LIVE UPDATES
Aktualitet

E PLOTË-Historia e ‘3 ZOTËVE’ që pushtuan ROMËN, Elvis Demçe la shenjë:Dua të vdes me nder!

5 Maj 2022, 09:43 Nga DOSJA

ITALI– Dikush, më në fund, e mori Romën. Ose, të paktën, iu afrua shumë. Bëhet fjalë për një shqiptar i rritur nën hijen e familjeve kriminele. Ata janë të egër, të armatosur deri në dhëmbë dhe për asnjë moment nuk pushuan së qeni të uritur. Vetëm kështu ata nisën që të ngjisnin “shkallët” e suksesit. Filluan me shitjen e kanabisit në lagje. Mundin ua shpagoi koha pasi deri më dje ishin bashkëpunëtorët e privilegjuar të familjeve ‘Ndrangheta’ në Romë, gjë që tregon se kishin fituar respektin e “aristokracisë” kriminale në vend. Ata nuk respektojnë asnjë rregull, por e dinë atë themelorin, të memorizuar që prej kur ishin rritur: kush vendos çmimin e drogës në Romë, qeveris tregun. Dhe kushdo që qeveris tregun komandon Italinë. Ata ia kanë dalë. Falë marrëdhënieve të vendosura me “Kartelin e Gjirit” në Kolumbi, falë paktit me ushtrinë marokene që lehtësojnë kanalet e furnizimit me hashash, e gjithashtu falë disa agjentëve të mirë në Ekuador.

Ata arritën të kishin shumë gjëra dhe me një çmim konkurrues për tregun. Një peshkaqen i vjetër si Massimo Carminati e kishte kuptuar tashmë këtë në 2013.

“Ata janë të fortë, shokë, janë fëmijë të shqiptarëve që kanë punuar këtu dhe prandaj e dinë mirë gjuhën, e njohin mirë territorin. Dhe pastaj në krahasim me nëntokën romake ata janë të këqij, domethënë nuk i shqiten askujt,”-ishte kapur në një nga përgjimet e tij.

Arbeni, mbreti i parë

Nëse bashkojmë punën e viteve të fundit të Drejtorisë së Rrethit Antimafia të Prokurorisë Publike të Romës, gjejmë një nismë të kësaj historie. E bashkë me të edhe tre emra të përsëritur: Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Elvis Demçe. Dhe pikërisht me Arbenin duhet të fillojmë. E quajnë “Riccardino”, i cili tashmë ka grumbulluar një pasuri marramendëse me drogë dhe me lojrat e fatit. Madje ai ka zhvilluar një farë aftësie diplomatike në vendosjen e marrëdhënieve të forta me familjet e krimit. E gjitha falë burgut që bëri në Avellino, ku u njoh me kalabrezin Rocco Bellocco, të klanit Rosarno. Në vitin 2013 – ai arriti të bënte turneun e tij diskret me ndihmën e vëllezërve Guarnera duke ripropozuar formatin dhe rutinën e grupit Camorra që deri pak kohë më parë drejtohej nga Mario Iovine, i klani “i Casalesi”. Arbeni bën biznes me të gjithë.

2013 është viti në të cilin karabinierët ndjekin dhe dëgjojnë si hije Massimo Carminatin. Në një momentin e kapin në përqafim me Arben Zogun, aty merr vëmendjen e “Guardia di Finanza”. Është viti 2015 dhe Arbeni është bërë djalë i madh. Pranë tij ka dy engjëjt mbrojtës: Dorian Petoku dhe Elvis Demçe.

Protagonistët

DORIANI

Në vitin 2015, dyert e burgut hapen për Arbenin, por edhe për Elvis Demçen, pasi akuzohet për vrasjen e Federico Di Meo. Megjithatë ia doli që të shpallej i pafajshëm në Apel. Kështu që ai merr në duar frerët e klanit. Djali ka lindur në vitin 1988 në Shqipëri, në Lezhë, një qytet me 113 mijë shpirtra, ku komandon ata që e mbështesin të trafikojnë armë, njerëz dhe drogë. Është i qetë, ka lidhje me politikën. Kërcimi nga Lezha në Ponte Milvio të Romës, duket se nuk e mërzit Dorianin, i cili e mbush shpejt boshllëkun e lënë nga Arbeni, Mbreti i parë.

Në vitin 2018, në rrjetet sociale ai pëlqen të shfaqë veten mes tufave të kartëmonedhave dhe armëve. Një vit më parë, hetimi “Grande Raccordo Criminale” dokumentoi se si ai bënte biznes me Fabrizio “Diabolik” Piscitelli dhe partnerin e tij, Fabrizio Fabietti. Në darkën e 13 dhjetorit 2017, ulur rreth një tavoline, janë katër burra të rëndë. Është një i infiltruar, i cili e quan veten “Francezi”. Në krah të tij, ulet Salvatore Casamonica, i lindur në 1976, një figurë e kalibrit të madh kriminal dhe kryetar i klanit që kontrollon Romën Lindore. Përballë tij ha dhe diskuton Fabrizio Piscitelli, Diabolik. Dhe pastaj është ai. Doriani. Dorian Petoku! Nuk është një drekë mes miqsh. Casamonica, Piscitelli dhe shqiptarët në fakt po vulosin një pakt që do të duhet t’i japë fund konfliktit midis familjeve Esposito dhe Spada dhe të lejojë që trafiku i drogës të lulëzojë në bregdetin e Lazios.

Megjithatë, ecuria e Dorianit është e shkurtër. E arrestuan në vitin 2019 në Shqipëri (shtatorin e kaluar u ekstradua në Itali). Dhe prandaj, më në fund i takon Elvis Demçes, i cili ndërkohë i ka zgjidhur problemet me drejtësinë që të udhëheqë grupin. 

ELVIS “Zoti”

Elvisi e nisi keq. Rrezikonte ta kalonte jetën në burg. Por tani, në 36 vjeç sa është në vitin 2020, ai është i lirë dhe ka gjithçka: urinë, karizmën, ligësinë, aftësitë logjistike dhe kontaktet e duhura. Ai del nga burgu më 19 prill, kur Italia është nën kontrollin e pandemisë dhe në izolim të plotë. Me një bindje të rrënjosur thellë: Unë jam Zoti! Ai e shkruan në rrjetet sociale, duke përdorur pseudonimet e tij, “Spartacus” ose “Perseo”, të cilave u lidh një kuptim i fortë simbolik.

Në mungesë të tij, sheshet e trafikut të drogës u morën nga Ermal Arapaj, shqiptar si ai dhe drejtues i një organizate tjetër shumë të respektuar. Por tani që ai ka dalë nga burgu, pronari pretendon atë që ai e konsideron të tijën.

“Isis është jashtë,”-thotë Elvis, duke e krahasuar veten me kalifatin e zi dhe duke shpallur luftën.

Elvisi përpiqet të eliminojë rivalin e tij, Arapaj duke e dorëzuar nën kujdesin e një komandoje prej katër vrasësish pranë Lanuvios. Ai synon të vrasë edhe dy magjistratë, madje donte ekzekutimin e tyre sapo të dilnin nga gjykata në piazzale Clodio. Elvis ka kontakte me Kolumbinë, Marokun dhe Ekuadorin. Dhe ai është i armatosur deri në dhëmbë. Ai punon me ‘Ndrangheta’, bisedon me kupolën e ushtrisë marokene dhe me “trashëgimtarët e Pablos janë ata të kartelit Medelin.

E megjithatë për Elvisin, paratë nuk janë gjithçka. Kriminaliteti, për të, është një dimension ekzistencial, i vetmi që mund të imagjinohet.

“Gjithmonë do të më mungonte diçka sepse brenda jam një kriminel. Edhe me 100 milionë me kostum dhe kravatë të ndaluar gjithmonë, unë mbetem brenda vetëm kriminel. Jam mësuar mes hekurave të burgut për të parë mirë familjen time dhe kjo është në rregull, më jep më shumë shtysë të vdes në burg me dinjitet sesa mes luksit dhe turpit”.

Me Elvisin, Roma është e përmbytur me tonelata kokaine, të cilat kthehen në paleta parash. Por, në fakt, pasuria nuk mjafton. Ai ka nevojë për gjak. Përpiqet më kot të vrasë, Arapaj. Por nuk i japin kohë. Ai arrestohet. Dhe, disa muaj më vonë, Europol arrin të marrë në dorë një server të dedikuar të quajtur “Sky Etc”, i cili përmban bisedat e koduara të 170 kriminelëve të bindur se ata mund të flasin lirshëm. Ka edhe ato të Elvisit dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Janë fotot e viktimave të klanit dhe madje persona që u kanë drejtuar armën në kokë.

Droga dhe mbledhja e borxheve

Serveri i sekuestruar nga Europoli është një arkiv i frikshëm i aftë për të hapur një goditje përfundimtare që gjatë pesë viteve që i kanë dhënë Romës “mjeshtrave” të saj të rinj. Pas biznesit të automatëve Arben Zogu, i cili u ndërpre në vitin 2015, shqiptarët i janë rikthyer bizneseve më klasike. Duke filluar me mbledhjen e borxheve, që ka qenë gjithmonë traditë. Nuk është rastësi që emri i Arben Zogut lidhet me atë të disa borxhmarrësve të përfshirë në historinë ku u arrestua ish-bashkëshortja e ish-futbollistit Daniele De Rossi, Tamara Pisnoli, e përfshirë në rrëmbimin e një sipërmarrësi. Pasardhësi i Arbenit, Dorian Petoku, është gjithashtu i njohur me mbledhjen e borxheve dhe vendosjen e gjobave.

Edhe Elvis Demçe, “Zoti” nuk heq dorë nga mbledhja e borxheve. Pikërisht atij i kthehet në fakt producenti i filmit Daniele Muscariello kur duhet të kthejë një shumë të drejtë: 900 mijë euro. Dhe kjo sepse para se të përfundonte në burg së bashku me 9 persona të tjerë, Muscariello pastronte para duke shfrytëzuar kompanitë e tij.

“Një film mund të kushtojë 200 mijë por mund të kushtojë edhe 50 milionë euro,”- tha ai. Ai i merr borxh edhe Elvisit, e ky i fundit niset që t’i sqarojë! Për t’i trembur ata? Jo, jo, për të mos i vrarë! Njërin e godasim në këmbë, tjetrin e lënë të lirë. I trembën!

Por biznesin e vërtetë shqiptarët e kanë me drogën. Ata nuk kanë ndërmend të jenë hallka në një zinxhir. Ata duan të menaxhojnë të gjithë tregun, duke u bërë furnizuesit e tij. Dhe prandaj nuk mjafton të garantohet blerja dhe transporti i sasive të mëdha të drogës, duke paguar kështu kokainën 36 ose 34 mijë euro për kilogram. Ata mendojnë se mund të bëjnë shumë më mirë. E për këtë iu duhen kontakte ndërkombëtare.

Fillimisht tenton Dorian Petoku, i cili së bashku me Salvatore Casamonica, malazezin Tomislav Pavlovic dhe dy italianë të tjerë tenton të marrë kokainë të pastër nga Brazili, Republika Domenikane dhe Bolivia. Falë disponueshmërisë së avionëve, armëve dhe pajisjeve për t’iu shmangur kontrolleve, siç dokumentohet nga hetimi që bllokon dhe morën një ngarkesë prej 7 tonësh kokainë me të cilën përmbyten sheshet e kryeqytetit. Nga ana tjetër, Elvisi ia del më mirë dhe ia del të blejë kokainën edhe me 30 mijë euro kilogrami. Duke shfrytëzuar talentin e tij për logjistikë. Droga, e cila fillimisht ishte blerë dhe marrë në Kampania, fillon të mbërrijë direkt në Romë. Dhe ky është vetëm fillimi.

Më 20 janar 2021 postohet një sms në chat-in e shqiptarit. Është komunikimi nga kontakti në Marok, “hermano”: Do të shpjegoj pak për t’ju bërë një llogari për nivelin e këtij operacioni. Ky operacion kontrollohet dhe autorizohet nga kupola ushtarake. Tashmë drejtori i portit dhe tranzitori janë thirrur për të marrë urdhra për trajtimin e kontejnerëve që shkojnë në Gioia Tauro (Nuk do të kontrollohen). Ngarkesat mbërrin në Kalabri.

Falë kontakteve të tij, Elvis Demçe merr sheshet tregtare midis Prenestinos, bregdetit Pontino, Castelli Romani dhe Velletri. Por ai është i vetëdijshëm se ripushtimi i tyre mund të ndezë një luftë.

“Dhe për të bërë luftë dhe për të fituar – duhet të përgatitesh në kohë paqje. Se në kohë lufte tashmë është vonë”. Prandaj na duhen “hekura”, armë,”- i thotë Demçe një miku.

Elvis gjithashtu përdor armë për të vrarë policët që e hetojnë atë. Në vitin 2020, shefi, pasi kishte marrë emrat e policëve dhe profilet sociale dhe e kishte vendosur: Duhet ta vrasim nuk kemi zgjidhje tjetër, ta rrënojmë… Një plumb në kokë, për ta shkatërruar. Sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Kushdo që e ka bërë, duhet t’i qëlloni.

Por ortakët e kanë të vështirë ta gjejnë policin: Vëlla, ai ka 10 shtëpi, nuk e arrin dot askund, nuk ka besim as tek policët. Por Elvisi nuk dekurajohet: Prisni sa t’i bëj kurthin e fundit. Shihni çfarë i bëj! E lë të vdekur në tokë në mes të Tor Bellës me kokën plot vrima. Ia tregoj unë atij!

Nuk ndalet as kur Alessandro Corvesi, ish-lojtari i Lazio Primavera-s, kujtohet edhe për lidhjen e tij me shoëgirl-in Antonella Mosetti dhe se u ndalua në shkurt 2021 me 27 kilogramë kokainë dhe mbi 200 mijë euro cash, vendos t’u shpallë luftë prokurorëve Francesco dhe Giuseppe Cascini. Nuk ka rëndësi nëse prokurorët janë të shoqëruar, të mbrojtur dhe të kenë një makinë të blinduar. Mjafton të marrësh një bazzuka dhe aq!

Marrëdhëniet e lashta të Arben Zogut me klanin Fasciani ose me fraksionet kampaniane zëvendësohen nga Dorian Petoku me lidhje të reja të ngushta me klanin Primavalle di Gambacurta. Por pikërisht me Elvis Demçen, sistemi i marrëdhënieve kriminale të shqiptarëve shtrihet përtej kufijve të kryeqytetit. Marrëdhënia me kalabrezët është e fortë. Dhe pikërisht atyre do të donte t’u drejtohej Elvisi kur t’i shpallte luftë Ermal Arapajt: Po planifikojmë edhe një gjë tjetër. Nëse nuk e gjejmë shpejt, do ta ‘sjell’ tritolin nga Kalabria.

Por me kalabrezët nuk diskutohen vetëm armët. Ata bëjnë marrëveshje të mira droge me ta. E shesin kokainën me 30 mijë euro kilogramin dhe shqiptarët blejnë të paktën 17 kilogramë.

Miqtë që kanë rëndësi, ata që mund të garantojnë se kanë një kontroll të fortë në tregun e drogës në Romë, nuk janë Italia. Është “Hermano”, që mund të flasë në emër të Elvisit me kupolën e ushtrisë marokene. Por mbi të gjitha është “Paesano”, në Kolumbi, në vendin ku shqiptari do të donte të shkonte për të jetuar. Ai gjithashtu njeh një djalë, emri i tij është Miro Niemeier Risvanovic, i njohur si “Rusi”. Por “Il Russo” u gjet i vdekur në Pereira, një qytet kolumbian në vitin 2018. Kontakte të tjera mbeten të paidentifikuara.

Në telefon flasin për dy vëllezër: Njëri jeton në Kolumbi dhe tjetri në Holandë. Punojnë shumë edhe me Londrën. Karabinierët vërejnë “lidhje të shpeshta edhe jashtë kufijve kombëtarë në Evropë (Spanjë, Francë, Gjermani dhe Holandë) dhe në vendet e Amerikës së Veriut (Kolumbi)”. “Paesano”, ose “kushëriri”, duket se garanton marrëdhënien më solide: Ai jeton në Kolumbi dhe më propozon të udhëtoj me dokumente false, siç bëri në të kaluarën me “Ricky” (pseudonimi i Arben Zogut).

Ashtu bëri. Pas disa kohësh, kokaina mbërrin në Itali me çmime jashtëzakonisht konkurruese. Dhe është shumë e pastër. Edhe narkomanët që paguhen për ta provuar thonë: “nuk të shpifet”. Është “mall” mund të garantojë kontrollin e tregut. Jo vetëm në Romë. Disa ngarkesa mbërrin edhe në Kalabri.

Me kalimin e viteve, shqiptarët pushtuan kështu një pjesë të tregut të drogës në Romë. Të cilat vulosin duke imponuar edhe praninë e tyre fizike. Për këtë arsye ata u shfaqën edhe në Ponte Milvio, një vend simbolik për kriminalitetin romak të një rangu të caktuar.

Në vitin 2019, një dëshmi e padëgjuar e një gruaje i jep rrugën më të qartë asaj që po ndodh. Dëshmitari është i tmerruar dhe flet me hetuesit pas një sulmi “nga persona të panjohur”, thuhet në raport. Ai rindërton atë që ndodh në dy dhoma në Ponte Milvio, ku vajzat prostituohen dhe kokaina sillet në tavolina së bashku me shishet e shampanjës. Aty shiten edhe celularë të koduar.

Dhe pastaj është një vend, “Coco Loco”, ku Adrian Pascu, kuzhinieri rumun i picave gjendet i vrarë dhjetorin e kaluar me disa plumba në bark. Ai është një njeri i afërt me Petokun.

Elvisi dhe në mungesë të tij Arapaj kanë pushtuar ndërkohë Castelli Romani, Prenestinon, një pjesë të bregdetit Pontino, Acilia dhe Velletri. Shqiptarët arrijnë të diktojnë ligjin edhe në San Basilio, periferi romake që është kthyer në supermarketin e drogës në Romë dhe një nga sheshet më të mëdha të trafikut të drogës në Evropë.

Fabrizio dhe Daniele, të arrestuar në vitin 2020, kishin marrë një ngarkesë droge nga Elvis. Iu desh t’i jepnin 100 mijë euro, me këste, ndoshta me interes. Por diçka nuk shkon. Dhe Elvisi dërgon njerëzit e tij në territorin e Primavera. Vetë krerët janë të impresionuar nga dhuna e udhëheqësit të tyre. Filozofia e Elvisit përmblidhet në një përgjim. Hetuesit flasin për metodat e 36-vjeçarit shqiptar, duke i cilësuar si “dhunë brutale dhe të paprecedentë”, por ai këtë do. Të dalë në lajme! Të bëjë bujë dhe të ngjallë frikë.

Dokumentet gjyqësore janë plot me referenca emrash shqiptarë të lidhur në mënyra të ndryshme me kriminelët: nga boksieri Orial Kolaj, apo tek këngëtarja shqiptare Elsa Lila. Elsa arrestohet pasi mbante librin e llogarisë të një bande.

Por në fund, pikërisht, celularët “hapen”, dhe Elsës dhe tetë bashkëpunëtorëve të tjerë i hapen dyert e një burgu. Në krye të grupit ishte Fabrizio Capogna dhe Petrit Bardhi, “Titi”, siç njihet ndër rrugët e kryeqytetit, i lidhur me Arben Zogun dhe Dorian Petokun.

*Shkrimi është përkthyer dhe përshtatur nga Dosja.al

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

PËRGJIMET- “Pse kush është, Sali Berisha a?”, Elvis Demçe donte të vdekur kundërshtarin

Deri më tani s’e njihte askush! FOTOJA, ky është Elvis Demçe, pushtoi Romën me kokainë

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arben zogu dorian petoku elvis demçe arben zogu dorian petoku elvis demçe


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet