LIVE UPDATES
Politike

Venecia pranon kërkesën e Presidentit për emërimet në Kushtetuese, shqyrtohet bashkë me dokumentin e nisur nga Kuvendi

29 Janar 2020, 10:02 Nga DOSJA
Venecia pranon kërkesën e Presidentit për emërimet në

TIRANË- Komisioni i Venecias, ka konfirmuar zyrtarisht se ka pranuar kërkesën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për dhënien e një opinioni për veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetarit të KED-së, Ardian Dvorani në procesin e emërimit të dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Mësohet se, kërkesa e Presidentit Meta, do të shqyrtohet bashkarisht me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në muajin Mars. Më poshtë zbardhet lista e pyetjeve të Presidentit Meta, drejtuar Komisionit të Venecias, dhënia e përgjigjeve të së cilave do të faktonte antikushtetushmërinë e gjithë veprimeve të kryera nga Kuvendi.

LETRA QË META KA DËRGUAR NË VENECIA

MBI ZGJERIMIN E OBJEKTIT TË KOMISIONIT HETIMOR NGA KUVENDI MONO-PARTIAK

Në Opinionin No. 959 / 2019 CDL-AD (2019) 019, Komisioni i Venecias vërente se: “78. Në kohën e përgatitjes së këtij opinioni, Komisioni i posaçëm hetimor ishte ngritur, por nuk kishte hartuar ende raportin e tij, duke shprehur dëshirën për të marrë në konsideratë Opinonin e Komisionit të Venecias.

A i mori në konsideratë Opinionin dhe këshillat e Komisionit të Venecias, Komisioni Hetimor Parlamentar shqiptar?

Lidhur me zgjerimin e objektit hetimor dhe zvarritjen e veprimtarisë së Komisionit Hetimor Parlamentar për shkelje të pretenduar të ligjit (dhe jo Kushtetutës), vlerësoni se: A i shërben uljes apo rritjes së tensioneve?  A i shërben apo e asgjëson më tej mekanizmin e kontrollit dhe balancës midis pushteteve, në një situatë kur Parlamenti dhe të gjitha Bashkitë dominohen nga një parti e vetme?  A përbën tejkalim kushtetues të kompetencës hetimore të Kuvendit, zgjerimi i objektit të hetimit dhe zvarritja e veprimtarisë së Komisionit Hetimor Parlamentar ?

Në Opinionin No. 959 / 2019 CDL-AD(2019)019, Komisioni i Venecias vëren se: “80. Ndërsa përbërja e gjykatës kushtetuese ngjall gjithmonë interes për aktorët politikë, referimi i një rasti të tillë (shkarkimi i Presidentit) në kohën kur përzgjidhen gjyqtarët (e Gjykatës Kushtetuese) nuk është sfondi ideal për garantimin e pavarësisë së tyre.”

Në rastet kur qeveria dhe parlamenti janë një, dhe kur Presidenti është i vetmi aktor institucional jashtë tutorialit të qeverisë: A përbën zgjerimi i objektit hetimor për shkelje të pretenduar të ligjit (dhe jo të Kushtetutës) rritje të rrezikut eminent për të emëruar politikisht anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë vetëm nga një parti, pra vetëm nga një aktor politik?

A përbën kjo sjellje e Kuvendit tejkalim të kompetencave kushtetuese parlamentare që lidhen me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese?  A e vendos zgjerimi i paligjshëm i objektit të Komisionit Hetimor Parlamentar Presidentin nën presion politik, që të emërojë në Gjykatën Kushtetuese kandidatët e preferuar nga partia në pushtet? A rrezikon të cenojë legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese? Përdorimi i komisionit hetimor, apo veprimeve të tjera të Kuvendit monopartiak , a rrezikon të krijojë precedent për ushtrimin e trysnisë së papërshtatshme politike nga mazhoranca qeverisëse edhe ndaj Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese prej saj?

GJYKATA KUSHTETUESE

Gjykata Kushtetuese qëndron në krye të piramidës së institucioneve të drejtësisë në Shqipëri. Në opinionin e ndërmjetëm, No. 824 / 2015 CDL-AD (2015)045, paragrafët 23 dhe 24, dhe Opinionin final No. 824/2015 CDL-AD(2016)009, paragrafët 36, 37, 39, mbi amendamentet kushtetuese për gjyqësorin, Komisioni i Venecias paralajmëroi mbi rreziqet në kushtet kur: Gjykata Kushtetuese krijohet nga e para; Mazhoranca ka shumicë të cilësuar; Presidenti dhe Parlamenti i përkasin të njëjtës forcë politike.

Komisioni i Venecias kërkoi rregulla të qarta për tranzicionin gradual të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë përcaktimin eksplicit të institucioneve të emërtesës dhe modus operandi (radhës që përcakton Kushtetuta), në mënyrë që kjo gjykatë të mos kapet politikisht nga partia në pushtet. Në rastet kur parlamenti zotërohet de facto tërësisht nga një forcë politike, pra zotëron edhe shumicën e cilësuar prej 2/3 të votave të Kuvendit, emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese vetëm nga një parti: A përbën rrezik të emërimit politik të kësaj gjykate?

A është zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese vetëm nga një aktor politik në përputhje me përvojën kushtetuese europiane dhe rekomandimet e shprehura nga Komisioni i Venecias në opinionin për Shqipërinë dhe Malin e Zi? Krijimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm nga një forcë politike, pra vetëm nga një aktor politik, a përbën cenim të nenit 6 të KEDNJ-së, si një gjykatë e formuar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin?

Mosrespektimi i modus operandi (radhës që përcakton Kushtetuta) në emërimin e gjyqtarëve që në momentin e parë të zbatimit të parashikimeve kushtetuese dhe ligjore dhe kur Gjykata Kushtetuese krijohet nga e para, a është në përputhje me përvojën kushtetuese europiane dhe a rrezikon të krijojë precedent të rrezikshëm për të ardhmen? A legjitimohet Kuvendi të ndërhyjë në procedurën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që i përkasin organeve të tjera të emërtesës, pra Presidentit apo Gjykatës së Lartë? A mundet Kuvendi të ndërhyjë në marrëdhënien që krijohet midis Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe organeve të tjera të emërtesës – Presidentit apo Gjykatës së Lartë, në kushtet kur kompetenca kushtetuese e Kuvendit është e kufizuar në procesin e zgjedhjes së vetëm 3 prej 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese?

 MBI VEPRIMTARINË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Në rastin kur Gjykata Kushtetuese krijohet nga e para, kur shumica parlamentare dhe Presidenti nuk i përkasin të njëjtës forcë politike, dhe kur parlamenti mono- partiak kërkon t’i rrëmbejë Presidentit kompetencën kushtetuese për të emëruar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, a përbën rrezik që mazhoranca politike të emërojë më shumë se 1/3 e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese? Mosrespektimi i modus operandi (radhës që përcakton Kushtetuta): a është shkelje e gërmës së Kushtetutës, frymës së saj, si dhe standardit të përbërjes së balancuar të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese? Midis detyrimit kushtetues për respektimin e modus operandi (radhës që përcakton Kushtetuta), dhe parashikimit ligjor  për respektimin e afatit 30 ditor, cili detyrim mbizotëron sipas parimit të hierarkisë së normave sipas Kushtetutës në Republikën e Shqipërisë? A përbën mosrespektimi i modus operandi (radhës që përcakton Kushtetuta) ndërhyrje në hapësirën e përzgjedhjes së organit tjetër të emërtesës? Sipas praktikës kushtetuese europiane, a është e pranueshme që përmes keqinterpretimit të mekanizmit zhbllokues, Presidentit t’i rrëmbehet kompetenca kushtetuese për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ai ka shprehur vullnetin në vazhdimësi e në mënyrë të dokumentuar se do ta ushtrojë këtë kompetencë? A mundet të vendosë precedent të rrezikshëm deformimi i mekanizmit zhbllokues, duke e shndërruar atë praktikisht në një mekanizëm rrëmbimi të kompetencës kushtetuese? Mosplotësimi i numrit minimal të 3 kandidatëve të ndryshëm për çdo vakancë nga KED, a sjell “një zgjedhje të detyruar” ose “të paracaktuar”? A përbën kjo situatë rrezik të lartë për asgjesimin e kompetencës substanciale të zgjedhjes/emërimit?

MBI VEPRIMTARINË E KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Pas shqyrtimit me vëmendjen e duhur të Opinionit tuaj të paraqitur me nr. CDL-AD (2016) 009, në faqen 9 të tij, citojmë: “Në përvojën Kushtetuese Evropiane, zgjedhja nga parlamenti e gjyqtarëve kushtetues shpesh mbështetet nga kërkesa për shumicë të cilësuar me qëllim që të sigurohet një zgjedhje e përbashkët me mbështetjen pluraliste të partive politike dhe jo vetëm nga shumica.”  Duke mbajtur në konsideratë këtë vlerësim: A bie ndesh zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga një parlament mono- partiak me frymën e ndryshimeve Kushtetuese, rekomandimin (e mësipërm) e Komisionit të Venecias, dhe garantimin në kontekstin afatgjatë të paanësisë së anëtarëve të kësaj gjykate? Kur Qeveria, Kuvendi, të gjitha Bashkitë, Këshillat Bashkiakë dhe thuajse të gjitha institucionet e pavarura, janë në duart e një partie të vetme: a i shërben kapja ose paralizimi i Gjykatës Kushtetuese interesit politik të kësaj force për të mos patur një mekanizëm kontrolli të pavarur, siç duhet të jetë Gjykata Kushtetuese?

Po kur ky parlament mono- partiak tenton të marrë edhe më shumë se 1/3 e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke rrëmbyer emërtesën e Presidentit, a kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave dhe dominim të përbërjes së Gjykatës nga kandidatë që gëzojnë mbështetjen vetëm të një force politike? Refuzimi i Kuvendit për të bashkëpunuar me Presidentin e Republikës , votimi në seancën plenare të datës 11 nëntor 2019 dhe miratimi i Rezolutës datë 15 dhjetor 2019, a dëshmojnë shkelje të parimit të luajalitetit kushtetues me qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese? Nisma ligjore e Kuvendit, datë 6 dhjetor 2019 , për miratimin e një ligji që ndryshon procedurën e betimit tek Presidenti i Republikës, dhe dhënia e efektit prapaveprues me synim heqjen e mandatit të anëtarit të emëruar nga Presidenti në Gjykatën Kushtetuese, a dëshmon se Kuvendi mono- partiak synon kapjen me çdo kusht të Gjykatës Kushtetuese? Veprimtaria e Kuvendit për ta vendosur veten në një pozicion supremacie ndaj Presidentit (Komisioni Hetimor) dhe ndaj Gjykatës Kushtetuese (Rezoluta dt.15.11.2019) si dhe nisma ligjore datë 6.12.2019, a përbëjnë goditje të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve në një shtet të së drejtës?

MBI EMËRIMET NË GJYKATËN KUSHTETUESE TË REALIZUARA NGA KUVENDI I SHQIPËRISË

Në kuptim të përvojës kushtetuese europiane, votimi i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga një listë me vetëm 1 kandidat , a e legjitimon parimin e “zgjedhjes”? Cila është arsyeja që hartuesit e Kushtetutës dhe Komisioni i Venecias 2015- 2016 parashikuan domosdoshmërinë e të paktën 3 kandidatëve për çdo vakancë? Çfarë rreziku mendohej të shmangej dhe a është sot ky rrezik eminent? Çfarë rekomandoni në raste të tilla? A ka ndodhur në këtë rast, që kompetencën e zgjedhjes e ka marrë de facto një organ që nuk e ka këtë kompetencë, siç është KED ? A përbën shkelje kushtetuese përjashtimi nga lista dhe mospërfshirja e znj. Arta Vorpsi nga Kuvendi në votimin e vakancës së 2 dhe të 4 (vakancat e Kuvendit), në seanën plenare të datës 11 nëntor 2019? Sa e pajtueshme është me konceptin e “gjykatës së caktuar me ligj” të përcaktuar nga neni 6 i KEDNJ, zgjedhja nga Kuvendi e dy gjyqtareve në kundërshtim me procedurën kushtetuese? Të gjitha shkeljet kushtetuese të Kuvendit, veçmas dhe/ose së bashku, që janë kryer për emërimin e kandidatëve të tij, a vënë në dyshim garancitë e individëve për një proces të rregullt ligjor?

MBI VEPRIMTARINË E KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI (KED)

Qëndrimi në detyrë përtej mandatit kushtetues i Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani (16 vite nga 9 që përcakton Kushtetuta), dhe për rrjedhim zgjedhja e tij si Kryetari i KED, a cenon parimet e pavarësisë dhe paanshmërisë gjatë ushtrimit të këtyre funksioneve? Veprimtaria e njëanshme e Kryetarit të KED Ardian Dvorani në shkelje të ligjit dhe të vendimeve të KED:  Shkelja kushtetuese e modus operandi (radhës që parashikon Kushtetuta, e miratuar dhe me vendimet e KED, datë 21.9.2019), nëpërmjet dërgimit të listave të  kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese në organet e emërtesës dy e nga dy dhe të diferencuara në kohë; Botimi në Fletoren Zyrtare të listës së kandidatëve në kundërshtim me ligjet nr.115/2016 dhe nr. 78/2014, dhe me vendimin kolegjial të KED; Komunikimi zyrtar jashtë objektit të mandatit dhe pa vendimmarrje të KED; Mospublikimi për 1 vit rresht i procesverbaleve të mbledhjeve të KED, në shkelje të  ligjit 115/2016 (nenet 226,232) dhe të vendimit nr. 1, datë 08.02.2019 të KED.

Këto shkelje ilustrohen qartë në dy spotet që Istitucioni i Presidentit të Republikës ka publikuar: http://president.al/spoti-pare-ne-mbrojtje-te-kushtetutes-dhe-integritetit-te-gjykates-kushtetuese/ dhe http://president.al/spoti-dyte-ne-mbrojtje-te-kushtetutes-dhe-integritetit-te-gjykates-kushtetuese/

A e cënoi integritetin e procesit të përzgjedhjes së kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese? Cila dispozitë kushtetuese parashikon që një organ emërtese mund të emërojë disa gjyqtarë kushtetues njëkohësisht? Të gjitha faktet, mbi shkeljet procedurale të konstituimit të KED (bllokimi për 2 vjet i funksionimit të KED; pasja e 7 anëtarëve dhe në fund vetëm e 5 anëtarëve nga 9 që duhet të ketë), a e cenojnë legjitimitetin dhe besueshmërinë e KED, me pasojë cenimin e legjitimitetit edhe të produktit të tij, pra të përpilimit listave të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese? Përjashtimi i Avokatit të Popullit nga veprimtaria e KED në shkelje të Kushtetutës (neni 179, pika 11) dhe ligjit nr. 115/2016 (neni 233), a e cenon transparencën e vendimmarrjes së KED dhe a kufizon kompetencat kushtetuese dhe ligjore të Avokatit të Popullit? Sa i rëndësishëm është pluraliteti i kandidaturave në procesin e përzgjedhjes, veçanërisht kur procedohet për disa vakanca njëherësh, dhe kur Gjykata Kushtetuese ripërtërihet nga e para?

Në kushtet kur kandidatët për gjyqtar kushtetues, që vijnë nga radhët jashtë gjyqësorit, verifikohen nga KED me ndihmën e Agjencive në varësi të qeverisë (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave): a ekziston rreziku i favorizimit politik të kandidatëve të preferuar nga Qeveria? Renditja në krye të listës të kandidatëve që kanë dështuar në testin e Shkollës së Magjistraturës, në kundërshtim me ligjin nr. 84/2016, (nenit 42, pika 2, neni 44, gërma c) si dhe ligjit nr. 96/2016 (neni 165, pika 2,3,4,8): A cenon besueshmërinë dhe integritetin e procesit të renditjes së kandidatëve nga KED? Për pasojë a cenon besueshmërinë, nivelin e profesionalizmit dhe integritetit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, veçanërisht kur kjo e fundit krijohet nga e para? Në kushtet kur në sistemin e brendshëm gjyqësor shqiptar, aktualisht janë në shqyrtim: një çështje penale që po hetohet nga SPAK mbi veprimet e paligjshme të Kryetarit të KED Ardian Dvorani; dhe një padi administrative e Avokatit të Popullit, që ka kundështuar aktet nënligjore të miratuara nga KED;

Cili do të ishte efekti i Opinionit të Komisionit të Venecias, përkundrejt hetimit dhe gjykimit të këtyre çështjeve? Në përfundim të këtij informacioni të plotë mbi çështjen, si dhe pyetjeve të parashtruara më sipër, lutemi gjeni bashkëlidhur dokumentacionin shoqërues dhe listën e provave të renditura në mënyrë kronologjike.

Duke ju siguruar për konsideratën më të lartë,

Sinqerisht

Ilir Meta

NGËRÇI NË KUSHTETUESE

Prej shumë muajsh Gjykata Kushtetuese është futur në ngërç, për shkak të mënyrës së emërimit të një prej anëtarëve të saj. Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllafin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin. KED dhe maxhoranca shprehen se Vorpsi është anëtare e ligjshme, pasi Presidenti zgjedhjen e Xhaferllarit e ka bërë jashtë afateve dhe emri i anëtares ishte publikuar në fletoren zyrtare. Kjo gjë nuk është pranuar nga Presidenti dhe ka kallëzuar në Prokurori kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përverësim të kompetencave. Ndërkohë maxhoranca ka nisur hetimin për veprimet e Metës me emërimin e Xhaferllarit dhe i ka nisur disa pyejte Komisionit të Venecias, nga i cili kërkon një mendim nëse është shkelur apo jo kushtetuta dhe kush duhet të jetë anëtarja e ligjshme, Vorpsi apo Xhaferllari.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta komisioni i venecias ngërçi me gjykatën kushtetuese venecia pranon kerkesen e metes ilir meta komisioni i venecias ngërçi me gjykatën kushtetuese venecia pranon kerkesen e metes

Sondazh

Poll
Politike 28 Janar 2020, 21:54

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur për vendimin për rikthimin e dosjes 184 në Dibër.Teksa ishte i ftuar në studion e “Tempora” ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë