LIVE UPDATES
Aktualitet

VENDIMI i Apelit për Luan Dacin: Fshehja e masës disiplinore nuk është falsifikim

11 Qershor 2020, 14:39 Nga DOSJA
VENDIMI i Apelit për Luan Dacin: Fshehja e masës disiplinore nuk

TIRANË- Të premten me 5 qershor, Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shfuqizoi vendimin e shkallës së parë për dhënien e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” për gjyqtarin e KPA-së, Luan Daci.

Në vendimin e marrë nga gjyqtarët Dhimitër Lara, Nertina Kosova, një kopje e të cilit është parë nga BIRN, Gjykata e Posaçme e Apelit argumenton se paraqitja e të dhënave të rreme gjatë procesit të aplikimin në Kuvend për një post në institucionet e vetingut nga Daci nuk ka elementë të veprës penale të falsifikimit.  Ndërkohë, anëtari i tretë i trupës Sokol Binaj pritet të dalë me vendim pakice.

Në vështrim  të argumenteve të prokurorit dhe provave të parashtruara nga ai, ky kolegj verifikon se ato përfaqësojnë ose provojnë faktin ‘e largimit nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë,’ ashtu dhe të ‘mos-deklarimit të kësaj mase disiplinore” nga i hetuari Luan Daci,” shprehet Gjykata e Apelit, ndërsa nënvizon se këto fakte janë të ndryshëm nga pretendimi i prokurorisë se ai ka falsifikuar dokumente.

Mos-paraqitja, mos-shënimi apo sidoqoftë mohimi nga z. Luan Daci, i masës disiplinore të largimit nga puna është një fakt që i mungon kundërligjshmëria,” shton Gjykata e Apelit.

Gjyqtari Luan Daci është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, bazuar në dyshimin se ai ka paraqitur të dhëna të rreme gjatë procesit të rekrutimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Prokurori pranë SPAK, Klodian Braho i cili hetoi këtë çështje dhe përfaqësoi në shkallën e parë nuk preferoi të jepte koment lidhur me vendimin e Apelit, ndërsa ai tha BIRN se “çështja është në hetim.”

Drejtuesi i SPAK, prokurori Arben Kraja i tha BIRN se do të kryejnë rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe shtoi se janë duke pritur mendimin e pakicës.

Ndërkohë, ish-prokurori Gentian Trenova, aktualisht kryetari i shoqatës “Drejtësi për Drejtësinë” – e cila përfaqëson interesat e magjistratëve të shkarkuar si pasojë procesit të vetingut, i tha BIRN se vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit do të ndikojë në rëndimin e situatës së paligjshmërisë në vendimet që do të marrë KPA nga trupa gjykues ku pjesë është edhe gjyqtari Luan Daci.

Ky vendim do të rëndojë akoma më shumë situatën e paligjshmërisë, sepse edhe vendimet e tjera që do të merren nga KPA me anëtar të trupit gjykues Luan Daci, do të konsiderohen më pas juridikisht pa fuqi ligjore, të pavlefshme dhe në kundërshtim me parimin themelor të neni 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që thotë se individi ka të drejtën e një gjykimi nga një gjykatë e caktuar me ligj”, theksoi Trenova.

Sipas Trenovës, duke qenë se vetë Gjykata e Apelit shprehet se Institucionet shtetërore që u morën me përzgjedhjen e kandidatëve dështuan në verifikimin e dokumentacionit, duhet të hetohet edhe në këtë drejtim.

Kështu, përgjegjësia ligjore duhet të kalojë te neglizhenca e organeve shtetërore që duhet të verifikonin këtë situatë paligjshmërie dhe të mos lejonin emërimin e Luan Dacit në postin e anëtarit të KPA,” tha Trenova. “Kjo neglizhencë nuk përjashton edhe përgjegjësinë penale pasi kemi të bëjmë me veprën penale të shpërdorimit të detyrës duke sjellë pasoja të rënda procesit”, përfundoi ai.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e apelit jordan daci luan daci gjykata e apelit jordan daci luan daci

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Qershor 2020, 14:37

TIRANË- Pastrimi i inerteve nga sheshet e ndërtimit është një kompetencë që tashmë i ka kaluar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë Shqiptare. Kur kanë kal...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet