Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Ju lutem më shtroni”/ Vetëvrasja e pestë tek ‘Shefqet Ndroqi’, mjeku i urgjencës: Skabona ishte rëndë, nj
30 Nëntor 2020, 09:58Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku i Urgjencës së spitalit rajonal në Laç, Agron Lala, ka treguar se si u njohën me rastin e pacientit 60-vjeçar Leonard Skabona që u vetëvra sot. Në një prononcim për FaxNews, mjeku tregon se 127 ua ka referuar rastin dhe se pacienti ishte në gjendje të rëndë.
“Leonard Skabona ka ardhur në spital, na ka njoftuar 127 për një të sëmurë që është me Covid, e kena marrë te shtëpia dhe e kemi sjellë në urgjencë. Ka rezultuar me Covid, me oksigjenim 70, I është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe është dërguar në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë. Ka qenë i sëmurë edhe më përpara me çrregullime të shëndetit mendor, për sëmundjen trajtohej në spitalin e Shkodrës, për një periudhë disa vjeçare. Është njeri i vetmuar, pa familje pa fëmijë. Kur kemi marrë anamnezën fillestare, më ka thënë që është i vetmuar dhe i paushqyer dhe të lutem më shtro në spital. Kjo ishte dhe një kërkesë e tij,”- është shprehur mjeku Lala.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar rreth orës 00:30. Nga njoftimi i policisë nuk u raportua se pacienti ishte i infektuar me Covid-19, apo se në cilin spital ndodhi vetëvrasja. Këto detaje u zbardhën nga mediat. Mjekët e turnit që po kujdeseshin për të ndjerin, janë marrë në pyetje.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një 35 vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij në Lundër të Tiranës.Sipas informacioneve, i aksidentuari i identifiku...
Durrës– Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi është kapur duke shitur kallëpe tritoli dhe kapsolla detonatore në Sukth.Gjatë kontr...
KUKËS– Ulja e temperaturave ka bërë që në qytetin e Kukësit dhe Tropojës të nisin reshjet e para të borës.Mali i Gjalicës dhe i Koretnikut u zbardhën nga d...
TIRANË– Policia e Tiranës ka zbarkuar pranë spitalit ‘Shefqet Ndroqi”, aty ku u vetëvra pacienti i pestë me Covid-19 në vendin tonë. Mësohet se efek...
TIRANË– 60-vjeçari që u vetëhodh sot nga spitali “Shefqet Ndroqi” kishte dhjetë ditë i shtruar dhe po kurohej nga Covid-19. Mësohet se viktima, me i...
ELBASAN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Katund i Ri në Elbasan. Një 16 vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka pë...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi arrestimin e këngëtarit...
TIRANË– 60-vjeçari Leonard Skabona, banues në Rrëshen ka gjetur vdekjen mesnatën e kaluar, rreth orës 00:30, pasi u vetëhodh nga dritarja e dhomës s...