"Mollët e kalbura nuk do përcaktojnë komunitetin tonë"/ Rama për BBC: Deklaratat e Braverman për shqiptarët j...
Sport
Egnatia rrokadë me Skënderbeun, fitore “braziliane” me vlerë më shumë se 3 pikë…
19 Shkurt 2022, 14:59Nga DOSJA
RROGOZHINE – Egnatia, pas pesë ndeshjesh, ka arritur një fitore me “aromë” mbijetese. Rrogozhinasit kanë fituar 2-0 në stadiumin e tyre “Arena Egnatia ” korçarët e Skënderbeut.
Ishin dy futbollistët brazilianë “heronjtë” e fitores së artë, ku suksesi mund të çmohet më tepër se sa tri pikë për skuadrën së Zekerija Ramadanit.
Në minutën e 15-të, doli në dritë edhe goli i pare për Egnatian, ku braziliani Pedro Auguston, pas goditjes së Ilirid Ademit dhe grushtimit të Rexhepit, dërgon topin në rrjetë, duke realizuar edhe golin e tij në kampionat.
Skënderbeu edhe pse u përpoq të vendoste barazpeshë, nuk ia arriti. Berisha dhe Shehi gabuan në rastet që iu paraqitën, pa mohuar edhe lojën e portierit Puja.
Pjesa e dytë nisi vakët pa shumë raste. Gjithsesi, do të vinte minuta e 76-të, që stadiumi “Egnatia Arena” të shpërthente sërish nga thirrjet e tifozëve.
Pas një aksioni të Pedro Augustos, bashkatdhetari i tij, braziliani Jackson gjeti trekëndëshin e portës korçare pas një gjuajte shumë të bukur. Topi preku shtyllën përpara se të ndalej në rrjetë dhe 2-0 për Egnatian. Këtu mbaroi edhe takimi, pjesa e mbetur e ndeshjes, ishte thjeshtë menaxhim i rezultatit nga Egnatia.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANE – Partizani-Vllaznia është një ndër sfidat më interesante të javës së 21-të të Superiores. Përtej etiketimit si një klasike e futbollit shqiptar pë...
TIRANE – Dinamo luan në Durrës takimin e radhës në Abissnet Superiore. Ekipi kryeqytetas do të përballet të dielën (16:45) kundër Teutës së Arapit me obje...
ANGLI-Stuhia ‘Eunice’ ka shkaktuar probleme të mëdha në Europë ku është prekur edhe futbolli. Çatia e stadiumit më të shtrenjtë në botë, një ndërtesë mag...
ANGLI – Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri Pep Guardiola e skanoi ndeshjen e madhe kundër Tottenhamit (18:30) si më poshtë:“Tottenham ka ...