LIVE UPDATES
Aktualitet

Vështirësia për të siguruar informacionin gjatë pandemisë, institucionet refuzojnë të përgjigjen ose e japin të cungua

20 Korrik 2020, 21:08 Nga DOSJA
Vështirësia për të siguruar informacionin gjatë

TIRANË -Institucionet publike e vështirësuan akoma më shumë gjatë pandemisë dhënien e informacioneve për gazetarët. Në kulmin e shqetësimit të qytetarëve nga koronavirusi dhe kërkesave të gazetarëve për të dhëna zyrtare, Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, apo institucione të tjera, shpesh refuzojnë të japin infomacionin e kërkuar, ose e ofrojnë atë të cunguar, siç vihet në dukje në materialin e përgatitur për Zërin e Amerikës nga gazetari i “Faktoje”, Marjo Brakaj.

Në disa prej sektorëve më të rëndësishëm që janë në përballje të parë me pandeminë, kryesisht me shëndetësinë dhe me fondet publike, që i akordohen emergjencës, me mënyrën se si reagon dhe si vepron pushteti vendor, mungesa e informacionit është e theksuar, burokracia në kuptimin më klasik të fjalës është jo vetëm penguese, por edhe sorollatëse dhe nuk jepet e nuk vihet në dispozion informacioni i kërkuar” – shprehet kryetari i Unionit të Gazetarve Shqiptarë, Aleksandër Çipa.

Këshilltarja ligjore pranë Qendrës Europiane për Lirinë e Shtypit me bazë në Leipzig, në Gjermani, Flutura Kusari argumenton se periudha e pandemisë në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë është shfrytëzuar nga qeveritë për të centralizuar informacionin, apo bllokuar atë.

Gjatë pandemisë, qeveria e z. Rama apo përfaqësues të tjerë qeveritarë kanë qenë shumë pak transparent. Në vend që të organizoheshin konferenca të rregullta për shtyp, në vend që gazëtarëve t’iu ofrohej mundësia për të bërë pyetje, por edhe t’u ofroheshin dokumenta të cilat dëshmojnë se simenaxhohet pandemia, kemi parë të kundërtën.Kemi parë që dokumentet e kërkuara nga organizatat joqeveritare, përfshirë “Faktoje”, nuk janë dhënë duke shfrytëzuar shpeshherë ose heshtjen administrative ose duke mos dhënë fare përgjigje”, shprehet zonja Kusari.

Ndonëse kryeministri Edi Rama apo Minstrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në dalje të ndryshme publike vijojnë të kërkojnë transmetimin e informacionit të verifikuar nga burime zyrtare, vetë institucionet shtetërore refuzojnë ta jepnin atë. Nga 35 “Kërkesa për informacion” të dërguara nga organizata mediatike “Faktoje”, institucionet u përgjigjën vetëm në 6 raste brenda afatit ligjor dhe në 2 raste, pas ankimimit te Komisioneri për të Drejtën e Informimit. Ligji për të drejtën e informimit i miratuar në tetor të vitit 2014, ashtu si edhe shumë ligje të tjera, konsiderohet i mirë në parim, por nuk zbatohet nga institucionet publike. Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi thotë se zyra e tij ka marrë shumë ankesa për të drejtpn e informimit.

Ligji për të drejtën e informimit së bashku me ligjin për konsultimin publik konsiderohen ligje që ndriçojnë skutat e errëta të administratës publike. Në përgjithësi ligji është zbatuar mirë, por duhet të kemi një gjë në konsideratë se ne, qoftë edhe për mentalitet të administratës sonë vijmë nga një administratë e mbyllur, ku çdo gjë që është zyrtare, konsiderohej e mbyllur, kur në fakt çdo gjë, pikërisht pse është zyrtare, duhet të jetë e hapur, transparente. Ky është një revolucion që duhet të ndodhë në mentalitetin tonë, të çdo qytetari në radhë të parë, por veçanërisht në administratën publike” – shprehet Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi.

Përfaqësues të komunitetit të gazetarëve pohojnë se vështirësitë në marrjen e informacionit prej institucioneve vazhdojnë, e në rastet kur përgjigjen, të dhënat nuk janë ato që kërkohen.

Ka pasur ankesa jo vetëm nga organizata ose gazetarë që përdorin të drejtën e informimit për të mbledhur informacion, pro edhe nga organizata të tjera të shoqërisë civile, që kanë kërkuar informacion nga Ministria e Shëndetësisë për aspekte të pandemisë, ose të sistemit shëndetësor që lidheshin direkt me përgjigjen që ato kishin ndaj pandemisë “Covid-19”. Ka pasur ankesa nga Organizata e të Drejtave të Pacientëve se Ministria e Shëndetësisë nuk i jepte informacion për numrin e resipratorëve që ndodheshin në vend në fillimin e pandemisë”, shprehet Besar Likmeta nga rrjeti investigativ BIRN.

Ne si Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, shpesh dhe përsëritshëm kemi ankesa. Në mënyrë të veçantë për periudhën e pandemisë jo vetëm që janë shtuar por janë bërë edhe më të theksuara”, thotë zoti Çipa.

Përkundër përpjekjeve të gazetarëve dhe të shoqërisë civile, për të bërë gazetari dhe infomim cilësor, shpesh qëndron mungesa e vullnetit politik, thekson zonja Kusari nga Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit

Në fund të fundit, e drejta për informim varet kryekëput nga vullneti politik, Në qoftë se ka vullnet politik për transparencë e drejta në informim do të respektohet, por nëse nuk ka vullnet politik, siç është rasti i Shqipërisë, për fat të keq gazetarët do të vuajnë dhe do ta kenë shumë të vështirë qasjen në informacione publike”, argumenton zonja Kusari.

Në kulmin e nevojës për transparencë e njëherazi detyrimit ligjor, institucionet publike në Shqipëri duket se po shfrytëzojnë gjendjen e krizës shëndetësore për të mos dhënë informacion.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet e drejta e informimit institucionet nuk japin informacion e drejta e informimit institucionet nuk japin informacion

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet