LIVE UPDATES
Bota

“Do Europën e Orban apo realizimin e vlerave evropiane?”/ Gjermania i “tërheq veshin” Serbisë: S’mund të rrini ulu

21 Maj 2021, 07:21 Nga DOSJA
“Do Europën e Orban apo realizimin e vlerave evropiane?”/

Ende jemi në periudhën kur shumë gjëra përcaktohen mbi bazën e luftimit të virusit Corona. Kjo u pa edhe të mërkurën (19 maj) gjatë vizitave të ministres për Integrimin Evropian të Serbisë, Jadranka Joksimoviq dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anzhe Logar. Por qasja ndaj pandemisë ishte e ndryshme: Joksimoviq nënvizoi suksesin pan-evropian të Serbisë në vaksinimin e qytetarëve, ndërsa Logar theksoi nevojën e koordinimit të aktiviteteve rreth dokumentave për Covid-19, në mënyrë që Sllovenia të shpëtojë të paktën një pjesë të sezonit të saj turistik.

Për pandeminë është biseduar edhe gjatë takimeve për kthimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në axhendën e Bashkimit Evropian. Ky është një proces që Gjermania ka nisur në fillim të këtij viti me aktivitete të intensifikuara diplomatike, duke ftuar ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, në një kohë kur, për shkak të bllokimit, gati asnjë politikan i huaj nuk vinte në Berlin.

Kthimi në listën e prioriteteve

Qeveria gjermane ka bërë të ditur, se do të insistojë në ringjalljen e Procesit të Berlinit. Ky proces ishte larguar nga vëmendja për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të mungesës së ideve të reja si dhe mungesës së interesit të shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian për procesin e zgjerimit.

Pjesë e motivimit të Berlinit për intensifikimin e temës së Ballkanit Perëndimorështë edhe futja e fuqishme e Kinës, Rusisë apo Turqisë në këtë rajon, e të cilat po e shfrytëzojnë hapësirën boshe që e ka lënë Bashkimi Evropian, për shkak të mosangazhimit të duhur.

Pas vizitës së kolegut të tij nga Serbia, Nikola Selakoviq, në fillim të marsit, paksa i irrituar, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas deklaroi në konferencën për shtyp se BE është furnizuesi më i madh i Ballkanit Perëndimor me vaksina, ndërsa në shumë media shkruhet ndryshe. Para bisedimeve me ministrin Logar, ministri i Jashtëm gjerman u shpreh i zhgënjyer me përshtypjen e përgjithshme, se BE ka hequr dorë nga Ballkani Perëndimor. “Bashkimi Evropian ndoshta nuk është më i zëshmi në Ballkanin Perëndimor, por ne jemi partneri më i rëndësishëm politik dhe ekonomik për të gjitha vendet në këtë rajon”, theksoi Maas.

Zgjerimi – fjala tabu!

Si pjesë e “Trojkës”, e cila mban presidencën e Bashkimit Evropian, Maas dhe Logar i kushtuan një pjesë të mirë të bisedimeve pikërisht koordinimit të projektit të kthimit të Ballkanit Perëndimor në axhendën e BE. Por të dy ministrat e shmangën përdorimin e termit “zgjerim”, ndonëse janë të vetëdijshëm – që në veçanti u pa gjatë vizitës së Selakoviqit në Berlin – që shtyrja dhe mos përmendja e asnjë date të mundshme të anëtarësim, me siguri nuk rrit popullaritetin e Bashkimit Evropian në këtë rajon.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet t’u dërgojmë një mesazh të qartë njerëzve që jetojnë në atë rajon: e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian dhe ne të gjithë e duam këtë. Ne duhet të sigurojmë një perspektivë të besueshme të anëtarësimit në mënyrë që të mbështesim forcat pro-evropiane në rajon, e që është e nevojshme për zbatimin e reformave të nevojshme,” tha Maas.

Roli i qytetarëve

Logar nga ana tjetër njoftoi se një nga përparësitë e presidencës sllovene të Këshillit të BE, në gjysmën e dytë të këtij viti, do të jetë marrja përsipër e iniciativës gjermane. “Ne duhet ta mbajmë temën e Ballkanit Perëndimor shumë lart”, theksoi Logar. Në pyetjen e DW se cilat impulse specifike janë planifikuar, Logar deklaroi se, përveç konferencës së re brenda Procesit të Berlinit, po përgatiten takime të nivelit më të lartë me qëllim që të përfshihen më mirë vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e formësimit të së ardhmes së BE-së. “Ne do të propozojmë edhe takime të rregullta mes të gjitha shteve të BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi ynë është të përfshijmë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në debatin mbi të ardhmen e Bashkimit Evropian”, tha Logar.

Kolegu i tij Maas beson në radhë të parë në ndihmën ekonomike si reklama më e mirë për BE, veçanërisht në periudhën pas pandemisë. “Me partnerë nga Ballkani Perëndimor, ne duam të hedhim bazat për rimëkëmbjen ekonomike, veçanërisht në këtë periudhë të vështirë pas pandemisë. Është e rëndësishme për ne që njerëzit ta shohin atë dhe të përfitojnë prej kësaj ndihme”, theksoi Maas.

Ulja në dy karrige

Njëkohësisht ministrja e Serbisë për Integrimin Evropian, Jadranka Joksimoviq, përmes bisedimeve me Michael Roth, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, siguroi Gjermaninë se Serbia është ende e përkushtuar në rrugën drejt integrimit në BE. Pas bisedimeve me Roth, por edhe me përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Bundestag, ajo tha se beson tek mbështetja e plotë e Berlinit në arritjen e qëllimeve të Beogradit në lidhje me zbatimin e reformave, por edhe vazhdimin e negociatave.

Por në një bisedë me DW para takimit me ministren serbe, kryetari i grupit parlamentar të Bundestagut për Evropën Juglindore dhe një nga ekspertët më të mirë për situatën në rajon, deputeti socialdemokrat (SPD) Josip Juratoviq, i nënvizoi vërejtjet e vjetra, të cilat përfaqësuesit serbë i dëgjojnë gjithmonë në Gjermani, kur flasin për angazhimin e Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian – mangësitë në fushën e sundimit të ligjit, mangësitë në fushën e drejtësisë dhe lirisë së mediave.

Edhe deputetja Renate Alt, e cila është përgjegjëse e Evropës Juglindore në Partinë Liberale (FDP), thotë për DW, se pengesa më e madhe për Serbinë qëndron në fushën e drejtësisë, lirisë së mendimit dhe sundimit të ligjit. “Serbia në këtë rrugë ka bërë hapa mbrapa e jo përpara”, theksoi Alt, duke shtuar se “nuk është për t’u habitur që Serbia nuk hapi ose mbylli asnjë kapituj negociimi vitin e kaluar”.

Juratoviq, i cili të mërkurën është takuar edhe me ministren Joksimoviq, i dëshpëruar thotë: „Serbia duhet të vendosë, nëse e do Evropën e Orbanit dhe Grupit të Vishegradit, të cilat në BE janë vetëm për shkaqe ekonomike, apo do realizimin e vlerave evropiane. Ne nuk e dimë se çfarë po do Serbia. Ajo do të ketë raporte të mira me të gjithë dhe të rrijë ulur në dy karrige“, theksoi Juratoviq.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni jadranka joksimoviq michael roth jadranka joksimoviq michael roth

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026