LIVE UPDATES
Politike

Meta vlerëson me Dekoratën “Nderi i Kombit” Heronjtë legjendarë të Popullit të Luftës Antifashti Nacionalçlirimtare,

7 Tetor 2020, 09:20 Nga DOSJA
Meta vlerëson me Dekoratën “Nderi i Kombit” Heronjtë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka mbajtur sot ceremoninë e vlerësimit të Heronjve të Popullit dhe figurave të shquara të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Vojo Kushi, Sadik Stavileci, Xhoxhi Martini, Muharrem Llanaj e Hatixhe Farka. Në një dalje për mediat, Kreu i Shtetit, mbajti fjalim teksa dorëzoi dhe vlerësoi sot me Dekoratën “Nderi i Kombit” Heronjtë legjendarë të Popullit të Luftës Antifashti Nacionalçlirimtare, Vojo Kushi, Sadik Stavileci dhe Xhoxhi Martinin (pas vdekjes), të cilët ranë heroikisht në luftë me pushtuesit italianë gjatë betejës epike në “Kodrën e Kuqe” në Tiranë.

Dëshmori i Atdheut Vojo Kushi u dekorua: “Si legjenda e heroizmit dhe atdhedashurisë më të lartë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. Burim i përjetshëm frymëzimi për të gjithë gjeneratat e reja në betejat për liri”.

Sadik Stavileci u vlerësua “Për rolin e shquar deri në flijimin e jetës në mbrojtje të lirisë, si një ndër heronjtë dhe luftëtarët legjendarë në qëndresën dhe organizimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Shembull frymëzimi për gjithë gjeneratat e reja.”  Ndërsa Xhoxhi Martini, “Si shembull i atdhedashurisë së lartë deri në flijimin e jetës në mbrojtje të lirisë, një ndër heronjtë dhe luftëtarët legjendarë në qëndresën dhe organizimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Burim frymëzimi për gjithë gjeneratat e reja.”  Gjithashtu, Kreu i Shtetit vlerësoi Muharrem Llanajn (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin: “Për kontributin e shquar në mbrojtje të lirisë së atdheut. I dalluar për guximin, sakrificat dhe qëndresën heroike në betejën e ‘Kodrës së Kuqe’ dhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare”.

Ndërsa me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Presidenti i Republikës dekoroi Hatixhe Farkën (pas vdekjes), “Si shembull i përkushtimit, sakrificës dhe atdhedashurisë së pakufishme në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Simbol i përjetshëm i heroizmit të nënës tiranase, e cila nuk u lëkund nga ideali për çlirim kombëtar megjithë torturat, burgosjet e familjes dhe flijimin e bijve të saj për lirinë e atdheut.” Kreu i Shtetit çmoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” piktorin dhe artistin e shquar tiranas Sali Shijaku, me motivacionin: “Si një nga personalitetet e spikatura të artit tonë kombëtar, një ndër piktorët më të rëndësishëm shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX, duke sjellë në artet figurative pikturën e tij thellësisht kombëtare, koloritin e fuqishëm, simbolikën e veçantë, si dhe monumentalizmin në shumë vepra me temë historike”. Në fjalën e Tij gjatë ceremonisë solemne të dekorimeve, duke iu drejtuar familjarëve të Dëshmorëve të Atdheut, anëtarëve të Komitetit të Veteranëve të LANÇ-i, miqve dhe artistëve të pranishëm, Presidenti i Republikës citoi pjesë nga Himni Kombëtar: Prej lufte veç ai largohet që është i lindur tradhëtor, kush është burrë nuk frigohet, por vdes, por vdes si një dëshmor!”

Presidenti e ka quajtur Vojo Kushin si “frymëzues për të gjithë shqiptarët në betejat për liri”.

Fjala e Ilir Metës

Cilëve më shumë se Heronjve të ‘Kodrës së Kuqe’ iu shkojnë këto fjalë, ky kushtrim, por edhe ky amanet që na kanë lënë të parët brez pas brezi për ruajtjen e lirisë së Atdheut. Ndaj sot nderojmë një prej betejave më të lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, flakët e së cilës ndriçuan ëndrrën për liri të çdo familje të Tiranës por edhe të çdo familjeje shqiptare. Kanë kaluar 78 vjet dhe këtë akt të lartë vetëmohues të Heronjve, shqiptarët e ruajnë të shenjtë në memorien e tyre si Epopeja e Lavdishme e Kodrës së Kuqe.  78 vjet më parë si sot,  pikërisht  më 7 Tetor 1942 në kryeqytet, në Kodrën e Kuqe, në shtëpinë e Ije Farkës Heronjtë  e Popullit Vojo Kushi, Xhoxhi Martini e Sadik Stavileci shkruan me gjak një nga faqet më të ndritura të heroizmit, atdhedashurisë, vetëmohimit dhe trimërisë së popullit shqiptar në luftë kundër okupatorit fashist. Sot bashkë me tre Heronjtë e dashur, trimin e Shkodrës Vojo Kushi, djalin e Tiranës Xhoxhi Martini dhe birin e Gjakovës, Sadik Stavileci po vlerësojmë edhe djaloshin e Vranishtit, luftëtarin e katërt të Kodrës së Kuqe, atdhetarin Muharrem Llanaj, i cili edhe pse kishte marrë plagë të shumta, dhe humbi ndjenjat, luftoi burrërisht krah të shokëve të tij.

Të dashur miq, Nderimi për luftëtarët që sakrifikuan dhe flijuan jetën për lirinë e Shqipërisë është detyrimi ynë dhe I çdo gjenerate ndaj historisë, por dhe ndaj së ardhmes. Vlerësimi i gjakut të derdhur prej tyre për lirinë e Shqipërisë është borxhi, që kemi të gjithë ne që gëzojmë këtë liri prej sakrificës së tyre sublime. Ky nderim është  edhe vlerësim e respekt ndaj vetë integritetit dhe dinjitetit tonë si shqiptarë! Kur flasim për vetëmohimin, trimërinë e heroizmin partizan dhe luftëtarëve për liri, padyshim Heronjtë e Kodrës së Kuqe zënë nga vendet e nderit në Luftën e popullit tonë kundër bishës nazi-fashiste! Ata u flijuan si Heronj, luftuan në krah të njëri-tjetrit dhe ranë në krah të njeri-tjetrit duke u shndërruar në Heronj Legjendarë dhe frymëzues të përjetshëm në betejat për liri.  Ata e shndërruan shtëpinë e thjeshtë të nënë Ije Farkës në një kështjellë të pamposhtur, ku shpalosën para gjithë botës virtytet më të arrira të shqiptarit si atdhedashuria, burrëria, besa, trimëria, sakrifica për liri dhe atdhedashuria deri në flijimin e jetës. Të rrethuar, ata bënë një luftë të pabarabartë, kundër qindra fashistëve e xhandarëve të armatosur gjer në dhëmbë. Për Vojon, Sadikun, Xhoxhin dhe Muharremin nuk kishte mbetur rrugë tjetër veç t’i qëndronin Himnit Kombëtar dhe të qëndronin si burrat deri në pikën e fundit të gjakut. Ata u përqafuan dhe i dhanë njeri-tjetrit lamtumirën e fundit. Sadiku ndonëse i sëmurë me tubelkuroz dhe Xhoxhi Martini i plagosur më parë, luftuan si trima dhe  ranë në luftë e sipër. Ndërsa Muharremi u plagos rëndë dhe humbi ndjenjat. Vojua mbeti i vetëm kundër një hordhie fashistësh dhe tradhtarësh, i rrethuar nga autoblindat e tyre. Armiqtë, duke parë se nuk po e mposhtnin dot heroin, i vunë zjarrin shtëpisë dhe e rrethuan me autoblinda. Vojua luftoi si vigan. Por më në fund, municionet iu mbaruan. Në momentin më kritik të jetës së tij, pasi kishte humbur në betejë të tre shokët dhe i ishin mbaruar municionet, Vojo Kushi, si një Tarzan i vërtetë, as i shkoi ndërmend të dorëzohej e as të strukej, por si një shqiponjë e vërtetë kërcen mbi autoblindë, duke tmerruar me guximin dhe heroizmin e tij pushtuesit dhe tradhtarët dhe duke qëndruar përjetësisht triumfues dhe ngadhënjyes për të gjitha gjeneratat.  

Këta Heronj legjendarë, të frymëzuar vetëm nga liria dhe atdhedashuria, kryen një akt heroik e vetëflijues që do mbetej në historinë e popullit shqiptar si simbol i qëndresës dhe i rezistencës ndaj pushtimit dhe tiranisë. Emrin e Vojo Kushit e përjetësuan nënat shqiptare që lindnin djem, të cilat kur i ledhatonin në djep, u thonin: “M’u bëfsh trim si Vojua”. Për mua si President i Republikës, është nder krejt i veçantë dhe emocionues padyshim, që në selinë e Institucionit të Presidentit të Republikës të organizoj sot përkujtimin e aktit të tyre heroik dhe t’i vlerësoj tre heronjtë me Titullin e lartë “Nderi i Kombit” dhe bashkëluftëtarin e tyre, padrejtësisht të harruar dhe të papërmendur deri tani, me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”. Ashtu sikurse kam nderin dhe privilegjin  të përkujtoj dhe vlerësoj qëndrimin stoik dhe sakrificat e pafundme të Nënës Heroinë Ije Farka. Shtëpia e Ije Farkës që strehoi Vojo Kushin, Xhoxhi Martinin, Sadik Stavilecin e Muarrem Llanajn dhe shumë antifashistë të tjerë, ishte një nga bazat e rëndësishme të luftës në Tiranë, ku u strehuan shumë ilegalë. Ije Farka, mbetet simbol i nënave tiranase që shtëpinë e tyre të thjeshta në rrugicat e Tiranës i kthyen në baza të luftës, madje kur u kërkua edhe në kështjella të qëndresës antifashiste. Nënë Ija nuk u lëkund nga ideali dhe lufta për liri edhe pse e pagoi aq shtrenjtë, ajo familja dhe familja e saj, me fëmijët që ju vranë dhe u burgosën nga pushtuesit.  Madhështia e aktit të Vojo Kushit, Sadik Stavilecit, Xhoxhi Martinit, Muharrem Llanaj si dhe Nënë Ije Farkës u përcjell brezave një mesazh të madh dhe frymëzues atdhedashurie.

Të dashur miq, Epopeja e Kodrës së Kuqe është pjesë e krenarisë dhe memories kombëtare! Ajo është përcjellë nga brezi në brez  nëpërmjet këngëve, rrëfimeve, poemave, filmave dhe shumë veprave të artit.  Midis tyre do të veçoja tablonë e famshme “Vojo Kushi”, të piktorit tonë të madh, “Piktorit të Popullit” Sali Shijaku, i cili edhe si dëshmitar okular i kësaj beteje, si një fëmijë 9-vjeçar në atë kohë në Kodrën e Kuqe, na ka sjellë me një mjeshtëri të rrallë një nga tablotë më shquara që mishërojnë në art këtë epope të lavdishme dhe të paharruar të Kodrës së Kuqe. Sali Shijaku mbetet një nga piktorët më të shquar shqiptarë të shekullit XX. Me talentin e jashtëzakonshëm shndërroi në art me shumë aftësi krijuese ngjarjet më epike të historisë, forcën shpirtërore dhe heroizmin e shqiptarit, vlerat e dashurisë për Atdheun, lirizmin dhe dramën e jetës, si  dhe një larmi figurash njerëzore. Krijoi një galeri të pafund veprash e monumentesh artistike, që lartësuan kulturën dhe artin kombëtar. Veprat e njohura të tij si “Mic Sokoli”, “Nora e Kelmendi”, “Partizanët e Batalionit Hakmarrja”    dhe “Vojo Kushi” e vendosin atë në piedestalin e artistëve tanë më të spikatur. Galeria e veprave të artistit të madh Sali Shijaku është mjaft e njohur  dhe e suksesshme, brenda dhe jashtë vendit, ashtu si dhe kontributi i tij për lartësimin e arteve figurative dhe kulturën shqiptare. Mendoj se nuk kishte rast më të mirë se sot për të nderuar aktivitetin e tij të larmishëm krahas heronjve të Kodrës së Kuqe, të cilët janë edhe protagonistë të kësaj kryevepre epike! Të dashur pjesëmarrës, Epopeja e Kodrës së Kuqe ishte një legjendë e vërtetë trimërie dhe patriotizmi, ishte një flakë që ndriçoi në të gjithë Tiranën dhe vendin, dhe zgjoi ndër gjithë shqiptarët aspiratën për liri dhe shtoi urrejtjen ndaj armikut! Nën këtë moto edhe unë sot do të doja që populli ynë dhe sidomos të rinjtë të mos dorëzohen nga vështirësitë e kohës, por të qëndrojë në lartësinë e detyrave të historisë dhe ta kërkojë prosperitetin dhe bukurinë e jetës në këto troje të cilat janë mbrojtur me gjakun e bijve tanë më të mirë! I përjetshëm kujtimi i Heronjve të Kodrës së Kuqe! Faleminderit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta vlerëson me dekoratën “nderi i kombit” heronjtë legjendarë të popullit ilir meta meta vlerëson me dekoratën “nderi i kombit” heronjtë legjendarë të popullit


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet