LIVE UPDATES
Aktualitet

Vendimi për Tahirin, Berisha: I trukuar dhe qesharak! Avokati fshehu suksesin e …

5 Shkurt 2022, 11:27 Nga DOSJA
Vendimi për Tahirin, Berisha: I trukuar dhe qesharak! Avokati fshehu

TIRANË– Vendimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin për ish-kryeministrin Sali Berisha është qesharak dhe i trukuar. Me anë të një shkrimi të gjatë të bërë në rrjetin e tij social, Berisha shkruan se negociatat për vendimin me burg, kryeministri Edi Rama i ka nisur me Gaz Demin dhe përfunduan me Ëngjëll Agaçin dhe Ulsi Manjën.

Ish-kryeministri shkruan se ky vendim shënon triumfin e narkodrejtësisë, duke thënë se avokati i Tahirit e fshehu suksesin e negocimit.

‘Prandaj dhe avokati i tij si per te fshehur suksesin e negocimit te vendimit 3.4 vite, qe ne çdo vend normal nuk mund te ishte kurre nen 42 vite, bertiste ne kup te qiellit para kamerave “Visi i çoni dy paketa”. Vendimi shënon triumfin e plote te narkodrejtesise se narkoshtetit! Keshtu pusetes se narkoshtetit ju vu kapaku.’- shkruan Berisha.

STATUSI I BERISHËS:

Vendimi per Tahirin eshte plotesisht i trukuar dhe qesharak! Negociat me Tahirin per kete vendim Edi Rama i filloi me Gaz Demin dhe i perfundoi direkt me Engjell Agaçin dhe Ulsi Manjen. Prandaj dhe avokati i tij si per te fshehur suksesin e negocimit te vendimit 3.4 vite, qe ne çdo vend normal nuk mund te ishte kurre nen 42 vite, bertiste ne kup te qiellit para kamerave “Visi i çoni dy paketa”. Vendimi shënon triumfin e plote te narkodrejtesise se narkoshtetit! Keshtu pusetes se narkoshtetit ju vu kapaku. Kreu i Meduzes, madam Radari, Gjeneral Hashashi dhe e tere nomenklatura kanabiste e narkoshtetit mbreme festuan marreveshjen me Tahirin. Rama dhe madam Radari, gjeneral Hashashi etj nuk folen pas vendimit por respektuan heshtjen e kodit te mafies. Vendimi u bekua edhe nga Guvernatorja Kim, e cila fill pas denimit u tha shqiptareve se askush nuk eshte mbi ligjin.

Ne reagim ndaj pretendimit te saj per barazi para ligjit mediat nxoren rastin e nje gruaje 65 vjeçare qe ishte denuar me 3,5 vite burg per nje krem dielli dhe nje deodorant qe kishte pervetsuar ne nje supermarket. Te dashur miq, sot gjykata e apelit te Tiranes pas nje tejzgjatje disa vjeçare dha se fundi nje denim simbolik per ekzekutorin e politikes kriminale te kreut te meduzes Edi Rama ate te shnderrimit te Shqiperise ne Kanabistan dhe ndertimit te narkoshtetit te pare dhe te vetem te Europes apo siç therrasin shpesh ne Kolumbine e Europes. Ne kete kontekst procesi Tahiri eshte dhe drama e shkaterrimit nga Edi Rama i shtetit ligjor ne Shqiperi dhe ndertimit ne vend te tij te narkoshtetit shqiptar.

Per Sajmir Tahirin, skafoministrin e pare te Shqiperise, rolin e tij kriminal ne kanabizminin e vendit, lidhjet e tij ne trafiqe, skafin dhe me veturen e tij personale dhene Habilajve, lidhjet e tij direkt me Shullazin dhe banda te tjera nga data 31 korrik e vitit 2013 gjer sot kam bere ne FB, paralament, konferenca shtypi dhe ne studio televizive mbi 520 denoncime. Ish ministrin e brendshem Tahiri e denoncuan fill pasi mori detyren per lidhjet e tij ne trafiqe me klanin Habilaj, perdorimin per trafik droge nga ky klan te skafit dhe vetures se tij me targa dhe pronesi ministrore qe çante çdo postbllok policie. Sajmir Tahirin, 120 komisare te larte policie i kishte denoncuar edhe Sherbimi Informativ Kombetar si te implikuar direkt ne kanabizimin e Shqiperise ne vitin 2017.

Por me gjithe keto ai do shpallej nga Edi Rama, Kreu i Meduzes si super ministri i tij dhe po ate vit, para qindra policeve te rrjeshtuar, Policia e Shtetit do merrte dhe pergezimet me te medha nga ambasadori i SHBA, Donald Lu per suksesin ne luften kunder droges ne Shqiperi. Si per ti garantuar imunitet absolut Edi Rama dhe ambasadori Donald Lu ne nje rast unik do te dergonin yllin e tyre, skafoministrin Tahiri te ulej ne tryeze perballe Presidentit Obama ne Shtepine e Bardhe. Por te gjitha keto nuk penguan antimafien italiane qe ne zbatim te ligjeve te vendit te vet te zbuloje dhe vertetoje me dokumenta lidhjet e Tahirit ne trafiqe me klanin me te fuqishem te mafies se droges ne Shqiperi qe ishte klani i kushurinjve te tij Habilaj, perdorimin nga ky klan me qindra here te skafit dhe vetures se Tahirit per trafikun e dhjetra e dhjetra tonelatave droge, dhuratat e tyre te superkushtueshme per kushon minister trafikant. Bazuar ne dosjen e ardhur nga Italia prokuroria shqiptare i paraqiti parlamentit kerkesen per hetimin dhe arrestimin e Tahirit. Por pas kercenimit publik qe Tahiri i beri Edvinit dhe ndermjetesimit siç u tha te Gaz Demit, Edi Rama jo vetem nuk i hoqi imunitetin Tahirit por perkundrazi sulmoi me ashpersi dhe brutalitet prokurorin e çeshtjes per kerkesen e tij.

Fuqia e narkoshtetit eshte e jashtezakonshme. Ne mbrojtje te hapur publike te Tahirit, akuza e te cilit bazohej vetem ne dosjen e ardhur nga antimafia italiane doli njelloj si Edi Rama dhe ambasadori Donald Lu, i cili krahasoi procesin ndaj Tahirit me proceset politike qe zhvilloheshin gjate diktatures komuniste ne Shqiperi. Qendrim te kundert me kolegun e tij ne Tirane mbajti ambasadori i SHBA ne OSBE ne Viene. Megjithe perpjekjet e jashtezakonshme Rama-Lu per mbrojtjen e Tahirit dhe zevendesimin e tij Llallen, Bundestagu gjerman, Bashkimi Erupian percaktuan si nje kusht per progresin e Shqiperise drejte BE drejtesine ndaj Tahirit. Ketu fillon pastaj procesi komik i narkodrejtesise se narkoshtetit shqiptar dhe denimi i Sajmir Tahirit me 3,4 vite, nje muaj me pak se sa nje grua 65 vjecare te cilen drejtesia e pareformuar shqiptare ne vitin 2016 e denoi 3,5 vite burg per nje krem dielli i dhe nje deodorant te vjedhur ne nje supermarket. Ky eshte nje denim i turpshem i narkodrejtesise se narkoshtetit shqiptar, qesharak, gjysmak dhe i trukuar nga kreu i Meduzes vetem e vetem si mburoje per veten e tij dhe te nomenklatures se narkoshtetit shqiptar. sb

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike denohet saimir tahiri saimir tahiri sali berisha denohet saimir tahiri saimir tahiri sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet