All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Vettingu ‘amniston’ të larguarit, pak procedime penale pas shkarkimit

2 Korrik 2019, 20:26 Nga DOSJA
Vettingu ‘amniston’ të larguarit, pak procedime penale pas
All - Paragraf - 1

TIRANË- Mbi 60% e gjyqtarëve dhe prokuroëve që i janë nënshtruar procesit të vettingut janë shkarkuar nga detyra për mosjustifikim të pasurisë apo për lidhje të papërshtatshme me krimin, por të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm një pakicë e tyre janë referuar për ndjekje të mëtejshme penale. Ekspertët argumentojnë se organet e vettingut, prokuroria, vonesa në krijimin e organeve të reja apo pasiviteti i qytetarëve janë përgjegjës për këtë situatë, teksa kërkojnë hetime, me qëllim realizimin e plotë të objektivit të procesit të vettingut. 

26 janarin e vitit 2018, Sulejman Tola nuk pranoi të plotësojë formularët e vettingut, duke u bërë prokurori i parë që dha dorëheqjen nga detyra. Prokurori i Krujës argumentoi para presidentit se mosplotësimi i deklaratës së pasurisë, deklaratës së kontrollit të figurës dhe formularit të vetëvlerësimit profesional, ishte fakti se ndodhej në prag pensioni.  Pas tij edhe 3 gjyqtarët Drita Veliaj, Mirela Fana dhe Ilir Çeliku u dorëhoqën nga detyra, duke mos u bërë subjekt i “sitës” së vettingut.  Dorëheqja ishte një e drejtë që ua njihte ligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, çka më pas sillte dhe pushimin e procedurës së rivlerësimit. Ndër subjektet që u dorëhoqën pa iu “nënshtruar” vettingut u rendit edhe ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, anëtari i Gjykatës së Lartë Besnik Imeraj,  apo edhe ndihmësit ligjorë pranë Gjykatës së Lartë Erlindi Basha, Etleva Sherifi, Adnand Bërdica apo Eritan Shehu. Ndërkohë që, deri në fund të muajit prill të këtij viti, janë dhënë 18 vendime për ndërprerjen apo pushimin e procesit të vettingut në kushtet e dorëheqjes së subjekteve. “Dorëheqja u mendua si një mekanizëm për t’i amnistuar”, thotë juristi Jordan Daci. “Megjithatë, për mua dorëheqjet ishin të parregullta”, shton ai. Juristi i referohet vendimit të Gjykatës Kushtetuese , që ndër të tjera interpretoi se “përsa kohë subjekti është në detyrë dhe procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar ende, ai ka të drejtë të japë dorëheqjen, duke zbatuar parashikimet e nenit G të aneksit kushtetues”. Praktikisht, sipas këtij aneksi, gjyqtari apo prokurori mund të japë dorëheqjen në çdo moment, ndryshe nga sa parashikon ligji i 2016-ës, që ka si qëllim përcaktimin e rregullave të posaçme për rivlerësimin kalimtar të të gjithë subjekteve të rivlerësimit. Sipas këtij ligji dorëheqjet mund të kryheshin deri në 3 muaj pas hyrjes në fuqi të tij, çka do të thotë se afati përfundonte në datën 7 janar 2018. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm, por kjo nuk më impresionon mua për të thënë që ai ishte një vendim klientelist”, thotë Daci. “Dorëheqja ishte thjesht  mekanizëm për t’iu shmangur dhe për të fituar një lloj amnistie”,-shton juristi. Me pushimin e rivlerësimit kalimtar të dorëhequrit janë larguar nga sistemi për një periudhë 15-vjeçare, ndërkohë që vetëm në një rast çështja është çuar për ndjekje të mëtejshme. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, rezulton se ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të dorëhequr Besnik Imeraj. “Ky rezulton të jetë njoftimi i vetëm për referimin e materialeve të hetimit administrativ në organin e prokurorisë”, thotë Erida Skëndaj, drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. ‘Sipas komunikimit që KSHH ka patur me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, rezulton se për këtë kallëzim me nr.3671 është vendosur në datë 03.04.2018 mosfillim i hetimeve dhe vendimi i është njoftuar palëve të interesuara”,-thotë Skëndaj. “Duke marrë shkas nga rasti i ish-gjyqtarit të dorëhequr, nuk jemi në gjendje të vlerësojmë nëse prokuroria ka realizuar vërtet një hetim të plotë, objektiv dhe të gjithëanshëm për këtë rast”,-shton ajo.Por, sipas Skëndajt, në kushtet kur pasuritë e subjekteve të dorëhequr janë marramendëse dhe pavarësisht kësaj i vetmi penalitet ndaj tyre është shkarkimi , nuk përmbushet qëllimi themelor i vettingut. “Më së pari kjo do të sillte një pabarazi para ligjit të këtyre subjekteve, me ata njerëz të cilët janë dënuar edhe për vepra penale të lehta dhe kanë ekzekutuar dënimin me burg dhe këtu i referohem veprave të tilla si: shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, korrupsion aktiv i qytetarëve për vlera realisht të papërfillshme ku janë arrestuar njerëz që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë, në vlera 2000-3000 lekë, apo edhe në vlerë më të vogël”, argumenton drejtuesja e KSHH-së.

VETËM SHKARKIME

Të dorëhequrit nga sistemi i drejtësisë, nuk janë të vetmit që janë larguar nga detyra. Sipas të dhënave zyrtare, pas procesit të rivlerëismit, Komisioni i Pavarur i Kualikimit nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 30 prill 2019 ka dhënë 141 vendime, 52 prej të cilëve për shkarkimin e 31 gjyqtarëve, 19 prokurorëve dhe 2 ndihmësve ligjorë. Numri më i lartë i shkarkimeve është bërë për më shumë se një kriter, ndërkohë që një pjesë tjetër për shkak të problemeve me pasurinë apo lidhjeve të papërshtatshme. Për problemet pasurore, hetimi i kryer nga KPK ka dhënë rezultate të tjera në raport me atë të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ku sipas këtij të fundit me probleme rezultonin 37 subjekte, ndërsa sipas KPK-së ky numër arrinte në 51. ‘Mospërputhje’ raportohen edhe për vlerësimin e figurës nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ku sipas DSIK janë konsideruar si të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës 22 subjekte, ndërsa sipas KPK-së 17 të tillë. Megjithatë, ndonëse numri i shkarkimeve pas riverësimit shkon në rreth 50% të totalit të çështjeve, sipas faqes zyrtare të KPK-së, pas rivlerësimit është  referuar në prokuri vetëm rasti i ish-prokurorit Petrit Fusha. “Ligji nuk është bërë që t’i shkarkojmë dhe t’i amnistojmë”, thotë Daci. “Në momentin që dikush nuk justifikon dot pasurinë është subjekt i ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave”, ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”, etj.  Tek e fundit, pasuria e paligjshme si u vu?! Pra, është vënë në mënyrë të paligjshme, por nëpërmjet veprave penale të ndryshme, jo domosdoshmërisht të lidhura me detyrën sepse mund të kemi edhe vepra siç mund të jetë kontrabanda, por që këto subjekte duhet të vërtetojnë ligjshëmrinë e për rrjedhojë duhet t’i nënshtrohen  masave të sekuestrimit, siç bëhet për subjektet e tjerë të procedimit penal”,- shton më tej Daci. Sipas Skëndajt një prej qëllimeve madhore të procesit të vettingut është të rikthejë besimin e publikut tek institucionet e sistemit të drejtësisë. “Lufta ndaj pandëshkueshmërisë përbën një nga objektivat e kësaj reforme, ku edhe interesi publik është tepër i lartë. Për të krijuar besimin tek qytetarët se pandëshkueshmëria nuk është thjesht një koncept teorik, duhen veprime konkrete dhe vendosja e urave të bashkëpunimit mes organeve të pavarura të sistemit të drejtësisë, brenda suazës së kompetencave të tyre ligjore”, shprehet drejtuesja e KSHH-së. “Nëse nuk do bëhet do të kemi një vetting  të karakterit ‘momental’, por që nuk zgjidh themelin dhe nuk sulmon shkakun që ka çuar në këtë situatë që ne jemi sot”, shton ajo. Edhe sipas Dacit, vettingu duhet të shoqërohet me shembullin sesi këta njerëz, që kanë shfrytëzuar imunitetin nga ligji, të përgjigjen para ligjit. “Për më tepër ata janë njerëz që kanë prodhuar me mijëra viktima në bazë të vendimmarrjes së tyre të paligjshme dhe që vazhdon t’i shkaktojnë dhe sot. Minimumi për këto viktima është qëtë shikojnë drejtësi dhe për dhunuesit e të drejtave të tyre. Kjo do ishte qasja e drejtë”,-shprehet juristi.          

DUHEN HETIME TË MËTEJSHME!         

Vettingu është një proces me natyrë administrative, i cili nuk ka si qëllim të ndëshkojë penalisht gjyqtarët dhe prokurorët që i nënshtrohen atij, por në përfundim të tij vendoset konfirmimi në detyrë, shkarkimi nga detyra ose pezullimi nga detyra për një periudhë 1-vjeçare. Megjithatë, institucionet e rivlerësimit, në zbatim të Kodit të Procedurës Penale, kanë detyrim të bëjnë kallëzim në prokurori, nëse gjatë procedimit administrativ, zbulojnë të dhëna, fakte apo prova që përbëjnë vepër penale. “Në sajë të bashkëpunimit me organet publike të specializuara si dhe verifikimeve me natyrë administrative që organet e vettingut kryejnë, ato mund të marrin dhe administrojnë prova të rëndësishme që krijojnë dyshime për përfshirjen e gjyqtarit/ prokurorit të dorëhequr në veprimtari kriminale. Për këto raste, këto organe kanë detyrimin të bëjë kallëzim penal në prokurorinë përgjegjëse”, shpjegon Skëndaj, teksa shton se i takon prokurorisë të kryejë hetime të plota dhe të gjithanshme për faktet e kallëzuara dhe provat e përcjella. Megjithatë, Kodi i Procedurës Penale lejon edhe nisjen e hetimeve me iniciativë, ndërkohë që sipas eksperëtve, prokuroria i ka të gjitha hapësirat për të patur një rol pro-aktiv dhe për t’u informuar lidhur me procesin e vettingut dhe faktet apo provat konkrete të subjekteve, pasi çdo seancë dëgjimore me subjektet sidomos në shkallë të parë është publike, ndërkohë që vendimet e KPK-së dhe të KPA-së publikohen të arsyetuara në faqet e tyre zyrtare. “Unë mendoj se në kushte normale këtë proces duhet ta ndërmerrte Prokuroria e Krimeve të Rënda, por meqënëse ky institucion do i lirojë SPAK-ut vendin,  mendoj se SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të jenë organet që do e udhëheqin. Megjithatë, e  rëndësishme është të ekzistojë iniciativa nga organi i akuzës, pavarësisht nëse kjo është prokuroria apo gjykata e shkallës së parë, për t’i shkuar më tej me hetime të thelluara”,-thotë juristi Daci.

TË GJITHË PASIVË?

Teksa, organet e vettingut tashmë kanë vërtetuar “pasivitetin” në drejtim të kallëzimit të rasteve, edhe organi i akuzës duket se ndodhet në të njëjtën situatë.   “Pasiviteti i prokurorisë ekzistuese mund të lidhet edhe me njohjet apo solidarizimin që ata kanë me kolegët e tyre, të mos harrojmë që pjesa dërrmuese e këtyre prokurorëve janë në pritje të procesit dhe ata mund të penalizohen gjithashtu si disa prej kolegëve”, shprehet Skëndaj.ndërkohë që, mosngritja e intitucioneve shihet nga ekspertët si një tjetër pengesë. “Nëse do të kishim SPAK sot apo edhe muaj më parë, ndoshta do vihej re një veprimtari me iniciativë më të lartë për të filluar ndjekjen penale kryesisht për subjektet e vettingut”, thotë Skëndaj. Ndërkohë që, sipas Dacit, “SPAK dhe gjithë organet e tjerë do të duhet që t’i hetojnë në vijim sa i përket gjithë pasurive dhe të kalojnë edhe në masa siç mund të jetë sekuestrimi i pasurive”. Megjithatë, legjislacioni aktual parashikon edhe një hapësirë për të denoncuar gjyqtarët dhe prokurorët që po i nënshtrohen procesit të vettingut direkt nga qytetarët. Por teksa, denoncimi i qytetarëve në procesin administrative të vettingut paraqet nivele të bashkëpunimit të lartë të tyre, nga ana tjetër qytetarët nuk rezultojnë po aq aktivë në bashkëpunimin me organin e prokurorisë për të filluar ndjekjen penale ndaj tyre. “Pasiviteti i publikut, mendoj është i lidhur me mungesën e besimit tek gjyqësori aktual dhe në mënyrë te veçantë tek prokuroria që duhet të hetojë subjektet që denoncohen prej qytetarëve, ndërkohë që vettingu shihet prej tyre si një proces i ri, i mbështetur nga faktori ndërkombëtar dhe që po jep rezultate konkrete”, thotë drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

PASURI DHE INFORMALITET

Referuar vendimeve të KPK-së, një pjesë  egjyqtarëve dhe prokurorëv janë shkarkuar nga detyra , për shkak të pamundësisë për të provuar pasuri me vlerë të vogël ose për pasaktësi gjatë procesit të vetëdeklarimit. “Kam mendimin se këto raste nuk duhen referuar për procedim penal”, thotë Skëndaj. Sipas statistikave zyrtare informaliteti në ekonominë shqiptare arrin në në rreth 30%, çka mund të justifikojë një pjesë të pamundësisë për të vërtetuar burimin e të ardhurave. Megjithatë, sipas Dacit, “ky është një argumentim i rëndomtë, i cili vlen për pjesën më të madhe të qytetarëve apo për një përqindje relativisht të vogël të gjyqtarëve dhe prokurorëve”. “Megjithatë,  informaliteti nuk e justifikon gjyqtarin sepse në qoftë se një qytetar justifikohet, gjyqtari duhet të ishte modeli i respektit ndaj ligjit”, thotë juristi. “Nga ana tjetër ne po flasim për justifikime që janë qindra milion”, përfundon ai.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ola mitre te shkarkuarit nga vettingu vettingu vettingu i gjytareve e prokuroreve ola mitre te shkarkuarit nga vettingu vettingu vettingu i gjytareve e prokuroreve

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë