LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-10 orë dëshmi, Rama: S’ekziston 430 mln euroshi! Me Tabakun, në gjyq (Moral gazetarëve)

23 Shkurt 2022, 21:24 Nga DOSJA
VD-10 orë dëshmi, Rama: S’ekziston 430 mln euroshi! Me Tabakun,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama këmnëngul! Sipas tij, në komisionin Hetimor për Inceneratorët është bërë një narrativë mashtrimi për t’ju krijuar njerëzve idenë që janë vjedhur 430 milionë euro, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur. Jashtë ambienteve të Kuvendit, Rama tha se drejtëia në Shqipëri ka nisur të funksionojë dhe se sipas tij, fakti që ka ministra pas hekurave, tregon që janë bërë vërtetë hetime, por jo bazuar mbi ato akuza që ka krijuar Opozita. Ai paralajëmroi kryetaren e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku se do ta padiste për akuzën që ka ngritur duke e konsideruar atë bashkë me ministrat si ‘grup të organizuar kriminal’. Kryeministri nuk përmendi emra,  por la të kuptohej se përballje në gjykatë mund të kishte edhe me deputetin Luçiano Boçi. Pyetjen e gazetarëve nëse do të bashkëpunonte sërish me ish-ministrin Lefter Koka që është vënë në pranga, Rama e konsideroi provokim e ironi. Ai u bëri dhe moral raportuesve duke i ‘këshilluar’ që të mos imitonin Tabakun e opozItën. 


Pjesë nga prononcimi për media: 

Edi Rama: 430 milionë euroshi nuk ekziston, bëhet fjalë për një shumë të mbledhur deri në vitin 2047, nuk është sot në arkën e shteti, as nuk ka dalë sot nga arka e shtetit, është krijuar një narrativë shumë e ulët, më në fund fare u pranua nga zonja Tabaku kur tha se ‘ju nuk mund të koncensiononi të ardhmen’, pra bëhet fjalë për një moshë politike që e kalon time dhe të Tabakut gjithashtu. Thashë, përsa i takon hetimit nga SPAK dhe dyshimeve e akuzës për korrupsion, është një linjë tjetër komplet që ka të bëjë me një përgjegjësi totalisht individuale që pas shpinë ssë publikut ka hyrë në një marrëdhnëie politike. Ministrat e zv.ministrat kanë punën e tyre, drejtësia punën e vet. Nuk jetohet në një vend të kthyer në ferr nga reciprociteti i akuzave, të gjithë kriminelë, të gjithë hajdutë, nuk bëhet më. Jemi sot në një fazë që, le të ma thotë kush e ka imagjinuar që do të kishim ish-ministra të dënuar apo të akuzuar në arrest me burg, do të kishin një hetim që nuk do t’ia dijë fare për ne. Transformimi do të kërkojë kohë.

Pyetje: Thatë që ishit krenar për punën e bërë krah zotit Lefter Koka, a do ta kërkoni asistencën e zotit Koka për një projekt të ngjashëm?

Edi Rama: Tani unë ndalova që t’ju respektoj, por këto gjëra mos m’i bëni mua. Të imitoni ata që dëgjuat aty është një gabim i madh, është mungesë etike nga ana juaj që të ndodhë kjo, kjo nuk është kulturë gazetareske…Je dhe djalë i ri

Pyetje: Po ju citoj ju..

Edi Rama: Çfarë thashë unë

Pyetje: Thatë që ishit krenar me…

Edi Rama: Dhe? Këto ironira m’i kurseni

Pyetje: Si ndiheni kur pas më shumë se 20 vitesh riktheheni në një komision hetimor dhe dëshmoni për gati 10 orë?

Edi Rama:Si u ndjeva? Është fatkeqësi të shohësh se pas kaq shumë vitesh ka ndryshuar një gjeneratë dhe ata janë po ata….

Pyetje: Zoti Rama, do të ngrini padi për akuzat që iu bëri Luçiano Boçi që ju jeni pjesë e një grupi të strukturuar kriminal?

Edi Rama: Të mbarojë njëherë SPAK, pastaj do ta trajtoj në gjykatën përkatëse, nuk flas për emra, por me siguri që, pëer fat të keq, Gjykatën e kam bërë një vend ku takohem me zonjën Tabaku dhe do të takohemi prapë, nuk ndodh në asnjë vend që një politikane të angazhohet me publikun për të ngritur një akuzë të grupit të sktruktuurar kriminal, kur të mbarojë hetimi. Sigurisht do të shkojmë në gjykatë. Si qenka kjo, për muj të tërë rrokanis kokën e e publikurt, u vodhën 430 milionë euo

Pyetje: Është kjo një strategji komunikimi që e vonuat përgjigjen ndaj akuzave

Edi Rama: Prita të mbaronte Big Borther…Mirupafshim…

Ç’ndodhi në Komisionin Hetimor?

Për dhjetë orë me radhë kryeministri Edi Rama u vu përballë pyetjeve në lidhje me inceneratorët, por shumë prej tyre iu shmang duke argumentuar se ai ishte ‘shoferi’ e ekipi që merrej me procedurat ishin ministrat. Për kryeministrin, rëndësi kishte një Shqipëri pa plehra, por së si arrihej aty, nuk ishte kompetenca e tij. Edhe për procedurën e dheniës së koncensionit që nuk ka qenë publike, Rama ia ‘kaloi’ topin vartësve që sipas tij të gjithë përballen vetë me lifjin për çdo shkelje. Për Ramën, 430 milionë eurot janë sajuar nga Opozita e se nuk janë vjedhur nga askush. Me Tabakun ai tha se do përballej në gjyq pasi deputetja e ka akuzuar për grup të strukturuar krimininal.

LEXO EDHE KËTË:

Padi ndaj Tabakut? Rama: Për fat të keq do takohemi në Gjykatë, rrokanisi kokën e popullit

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë