ndërkohë që po të shikoni listën e tyre, është listë pronë-marrësish jo punëmarrësish apo punëdhënësish. Aty janë personazhe që kanë lidhje që ju i dini me botën e errët të grabitjes dhe tjetërsimit të pronave dhe përfaqësojnë interesa shumë të qarta të tjetërkujt. Prandaj kanë ardhur në qarkun e Vlorës. Që nga tuneli deri në Ksamil. Kjo është një arsye që këtu ata duhet të kundër votohen fuqishëm sepse janë shumë të rrezikshëm dhe e kanë treguar çfarë mund të bëjnë me pronat. E mbani mend revoltën e Orikumit. Jini shumë të qartë për këtë dhe thuajini njerëzve të jenë vigjilente jo sepse ata do fitojnë zgjedhjet por duhen kundër votuar shumë fort. Të krasitet ajo pemë e kalbur që duan të mbjellin këtu. Për Metën s’dua të zgjatem shumë, e patë çfarë ndodhi jo më larg se dy ditë më para. Tani është vendosur në Vlorë. Është qartësisht në një vazhdë që nuk flet për asgjë të mirë ajo vazhdë. Me ato takimet e skutave që e dini ju. Me OFL, e njerëz që ju thotë do ju nxjerr vëllain e kunatin nga burgu, duhen kundër votuar shumë fort. Vota këtu për PS është për të vazhduar këtë punë por edhe për të kundër votuar ata shumë fort. Është e domosdoshme,”- tha Rama më tej.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir meta rama ne himare zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ilir meta rama ne himare zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 9 Prill 2021, 15:50

Pjesë nga biseda:Evis Kushi: Alo!Edi Rama: O zyshe po ku je mi zyshe se ngela tu i ra telefonit?! Ku je?Evis Kushi: Jam në terren, në fushat. Intensivisht.Edi ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës