VIDEO/ Policia në vendngjarje, 'Yacht Premium Hotel' rrethohet me shirit të verdhë, dëmet që shkaktoi tritoli 29 Qersh...
DËSHMITË E PLOTA/ Numëruesit ia hedhin fajin lodhjes, përfaqësuesi i LSI-së: S’ka mundësi të ket&e...
Ishte me Grecën kur u vra Xhuvani, Sharra u arrestua dhe iu sekuestruan 5 mln euro pasuri, lidhja me Dumanin 28 Qershor, 23:19 ...
Fituesi i Nobelit në Letërsi për këtë vit, Peter Handke u pyet në lidhje me mbështetjen e tij për regjimin e Sllobodan Millosheviç në një konferencë për shtyp të Premten,ku iu tha gazetarëve se nuk ishte momenti të përgjigjej ndaj pyetjeve “injorante”.
Marrja e çmimit Nobel nga autori austriak në tetor është kritikuar gjerësisht nga shkrimtarët dhe politikanët për qëndrimin e tij për luftërat jugosllave të viteve 1990. Një peticion i nënshkruar nga pothuajse 60,000 njerëz po i bën thirrje Komitetit Nobel që të revokojë çmimin për justifikuesin e ‘Kasapit të Ballkanit’. Handke qau në funeralin e Millosheviç në vitin 2006, duke e quajtur atë “një njeri mjaft tragjik”.
Peticioni do të dorëzohet nga protestuesit në 10 dhjetor në Stokholm, kur Handke pritet të marrë çmimin e tij.
Pas një momenti të vështirë, ku të pranishmit kënduan “Gëzuar Ditëlindjen”, Handke u pyet në lidhje me polemikat për fitoren e tij. Ai u përgjigj: “Kjo është një histori shumë e gjatë. Për ta treguar këtë histori këtu, mendoj se nuk është momenti. ”
‘Një zgjedhje shqetësuese’: autorët kritikojnë fitoren e diskutueshme të Nobelit të Peter Handke
I pyetur për protestat e planifikuara javën e ardhshme, Handke rikujtoi një vizitë në Norvegji në vitin 2014, kur ai fitoi çmimin Ibsen. “Kishte shumë protesta kur shkova në Teatrin Kombëtar të Oslos. Shumë bërtitje të ‘poshtë fashizmit, fashizmit’. Doja të bisedoja me këto zonja dhe zotërinj, por ata nuk donin të flisnin me mua, “tha ai.
Në fjalën që mbajta duke pranuar atë çmim, unë iu thashë kritikëve: “Shkoni në ferr, aty ku jeni tashmë”.
Handke u pyet nga Peter Maass, gazetari amerikan që publikoi dokumentet jugosllave të Handke, se a ka ndodhur masakra e Srebenicës për të, aty ku u vranë 8 mijë burra e djem muslimanë.
Handke u përgjigj gazetarit duke i thënë se preferonte një letër që iu dërgua nga një kritikë anonimë e cila kishte brenda një kaligrafi me jashtëqitje, sesa t’i përgjigjej atij. “Unë preferoj letrën higjienike, anonime dhe me jashtëqitje brenda, sesa të përgjigjem për pyetjet tuaja boshe dhe injorante.”
Svenska Akademiens presskonferens med Peter Handke slutade med en hätsk attack mot de närvarande journalisterna.https://t.co/q1O2ETYtML pic.twitter.com/wL7omEyev7
— DN Kultur (@DNKultur) December 6, 2019
Mungesa e përgjigjeve të drejtpërdrejta të Handke nuk do të pushtojë polemikat. Anders Olsson, kryetari i komitetit Nobel, u ka thënë kritikëve se “ambicia duhet të fokusohet për të fetuar për veprën e jashtëzakonshme letrare dhe jo personin.”
Por në fillim të kësaj jave, dy anëtarë të komitetit të jashtëm të ngritur për të mbikëqyrur reformat në Akademinë Suedeze, bashkë me një gazetare dhanë dorëheqjen.
“Zgjedhja e laureatit të vitit 2019 nuk ishte thjesht një zgjedhje për një organ pune por gjithashtu është interpretuar, si brenda akademisë, ashtu edhe jashtë saj, si një mbrojtje e qëndrimit që letërsia është mbi politikën”,” tha ajo për Dagens Nyheter. “Kjo nuk është ideologjia ime”.
Më herët, të Premten, Peter Englund, ish sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze, tha se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoni sepse për të festuar fitoren e Handke duke thënë se “do të ishte hipokrizi e rëndë nga ana ime”.
Jonas Eklöf, redaktori kryesor i revistës suedeze të librave Vi Läser, ishte në konferencën për shtyp. Ai tha se ndjenja midis gazetarëve suedezë që mbulojnë Nobelin “ka qenë lodhje, rraskapitje dhe …” Jo përsëri! “Një ndjenjë që pak ka të bëjë me letërsinë tani.”
“Ende ka shumë trazira brenda akademisë, me bojkot të rinj dhe dy në pesë anëtarë që largohen nga komiteti Nobel vetëm javën e fundit,” tha Eklöf. “Sot, çfarë mund të them: ishte e çuditshme – veçanërisht kënga e ditëlindjes për Handke – dhe pak e çuditshme, por jo aq e pakëndshme siç mund të pritej”
Përshtati në Shqip: Fjola Graçi/ Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
PRISHTINË- Kosova bojkoton ceremoninë që do të zhvillohet në Stokholm të Suedisë për dorëzimin e çmimit Nobel për Peter Handke, i akuzuar si përkrah...
TIRANË– Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, pasi këngët që ajo ka publikuar janë bë...
TIRANË- Sara Hoxha është bërë nënë për të dytën herë pak muaj më parë, me vogëlushin e saj, Roman.Ajo dhe e motra Lori Hoxha, janë shumë aktive në rrjetet ...
TURQI- Tashmë prej kohësh këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli është në një lidhje dashurie me një biznesmen turk dhe këtë e ka treguar përmes rrjeteve ...
TIRANË- Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia është një ndër emrat që përflitet shpesh në mediat rozë, për jetën që ajo bën dhe karrierën e saj.Enca është shumë...
SHTYPI TE PROPAGANDOJE INICIATIVAT REVOLUCIONARE NE NDIHME TE ZONAVE TË DEMTUARA NGA TERMETI Nga biseda në takimin ditor të sekretarëve të K.Q. të P.P.SH. ...
Në vitet ’20, ka pasur debate të shumta për krijimin e bankës kombëtare që do të emetonte monedhën e do t’i jepte një hov të ri zhvillimit ekonomik.Diskutimet k...
TIRANË- Stresi dhe Kejsi të ndarë prej disa muajsh, duket se akoma i lidh diçka e fortë që i mban bashkë edhe pas ndarjes.Ata të dy kanë publikuar h...
TIRANË– Disa ditë më parë bëri bujë lajmi se shefi i kuzhinës, Renato Mekolli u largua nga emisioni “MasterChef”. Lajmin e bëri të ditur vetë producentja e...
TIRANË- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi ishte në Shqipëri pas tërmetit tragjik ku edhe vizitoi nga afër dy familjet në fshati...