Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar sërish sot mungesën e marrjes së masave, për përballimin e COVID-19. Në një bashkëbisedim të shkurtër me gazetarët, Basha tha se qytetarët nuk kanë mundësi të bëjnë as testin e COVID-19 dhe as vaksinën e gripit pasi qytetarët nuk kanë kujdes nga qeveria. Basha tha se paratë po i kalojnë përfituesve të inceneratorëve, ndërsa shqiptarëve nuk iu bëhet tamponi.
“Mungesa e kapaciteteve testuese, të infektuarit duhet të presin deri në 6 ditë për të bërë testin. Statistikat zyrtare të viktimave të COVID, fshehin shifrat e vërteta. Vetëm dje, nga thesari i janë dhënë 565 mijë euro mafias së plehrave. Kjo shumë parash është baraz me 14 mijë tamponë. Kur u thuhet e vërteta, fshihen pas sakrificës së mjekëve për të mos u përballur me të vërtetën. Rama dhe Manastirliu po fshihen pas sakrificës së mjekëve. Kështu, numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët dhe përmasa e sëmundjes mbahet e fshehtë. Numri i lartë i infeksioneve dhe viktimave është pasojë e dështimit të qëllimshëm të Ramës.”-tha Basha.
Kryedemokrati vijoi më tej duke thënë se situata nuk është më “korruptive”, por “terrorizëm shtetëror”. “Me mosblerjen e tamponëve, me moshapjen e spitaleve, janë drejtpërdrejt personalisht përgjegjës për vdekjen e qytetarëve. Braktisja e vendit në këtë situatë është terrorizëm shtetëror. Të shtysh pafundësisht blerjen e tamponëve, të bësh zero ritestime është terrorizëm shtetëror. Zero vaksinime kundër gripit për grupet e cënueshme. Kjo nuk është më vjedhje, nuk është korrupsion; ky është terrorizëm shtetëror”-tha Basha.
Basha u pyet edhe për partinë e re të Jozefina Topallit, dhe se a është ajo dhe Astrit Patozi, ashtu siç shkruan Rilindja Demokratike “kukulla të Ramës”. “Jo. S’kam kohë për të humbur, kam interesin e publikut.“-tha Basha.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Në kuvendin e Shqipërisë ditën e sotme u diskutua në lidhje me vaksinën kundër COVID. Adriatik Alimadhi rrëfeu eksperiencën që ka kaluar kur ishte në gj...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka ofenduar sot trupën policore të Policisë së Shtetit, e cila drejtohet prej tij. Teksa po replikonte me depu...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është përplasur me deputetin Ralf Gjoni lidhur pandeminë e koronavirusit në vend. Në fjalën e ti...
TIRANE– Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur debate të ashpra mes Ralf Gjonit dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.Gjoni...
TIRANE– Partia Demokratike ka reaguar pas mesazhit që kryeministri Rama bëri ditën e sotme për naftëtarët e Ballshit. Sekretari i partisë, Gazment Bardhi shkrua...
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka qënë i pranishëm ditën e sotme në shkollën ‘Sami Frashëri’ së bashku me nxënësit dhe përfaqë...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e dytë brenda orës për çështjen e grevës së urisë së naftëtarëve në Ballsh. Rama thotë se qeveria nuk ësht...
TIRANE– Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni i ka kërkuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi që të marrë masa për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj sipa...
ATHINË- Disa javë pas vizitës zyrtare në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, mediat greke shpalosin një tjetër informacion se vendimi për t...
TIRANE– Partia Demokratike nëpërmjet Jorida Tabakut ka publikuar pamjet nga shkolla ‘Sami Frashëri’ në kryeqytet, e cila është shembur dhe pritet që të rindërto...