LIVE UPDATES
Politike

Prezantohet ekipi i Lezhës! Nis me heshtje për Bashkim Finon, Rama s’lë pas dorë kundërshtarët, i sulmon për takimet: D

30 Mars 2021, 15:27 Nga DOSJA
Prezantohet ekipi i Lezhës! Nis me heshtje për Bashkim Finon, Rama

LEZHË– Ka rinisur me një minutë heshtje në nder të ndarjes nga jeta të Bashkim Finos, fushata elektorale për Partinë Socialiste në Lezhë. Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu kërkoi nga kandidatët për deputetë që të nderonin figurën e kolegut të ndjerë, por kryeministri Edi Rama e kishte mendjen gjetkë. Diçka apo dikush e bezdisi, dhe kërkoi nën zë “spastrimin” e tyre nga zona kur socialistët ishin mbledhur.

Pasi drejtuesja e qarkut politik, Lindita Nikolla prezantoi kandidatët për deputetë, fjalën e mori Rama, i cili u ndal gjatë tek sulmi ndaj kundërshtarëve politikë. Duke nisur me paraardhësin e Ndreut, Fran Frrokun, numri një i qeverisë tha se i kishte paralajmëruar se do të përfundonte në burg. Sipas Ramës, pegadogu Mark Marku nuk do të shkonte kurrë në punë, ndërsa numrin dy të PD në Lezhë, Agron Gjekmarkajn e cilësoi si “lolo”! Pseudonim të ri gjeti edhe për kryedemokratin Lulzim Basha, të cilin e krahasoi me personazhin e “14 vjeç dhëndër”, Gjinon që kërkonte nuse. 

“Ju thashë mos votoni Fran Frroku dhe ja ku përfundoi në burg, tani ju them mos votoni Mark Markun, ai nuk do shkojë në burg, por nuk shkon as në punë, mirë Markun, por Gjekmarkun c’e doni? Një lolo, unë e njoh nga eksperienca ime se kam pasur disa përballe me të. Luli është thjesht dhëndri që ka nisur më shpresën që do të bëhet një dasëm. Nusja që kërkohet është Shqipëira, Luli është si Gjinua, shkesët janë Saliu, Iliri dhe Monika. Krijon vatra COVID dhe vetë qëndron mbi makinë. Dy gishta lart me Rama ik. Nuk dinë fjalë tjetër. Tregojnë edhe hallin që kanë; ik se ne nuk të mundim dot,”-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij. 

Më pas, me ironi duke iu rikthyer pandemisë, Rama parashikoi se nëse Partia Demokratike vijonte me mbledhjet, fundin e fushatës do ta bënte nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërsa përcolli edhe një paralajmërim për qytetarët. I sigurt, kryesocialisti u kërkoi qytetarëve ta votonin për një mandat të tretë, ndryshe nuk do ta shihnin më një numër të tillë vaksinash anti-COVID në Shqipëri. Duke marrë kështu edhe njëherë meritat se vende mike e kishin ndihmuar të niste vaksinimin masiv. Më tej, kreu i maxhorancës, e vijoi takimin me premtime për investime të tjera në zonë. 

Ky është aktiviteti i parë politik që socialistët zhvillojnë pas ndarjes nga jeta të Bashkim Finos. Më herët, Rama ka prezantuar kandidatë në disa qarqe të tjera; si Shkodra, Fieri, Vlora, Durrësi, etj. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama në lezhë zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama në lezhë zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 30 Mars 2021, 15:13

PATOS- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në Patos të Fierit ku ka zhvilluar një bisedë me gra që kanë fëmijët në emigracion. Në bisedën...

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete