Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Tre punonjës të policisë së Kavajës janë vënë në pranga pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambientet e paraburgimit, ku 31-vjeçari Ilvi Meta dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëvarur. Në pranga janë vendosur: Bexhet Berberi, me detyrë inspektor, Rushit Kola, me detyrë inspektor dhe Petrit Brahimaj, me detyrë nonkomisar. Mësohet se Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje tek dhoma e paraburgimit. Nga hetimet paraprake, punonjësit që kanë pasur për detyrë mbikëqyrjen dhe mbajtjen në kontroll të Metës, gjatë kohës që ai ka qenë i shoqëruar/ndaluar, nuk kanë përmbushur detyrimet dhe standartet që parashikon ligji.
Pas hetimeve të kryera, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP, dega rajonale Durrës-Kavajë), njofton se i riu ka vrarë veten me lidhësen e kapuçit të bluzës që mbante veshur. Në njoftimin zyrtar thuhet se në trupin e Ilvi Metës nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune, ndërsa 3 policët e prangosur akuzohen për mos parandalimin e këtij akti të rëndë.
Ndërkohë babai i 31-vjeçarit pretendon se djali i tij nuk është vetëvrarë, por i ka “mbetur në dorë policisë”. Sipas tij Ilvi nuk kishte shenja në qafë dhe as të nxira, ndërsa shtoi se nuk ishte një djalë problematik për policinë.
31-vjeçari, u gjet pa shenja jete rreth orës 19:00 në qelinë e paraburgimit, disa orë pasi ishte arrestuar për vjedhje. Meta rezulton i dënuar 3 herë për vjedhje. Në vitin 2010, më 7 shtator, Gjykata e Durrësit e kishte dënuar atë me 4 muaj burg. Pas daljes nga qelia, ai do të merrte një dënim tjetër, kësaj here nga Gjykata e Kavajës. Më 13 mars 2011, ai është dënuar me 8 muaj burg. Dënimi i fundit i Metës rezulton në vitin 2012, ku Gjykata e Kavajës e dënoi kësaj here me 16 muaj burg për vjedhje.
Ilvi Meta i cili ishte ndaluar ditën e mërkurë, dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda qelisë duke u vetëvarur, vetëm 6 orë pas shoqërimit nga ana e policisë. I riu u ndalua me akuzën për vjedhje, akuzë për të cilën ishte dënuar edhe më parë. Ndalimi i të riut ditën e mërkurë ishte bërë pasi akuzohej për një vjedhje të ndodhur në datën 2 prill në një banesë në Kavajë, për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash.
Ky është rasti i dytë në vend që një person i merr jetën vetes në ambientet e paraburgimit. I pari ndodhi në Kamëz, në ambientet e komisariatit numër 5 në Tiranë ku Arben Mici, 26 vjeç, një i ri i ndaluar për dhunë në familje i vuri flakën qelinë ku ndodhej bashkë me një të ndaluar tjetër. Mici ndërroi jetë i asfiksuar, ndërkohë që efektivët shikonin ndeshje futbolli. Për këtë ngjarje, pas hekurave është ndodhet vetëm Dilaver Idrizi, i ndaluari tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje. Efektivët janë liruar dhe pse vijojnë të jenë nën hetim.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
FT- Zbulohet skeda e vdekjes së të riut në Kavajë (SHKAKU)
E shkuara e Metës, u dënua me 4 muaj burg pasi vodhi shtëpinë e hallës së tij
Vdekja e Metës në Komisariat/ Hetimet: U vetëvra me lidhëse, s’ka shenja dhune
Vetëvrasja në burg! Meta: Tragjedi, tronditi besimin e qytetarëve, kërkoj zbardhjen
Vetëvrasja e Metajt në komisariat, kushëriri: Nëna e tij u zvarrit në rrugë duke ulëritur
Vetëvrasja e Metaj/ AMP: Përdori lidhësen e kapuçit të bluzes, 3 policët s’e parandaluan
(a.b)/dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
POLONI– Shqipëria dhuron 1 milionë euro për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama ditën e sotme në Varshavë, gjatë Konferencës së Donatorëve për...
TIRANË-Shqiptarët që kanë hedhur Lotarinë Amerikane janë në pritje të përgjiegjes. Faqja zyrtare e DV-Programm ka shkruar se fituesit e kësaj lotarie do të...
TIRANË– Disa persona janë arrestuar në Tiranë. Ata janë ndaluar nga policia pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga ra një 41-vjeç...
GREQI- Një 34-vjeçare shqiptare në Selanik është përdhunuar dje nga një shtetas pakestinez. Sipas mediave greke, ajo ka denoncuar përdhunimin e saj mëngj...
TIRANË– Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Policia informon se personi me inicialet E.K, 39-vjeç ka goditur me m...
TIRANË– Gjykata e Posacme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa....
TIRANË– Këshilli i Ministrave ka firmosur mbulimet e shpenzimeve të mjekimit për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Mark Marku. Në vendim thuhet se...
ITALI– Dikush, më në fund, e mori Romën. Ose, të paktën, iu afrua shumë. Bëhet fjalë për një shqiptar i rritur nën hijen e familjeve kriminele. Ata janë t...
ITALI– “La Repubblica” ka botuar sot një artikull të titulluar: Droga, mbledhja e borxheve, egërsia. Kështu bota e krimit shqiptar “hëngri” Romën, duke tr...
GREQI- Një 31-vjeçar shqiptar në Greqi, ka ndëruar jetë pasi ishte plagosur në kokë nga një sherri me një 17-vjeçar në një park në qytetin Sitisë....