Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË – Zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur në vështirësi Gjykatën e Lartë. Në një njoftim për mediat, institucioni në fjalë shprehet se e ka të pamundur të caktojë anëtarin për Gjykatën Kushtetuese pasi në përbërjen e saj ka aktualisht 9 gjyqtarë dhe nevojiten minimumi 10 të tillë për të plotësuar vendin vakant të lënë nga Fatmir Hoxha.
Për të patur numrin e plotë të 19 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, ky institucion kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor plotësimin pa vonesë të anëtarëve të saj.
NJOFTIMI I GJYKATËS SË LARTË:
Sipas nenit 125 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Gjykata e Lartë është e ngarkuar të ushtrojë kompetencën e zgjedhjes së tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas procedurës së ndjekur për verifikimin e kushteve dhe të kritereve të kandidatëve që kanë paraqitur kërkesën për zgjedhjen si gjyqtar kushtetues, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar listën, së bashku me aktet shoqëruese të 4 (katër) kandidatëve që kanë aplikuar për vendin vakant të ish gjyqtarit Fatmir Hoxha. Raporti i miratuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, bashkë me listën dhe dokumentacionin shoqërues për çdo kandidat, i është dërguar për shqyrtim Gjykatës së Lartë, në datën 30.12.2021.
Ligji nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese…” (ndryshuar me ligjin nr.99/2016 dhe ligjin nr.45/2021), parashikon procedurën që ndiqet nga Gjykata e Lartë për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas nenit 7/ç dhe nenit 86 të këtij ligji, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që thirret nga Kryetari i Gjykatës së Lartë “… është e vlefshme nëse marrin pjesë të paktën gjysma e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.”.
Kryetari në detyrë i Gjykatës së Lartë, referuar pikës 3 të nenit 7/ç të ligjit të sipërcituar, ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila u mbajt në datën 26.01.2022, sipas një rendi dite të përcaktuar paraprakisht.
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë,
– referuar Kushtetutës dhe ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese…”, që nuk vendosin afat kohor, brenda të cilit Gjykata e Lartë duhet të ushtrojë kompetencën për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,
– në kushtet kur, Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 9 gjyqtarë nga numri i përgjithshëm prej 19 gjyqtarësh, ndërkohë që sipas ligjit nevojiten të paktën 10 gjyqtarë për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e posaçme për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese,
– me angazhimin, gatishmërinë, por dhe me përgjegjësinë e lartë për të përmbushur këtë kompetencë kushtetuese,
mbeten në pritje të plotësimit pa vonesë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të numrit të nevojshëm të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që bën të vlefshëm fillimin dhe përfundimin nga mbledhja e posaçme të procedurës për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Kontrolli i Lartë i Shtetit paditi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit 8 funksionarë të Ministrisë së Shëndetësis...
TIRANË– Kostoja për të “larë” fytyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është jo pak, por minimalisht 50 mijë dollarë! Duke nisur nga e hëna,...
TIRANË – Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja prezantoi sot Ervin Hoxhën si drejtorin e ri të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës. Në fjalën e tij para ...
TIRANË– Portali Lapsi.al ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Botuesi dhe gazetari, Andi Bushati reagoi për këtë ngjarje me anë të një postimi të bërë ...
TIRANË– Enkelejd Alibeaj do të jetë drejtuesi i ri i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës. Vendimi është marrë vetëm pak orë pasi pas dorëheqjes...
TIRANË – Policia e kryeqytetit arrestoi sot 7 persona për veprat e ndryshme penale: zotërim kanabisi dhe drejtëim makine pa leje drejtimi.17-vje&cced...
TIRANË-Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për 6 njësi të qeverisjes...
SHKODËR– Helidon Bushati dorëhiqet nga posti si drejtues politik i qarkut Shkodër. Lajmin e ka bërë vetë Bushati në rrjetet e tij sociale duke shpjeg...
GREQI– Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm një ndërtesë, në Avenue Syggrou 3, në Shtyllat e Zeusit Olimpik, në Athinë. Mësohet se shpërt...
TIRANË– Mblidhet sërish Këshilli i Ministrave! Pas miratimit të projektligjeve, 4 ministret raportuan për mediat vendimet më të reja që dolën nga Kës...