Bota

Vetëvritet truproja e Vladimit Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija, me orë shtesë, as nuk paguheshim!

  • FOTOJA: Ky është truproja e Vladimir Putin, vrau veten se punonte orë shtesë
  • Mediat ruse kanë bërë me dije se Zakharov do të divorcohej së shpejti nga bashkëshortja dhe se ajo nuk kishte kuptuar asgjë lidhur me aktin që kishte vendosur të ndërmerrte Zakharov.
    Featured image of article: Vetëvritet truproja e Vladimit Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija, me orë shtesë, as nuk paguheshim! Mikhail Zakharov

    RUSI– Truproja i presidentit rus Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të vrau veten gjatë orarit të punës.

    Mediat ruse kanë bërë me dije se Zakharov do të divorcohej së shpejti nga bashkëshortja dhe se ajo nuk kishte kuptuar asgjë lidhur me aktin që kishte vendosur të ndërmerrte Zakharov.

    Megjithatë dyshohet se përveç problemeve në familje, Zakharov kishte shfaqur pakënaqësi edhe lidhur me orarin dhe kushtet e punës së tij. Kolegët kanë rrëfyer se ai ishte ankuar shpesh për punën jashtë orarit, pasi ishte në gatishmëri për më shumë se 15 orë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Kemi pasur mungesë stafi në FSO – kështu detyroheshim që të punonim më shumë orë, duke mos marrë para shtesë,”-ka rrëfyer kolegu i tij, duke zgjedhur që të mos identifikohet. 

    Mosha e truprojës që vrau veten ende nuk është bërë me dije dhe as detaje të tjera lidhur me të. 

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment